Eliminimi i Juves zgjidh ngërçin për datën e derbit të Torinos

April 19, 2019 21:44

Eliminimi i Juves zgjidh ngërçin për datën e derbit të Torinos

Eliminimi i Juventusit nga Liga e Kampionëve, ka zgjidhur njëkohësisht edhe një ngërç të krijuar mes bardhezinjve dhe klubit tjetër të qytetit, Torinos, në lidhje me datën e derbit mes tyre.

Kjo pasi fillimisht ishte vendosur për t’u luajtur më 4 Maj, datë kjo e kontestuar fort nga tifozët dhe klubi “granata”, për shkak së në këtë datë është 70-vjetori i tragjedisë së Superga-s.

Megjithatë tashmë Liga italiane e futbollit vendosi përfundimisht që sfida të luhet të premten e 3 majit, një datë që përveç dakordësisë së bardhezinjve, mirëpritet edhe nga klubi i Torinos

v.l/Dita

April 19, 2019 21:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*