“Eleminimi” i Doshit, në gjyq e gjithë politika

May 31, 2017 14:29

“Eleminimi” i Doshit, në gjyq e gjithë politika

E gjithë politika dhe zyrtarët më të lartë të shtetit do të dëshmojnë së shpejti përpara një trupi gjykues.

Gjykata e Lartë ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për të thërritur si dëshmitarë në gjyqin ndaj deputetit Tom Doshi, kryeministrin Edi Rama, kreun e Kuvendit Ilir Meta, ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin Saimir Tahiri, kreun e LSI Petrit Vasili, deputeten Monika Kryemadhi dhe ish-shefin e Policisë Artan Didi.

Të gjithë këta zyrtarë do të japin informacionin e tyre rreth akuzës së Doshit ndaj Metës, se ky i fundit kishte përgatitur një atentat ndaj tij. Hetimet treguan se akuza ishte rremë, megjithatë u vërtetua se për këtë çështje kishin informacion shumë zyrtarë.

Ndërkohë, gjykata nuk ka pranuar kërkesën që edhe kryeprokurori Adriatik Llalla të ishte dëshmitar në këtë çështje.

May 31, 2017 14:29
Komento

2 Komente

  1. MH May 31, 15:57

    Blloku me shenime ne dore te Metes dhe kjo histori e dhimbeshme e detyron Meten te jete mik me koke i berishes.Ndaj e kane shtyre deri me sot dhe do vashdojne me turli pengesa qe vettingu jo vetem te bllokohet por te shuhet sa ma shpejt.Ketu qendron dhe Kryemadhja qe sa here Meti gjindet ngusht shkon tek Berisha per te marre avdes.

    Reply to this comment
  2. Arben June 1, 07:03

    RROFTE UDB DHE KGB.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*