Eliminuam Gjermaninë nga Europiani, ja si ironizonin mediat në ’67

January 30, 2018 10:35

Eliminuam Gjermaninë nga Europiani, ja si ironizonin mediat në ’67

Armand Plaka

Ndërsa gërmoja nëpër video-arkivat gjermane për tematika historike që lidhen me Shqipërinë, fare rastësisht hasa tek kjo kronikë TV, transmetuar vetëm një ditë pasi Skuadra Kombëtare e RFGJ-së ( ish-Gjermanisë Perëndimore) zhvilloi takimin e saj të kthimit në Tiranë, më 17 dhjetor 1967, ku pësoi dështimin e parë më madhor në historinë e saj të futbollit: eliminimin nga faza finale e Kampionatit Europian, që do të zhvillohej në Itali në verën e vitit 1968.

Ajo nuk arriti të shkonte më larg se sa një barazim pa gola në një takim, i cili mund të kishte përfunduar madje edhe me një fitore për shqiptarët, sikur arbitri austriak të mos anulonte një gol të shqiptarëve.

Videokronika që shfaqet për herë të parë për publikun shqiptar, gjendet në fondin e Arkivës Federale dhe shfaq me nota ironie e sarkazme, faktin se si duhej të luante “Nationamannschaft”-i, për të fituar ndaj Shqipërisë.

Pamjet janë marrë nga “Volksparkstadion” në Hamburg dhe skenari përmban ftesën ndaj grupit të famshëm “rock” gjerman të asaj kohe, “Rattles”, të cilët vijnë për të performuar dmth. për të dëshmuar se si duhet luajtur ndaj një ekipi si Shqipëria, për të mos u eliminuar nga finalet e Europianit.

Pas fitores tenistike të prillit 1967 në Dortmund me rezultatin 6:0 kundër Shqipërisë, tashmë Gjermanisë në letër s’i kishte mbetur vetëm se të bënte një shëtitje, duke shënuar gola në një portë të boshtatisur përballë një ekipi që do e bënte pra të ndjehej si në një arenë cirku, atmosferë e cila shfaqet dukshëm edhe në videon humoristike gjermane.

Kronika e transmetuar në TV gjerman të asaj kohe në bardhezi, rezulton akoma e panjohur (dmth e paritransmetuar) madje edhe për publikun e sotëm gjerman, duke e bërë diskutimin me rastin e 50-vjetorit të asaj që njihet si “Turpi i Tiranës” edhe më intrigues.

Ai rezultat, në statistika akoma mbetet nga ana tjetër edhe rezultati më i mirë i Kombëtares Shqiptare ndaj asaj Gjermane në të gjitha takimet e zhvilluara deri më sot, megjithëse Shqipëria më pas do të dhuronte emocione e ndeshje edhe më të bukura (humbje tragjike, por shumë dinjitoze 3:4 apo 2:3) në përballje me Gjermaninë, tashmë të ribashkuar.

o.j/Dita

January 30, 2018 10:35
Komento

13 Komente

  1. Anna Kamp January 30, 11:11

    ‘Shqiperia e vitit 67, nje vend tej i varfer ku as shqiptaret vete nuk kishin te hanin e jo me futbollistet e huaj. Ata, gjermanet, u lane pa ngrene gjithe kohes dhe ishin tej te stresuar nga gjumi i keq ne krevatet me pleshta dhe mungesa e dusheve dhe higjenes. Gjermania e viteve 67 kishte hyre ne fazen e “Wirtschaft Wunder” booomit ekonomik, dhe doemos futbollistet ishin, dhe jane pjesa me e llastuar e asaj shoqerie. Ketu ne Shqiperi ata pesuan traume te rende dhe nuk ishin ne gjendje te luanin. Per te mos folur per stresin psikologjik te cilin perjetonin te huajt nga sigurimi i Enver Hoxhes. Gjermanet nuk fituan ashtu sic e kane zakon, sepse u “keqtrajtuan”.

    Reply to this comment
    • Anna Kamp - Lügt wie bedrückt ! January 30, 13:07

      Nuk e di se sa ja vlen te komentosh ,
      ktu kte gajsme ironi Gjermane ,e cila vet Gjermanet nqs e shikojne sot ,do mbyllnin syt ,nga kjo koreografi majmunesh ne fushe e varur ne traversen e Portes !
      E vetmja gje per tu shenuar ne Video komike e aspak ironike ,grupi femrave gjermane ne Stadium 😉

      Per Anna Kamp ;
      Eshte per te ardhur keq nga ca tipa ,njerez , te cilet nuk dijne asgje tjeter vecse kudo shkelin ne fusha shqiptare ne media,forume etj si kto ,te vjellin vetem vrer kunder Shqiperise !

