Eliminohet Kukësi në “Zeqir Ymeri”, Laçi në finale të Kupës

April 18, 2018 17:37

Eliminohet Kukësi në “Zeqir Ymeri”, Laçi në finale të Kupës

Në stadiumin “Zeqir Ymeri” është zhvilluar sot gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Shqipërisë mes Kukësit dhe Laçit. 90 minutat kanë përfunduar në barazim 1-1, duke i dhënë mundësinë skuadrës kurbinase të kalojë në finale, ndërsa Kukësi është ndalur këtu.

Kujtojmë që ndeshja e parë e luajtur dy javë më parë pati përfunduar me shifrat e bardha 0-0.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Kukësi, në minutën e ’20 me sulmuesin Sidrit Guri që nuk fali nga pika e bardhë e penalltisë.

12 minuta nga fundi i lojës së rregullt miqtë shtangën vendasit, me Rexhinaldon që shënoi golin e barazimit dhe të kualifikimit njëkohësisht.

o.j/dita

April 18, 2018 17:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*