Eleni (Entela) në vend të dytë/ Mediat greke akuzojnë Shqipërinë

May 13, 2018 10:01

Eleni (Entela) në vend të dytë/ Mediat greke akuzojnë Shqipërinë

 

Këngëtarja Eleni Foureira e cila përfaqësoi Qipron në Eurovision, u rendit në vendin e dytë.

Me një këngë ritmike dhe performancë të shkëlqyer, Eleni ishte shumë pranë fitores.

Shqipëria i dha 10 pikë Qipros, ndërsa 12 pikët maksimale i dha për Italinë, që përfaqësohej nga këngëtari shqiptar Ermal Meta.

Dhe pikërisht për këtë fakt, mediat greke duket se janë të pakënaqura.

Shtypi grek, në unison kritikon Shqipërinë që nuk i dha 12 pikë të plota Eleni Foureiras, që mund të kishin ndikuar në fitoren e saj.

Pavarësisht se ato 2 pikë më shumë, nuk do ta ngjisnin në vendin e parë.

“Eleni Foureira ishte aq afër burimit, por nuk arriti të pinte ujë…për shkak se ia mori Neta nga Izraeli. Por ajo që bëri përshtypje dhe la shije të hidhur tek përfaqësuesja e Qipros është atdheu i saj, Shqipëria, që nuk i dha 12 pikë. Gjërat mund të kishin ndryshuar nëse Eleni do të kishte marrë disa pikë më shumë nga disa vende, veçanërisht nga Shqipëria”, shkruan e përditshmja greke “Protothema”.

Në të njëjtën linjë janë edhe mediat e tjera të vendit fqinj.

Eleni (Entela) Foureria, këngëtarja me origjinë shqiptare e lindur nè Patos tè Fierit, jeton prej vitesh në Greqi ku ka zhvilluar karrierën e saj.

Kësaj radhe ajo përfaqësoi Qipron duke zënë vendin e dytë.

Ndërkohë, Shqipëria i dha pikë të plota Italisë së Ermal Metës që u rendit në vendin e pestë, kurse nga ana tjetër vet Italia i dha 0 pikë Shqipërisë që përfaqësohej nga Eugent Bushpepa, i cili zuri vendin e 11-të.

a.s/dita

May 13, 2018 10:01
Komento

13 Komente

  1. intelektuali May 13, 10:14

    Po shqyptaret e pabese te Maqedonise dhe te Malit te Zi?

    MIRE KA THENE KONICA!

    Reply to this comment
  2. Zzzzzz May 13, 12:20

    FIX SUNITE SERVIL ME ATE QE JA FUT ME SHUME…..!!!???

    Reply to this comment
    • TLN May 13, 18:01

      Ha ha ha. O grek qe ne lashtesi ju greket keni institucionalizuar pederastine. Nqs ka nje komb qe ju pelqen kur ua futin ata jane greket.l

      Reply to this comment
  3. Alba May 13, 13:21

    Haha, ca thoni mo? Seriozisht e keni? 12 piket vajten per Ermal Meten qe dhe ai ishte shqiptar, Tekstin i Italise ishte me i thelle, dhe s’dikutohet qe do merrte piket tona. Pastaj Ermali kur beri Shqiponjen me duar, Italia s’ju hodh ti hante xhanin. Ndersa kjo mezi e tregoj qe eshte shqiptare. E ca prisni ju, qe shqiptaret te vleresojne se jeton me nje shtet racist dhe diskriminues si Greqia. Enteles i dhame 10 pike kurse Ermalit 12. S’ka drejtesi me shume se kaq!

    Kurse keto media greke une i lexoj si ato plakat e mehalles qe xhelozohen e duan te fusin xixat. Me shume ky artikull eshte per ti thene Elenit, qe ja ti the qe je shqiptar, po ata s’te dhane pike. Shume te ulet jane greket ne pergjithesi!!

    Reply to this comment
  4. MH May 13, 13:47

    Sido qe behen keto pune perseri Bushpepa arrin te perfaqesihet mbrenda ekipit prej 11 lojtarve duke lene ne stol te tjeret e rradhes.

    Reply to this comment
  5. Xoni May 13, 14:06

    Ne dhe ato 10 pike i dhame se kjo ishte shqiptare, se po te qe per Greqine qe rri kjo, as nj to m. si jepnim.

    Reply to this comment
  6. koment May 13, 15:05

    S’duhen marre seriozisht cdo budallallek te
    gazetaruceve greke
    Vrejni punen se ngelet duke ngrene karrema provokimi

    Reply to this comment
  7. Fanol Bardhi May 13, 15:49

    Moderatori Gjerman tregoi per Eleni Foureira se per hir te suksesit ne Greqi e mohon prejardhjen Shqiptare . Ne konferenc per shtyp Eleni tregoi keqardhje per moskualifikimin e Greqis mbasi Greqia esht “my Homeland” (atdheu). Keshtu qe per kete artiste pa dinjitet mos ti mbetet askujt merak.

    Reply to this comment
    • Katerina die Große-Madona prej Sauku May 13, 18:55

      Nuk asht turp te duash edhe atdheun e dyte qe te mundeson nje jete ma te mire.Eleni osht goc e talentume dhe fal punes dhe perpjekjeve te saj ka arrit suksese ne muzik dhe ne profesion
      Greqia ka shum nacionalista por ka dhe shum ma shum njerez mikpritsa dhe bujar.Greket dhe shqiptaret i lidh nje histori dhe nje kulture e perbashket.
      I love Greece I love Albanian

      Reply to this comment
  8. Arben May 13, 17:13

    Shume i paskan dhene, 0 meritonte nga ne.

    Reply to this comment
  9. enverdjali May 14, 09:53

    Piket i doni te dymbedhjeta kurse shqiponjen se doni !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*