      Fakt eshte qe ne ato vite ,(sic na tregojne prinderit dhe vet Historia) Shqiperia gezonte te gjitha te mirat ,nga ana ekonomike .Tregjet shqiptare i ngjanin tregjeve sot te europes ,ku nuk mungonte asgje ,qe nga frutat me te mira e deri ke cdo lloj mishi ,madje ajo periudhe mbahet ne nji nder periudhat me te mira te ekonomise shqiptare edhe pse Shqiperia ishte nen sistemin komuniste .
      Pra ,ne Shqiperi ne ate kohe ,gjeje gjithcka ta donte shpirti madje ne Trege .
      Tjeter , ne traditen e shqiptarit ka qene gjithmon ajo qe miku pritet me rrespekt e nderimet me te mira . Prandaj “Halten sie den Schnabel” endlich .

      Reply to this comment
    • ilir stafa January 30, 16:56

      kto jane genjeshtra pa turp. vete shqiptaret nuk kane patur standarte jetese te mjaftueshme, por sa i perket te huajve, standartet ishin mbi nivelin europian. sa i perket ndjekjes nga sigurimi, eshte e vertete, por eshte genjeshter, qe sigurimi i ka shkaktuar traume sportistave.sigurimi, nepermjet punonjesve te hoteleve per te huajt ,ka bere punen e tij, njelloj si kunderzbulimi gjerman, italian, francez, ndaj shqiptareve qe udhetonin ne ato vite europen. turp per disa qe nuk kane kufi ne mashtrim dhe genjeshtra. edhe per median qe i boton.

      Reply to this comment
  2. demo January 30, 11:18

    Prap me kete barazim! U bene 50 vjet,Krenohemi se hengrem 6 gola ne Gjermani dhe barazuam ne Tirane,sikur te ishim Andorra dhe Lihteshtejni!

    Reply to this comment
    • respekt-perulje January 30, 17:48

      gezohu demo demoni gezohu !

      ke deklaruar publikisht qe je titist dhe filo-jugosllav i cartun deri sa arrin qe thua se Tito ishte shpetimtar i Shqiptareve !!
      .
      Pra gezohu se ne shqiptaret te cuam jugo-t dhe Titon tend ne europjan…
      .
      njihu demoserbi me situaten e asaj kohe;

      ..

      Frederik Gjinali shënoi një gol fantastik, por çuditërisht gjyqtari austriak Ferdinand Marschall vazhdoi lojën, sikur të mos kishte ndodhur gjë. Mendojeni pak, një gjyqtar austriak në atë kohë drejtonte të tillë ndeshje!

      Ja si e kujton komentatori ynë i famshëm Ismet Bellova: “Unë bërtita gol. Pashë që topi kaloi vijën fatale. Entuziazmi ishte i paparë në stadium, njerëzit u ngritën duke brohoritur dhe më zunë pamjen nga kabina e transmetimit, u detyrova të ngrihem në këmbë dhe shoh gjyqtarin që bënte me shenjë vijimin e lojës. Ulem shumë i mërzitur dhe korrigjoj që nuk ishte gol, sepse kështu mendon gjyqtari.”

      Ja dhe heronjte e 17 dhjetorit

      1-Koco Dinella (portjer)
      2-Frederik Gjinali
      3-Frederik Jorgaqi
      4- Lin Shllaku
      5-Teodor Vaso
      6-Xan Rragami
      7-Ali Mema
      8-Josif Kazanxhi
      9-Sabah Bizi
      10-Panajot Pano
      11-Medin Zhega

      Trajner Loro Borici

      Respekt ketyre heronjeve tane
      si per ato qe jane gjalle dhe atyre qe nuk jetojne me…

      Reply to this comment
  3. Teli January 30, 11:58

    Pas vitit 1945 dhe per gati nje dekade edhe gjermanet kane vuajtur shume. Pataten kishin gjellen me te zakonshme. Pas vitit 1955 filluan ta ngrene ekonomine e mireqenien.Prandaj nuk ka pse te ankohen per kushtet qe ishin ne Shqiperi ne vitin 1967 apo me pas. Ne fund te fundit, stadiumi kombetar “Qemal Stafa” ka qene nje projekt dhe ndertim i arkitekeve dhe urbanisteve itaiane.Prandaj, mos e shani veten o shqptare! Futbollistet e ndeshjes te vitit 1967 mund te quhen me te vertete heronj! Lavdi !

    Reply to this comment
  4. pano January 30, 16:38

    Dy fjale per komentuesen/in Anna Kampordha
    *
    ..Ose je i paguar nga qarqe antishqiptare-kanibale-enverofagiste ose ke probleme me shendetin mental.
    **
    Ne 1967 ne dyqanet (+ tregu fshatar) atehere kishte me bollek: mish- qumesht-sallam-gjalp-veze-vaj ulliri-djathe e deri te qumesht Panda qe vinin nga Kina pa hesap….Te jem i sinqerte vetem ne dimrin e 1962-1963 si pasoje e bllokades ruse kishte problem vetem me buken e Grurit deri sa erdhen “pamporet nga Kanadaja” me pagesa nga Kina..
    Shtoj ketu se probleme me keto produkte me siper pati kufizime ( jo se mungonin) nga viti 1980 e me vone per aresye te super-gafes e atij sistemi qe hoqi oborrin dhe lopet me delet nga fshatari qe idiotizem apo sabotim.. KY SQARIM ESHTE PER GJENERATEN E RE QE NUK E KA JETUAR ATE KOHE
    ***
    Persa i perket ‘Sigurimit” ata kane bere detyren korrekt dhe nuk ka patur asnje ankese nga ekipi apo shteti gjerman..me perjashtim te ju ‘Sami Ameneve’ qe Enveri ju dridhte koqet.
    ****
    Ne respekt te lexuesit i kujtojme se atehere nga ky barazim perfitoi ish Jugosllavia qe jo vetem u kualifikua duke fituar me Angline por dhe doli nenkampione ..(Kupen e mori Italia)
    Ne ate kohe skuadra jugosllave ishte ne shkelqimin e saj dhe kishte nje nga 10 futbollistet me te mire te te gjithe kohrave Dragan Džajić qe kishte shume tifoze ne Shqiperi edhe pse ishte vend “armik” politikisht….se Sporti nuk eshte politike por per te zbutur politikat dhe miqsuar popujt
    *****
    Sidoqofte kjo ndeshje eshte ne altarin e nderin te kombetares dhe sportit shqiptar dhe ato mbeten heronj..

    .Te pakten ato pak gjermane te moshes time qe kam takuar e mbanin mend perfekt kete barazim

    17 dhjetor 1967 Albania

    Reply to this comment
  5. demo January 30, 18:55

    Ky eshte nje videoklip i ketij grupi muzikor,qe nuk ka te beje fare me Shqiperine dhe ndeshjen Shqiperi-RFGJ 0-0
    Ka te drejte ky komentuesi respekt ketu lart qe thote fanellat me shirita qe kane veshur kengetaret, jane fanellat Jugosllave.Mua me quan Titist,Jugosllavist,serbist,pse kam shkruar qe Tito i trajtoi shqiptaret me mire se Enver Hoxha,se sikur kryetar i Jugosllavise te kishte qene Enver Hoxha,kosovaret do te kishin pesuar ukubetin e zi,me keq se Camet nga Napolon Zerva.Lexo pak raportin qe i dergon Abas Dine dhe Dervish Dojaka qeverise shqiptare ne 1945.Napolon Zerva me 5 mije banditet e tij ishen shqiptare nga Llakat e Sulit.Banditet partizane qe organizuan masakren e Tivarit ishin te gjithe katundaret e Shefqet Pecit..

    Reply to this comment
    • Goli Otok Gulag January 30, 19:56

      Ti “demo” abuzon me ca fakte qe do ti quaja “fake news”
      .
      Lajmi me i genjeshter eshte ky i vrasjeve ne Tivar qe me shume faj kane vete ata kosovare qe lejuan ti trajtonin si lope se sa 18 vjecari Ramiz Alia apo Shefqet Peci qe nuk kishte asnje rol ne kete episod..
      .
      Ju jeni mesuar si ne rastin e varjes ne litar te Havzi Neles dhe akoma thoni se e varen si poet qe ne fakt ai u denuan se qelloi nje polic te thjeshte qe i coi ne shtepi nje flete paraqitje..pra ai u var si vrases polici dhe jo si poet…Varja e tij ne qytet ishte krim nga drejtuesit e kohes por Havziu e meritonte plumbin si ne cdo vend te botes kur qellohet polici
      .
      .
      Kurse per engjellorin juaj Tito mjafton te lexosh krimet e tij ne Goli Otok qe ja ka kaluar dhe gulageve te Stalinit..pyet Adem Demacin apo Teki Dervishin qe po te ndegjojne ty me e vogla qe meriton eshte nje Gelbaze ne Surrat si qen titist..
      .
      Nese do te mbushesh mendjen dhe besoj se di aq anglisht qe te kuptosh se pas nje Tito te zgerdhire qendronte nje Josif njelloj si ai i Gjeorgjise

      ‘Hell in the Adriatic’
      ( J. Zoretic)
      .
      The book by former Goli Otok inmate Josip Zoretic is widely regarded as one of the closest insights into the notorious prison camp on the barren Adriatic island. The book is straightforward and brutally frank in its descriptions of day-to-day life in the island prison. Zoretic, who as a young man opposed the communist system in Yugoslavia after his father was murdered by Tito’s partisans in 1942, fled to Austria in 1962. But he later fell ill and was deported back to Yugoslavia, where he was declared a public enemy and imprisoned at Goli Otok. He describes the prison as a place of pain, barbarity and executions.

      .Prisoners had to do heavy labour in a stone quarry and produce construction materials such as tiles, which were sold on the mainland and even exported. When there was no demand for materials, prisoners were simply forced to carry heavy stones from one place to another.

      “Many did not survive,” It is not clear how many people were [forced into] hard labour, how many lost their lives out of dread, humiliation and the torments,” Grabher says. Word-of-mouth indications range between 62,000 and 90,000 inmates who were held on Goli Otok, while serious sources proceed on the assumption that 16,000 political prisoners have been incarcerated on the island and 1400 died.

      Sveti Grgur – Women’s prison
      While the history of Goli Otok is now well documented, little is known about a nearby tiny island called Sveti Grgur (“Saint Gregory”), which was used as a prison island for women during Tito’s time. Sveti Grgur is very close to Goli Otok and also within sight of the holiday island of Rab. However, the prison was abandoned earlier than Goli Otok in the 1980s.

      Information about the women’s prison is very rare as it was handled as a top secret place of which few people knew. Older residents of Rab tell that they only heard rumours about what was happening on the island and saw patrol boats landing and departing.
      ==
      Tito’s Goli Otok …Hell in the Adriatic

      Reply to this comment
  6. Vlora 9 January 30, 19:40

    Deri ne vitin 1955 ushtaret amerikane per shkak te mungeseve, deri te buka e pamjaftueshme, ne kembim te ushqimeve qe vete i kishin me bollek shkonin me femrat gjermane. Femijet e lindur nga keto marredhenie ishte e ndaluar te ndihmoeshin nga amerikanet sepse quheshin femije te armiqeve. Kjo situate ligjerisht ndryshoi pas vitit 1955, por ju identifikoni gjermanine e tanishme me gjermanine e atyre viteve, shume te dhimbshme per popullin gjerman o Demo mavria

    Reply to this comment
  7. ELIOT January 31, 17:48

    NE KETO VITE KISHIM FUTBOLLISTA TE MIRE ..POR VARFERIA NUK I COI ME LART … DHE SA PER USHQIMIN …… AS QE BEHEJ NE MENDJE …. FUTBOLLISTET TONE E HANIN ME RRACION PULEN..POR GJERMANET E HANIN DERRIN PA E CARE KOKEN …. DHE SE KISHIN PROBLEM …SA PER FRIKEN E BOLSHEVIKEVE …???? NDOSHTA ..POR JO SHUME…SE ISHIN MESUAR ME GJERMANET LINDORE .BRAVO CUNAVE TE SHKUUR ..QE BEN DICKA TE MADHE NE ATE KOHE …….

    Reply to this comment
    • 14 TETOR 1987 BEOGRADEAD February 1, 00:58

      Or zotni qe shqipen e flet sikur me qene ne serbi !
      .
      Ti po i mat futbollistat me pula dhe derra qe i paske si njesi matese dhe nuk eshte cudi te jesh i biri Selfo Qorrit atij ballistit te pulave qe iku me gjermanet ne 1944…
      .
      BESOJ SE NE FUTBOLLIN SHQIPTAR GOLI I KUSHTES NE BEOGRAD DO KUJTOHET NE JETE TE JETEVE SE SERBET U TRONDITEN AQ SHUME SIKUR STADIUMI E BEOGRADIT ISHTE KTHYER NE FUNERAL HOME
      .

      Një herë e një kohë ne i kemi eleminuar serbët në Beograd..

      Dhe e ka berë Sokol Kushta, sulmuesi i famshëm i Flamurtarit në vitin 1987. Pasi në ndeshjen e vlefshme për kupën UEFA, Flamurtari e mundi 2 me 0 Partizanin e Beogradit, me anë të një goli në 7 minutat e fundit, goli i Kushtës i dha kualifikimin vlonjatëve. Si per cudi, ndeshja zhvillohej ne te njejtin stadium ku do te luaje kombetarja ne 14 tetor.

      .

      Ja si e ka kujtuar këtë ndeshje një tjetër protagonist i saj, sulmuesi shqiptar i Partizanit të Beogradit, Fadil Vokrri i cili arriti të marrë një penallti dhe të shënojë një gol gjatë kësaj ndeshjeje.
      “Partizani i Beogradit në ndeshjen e kthimit në stadiumin e Armatës Popullore luajti shkëlqyeshëm. Ne udhëhoqëm 2-0 në pjesën e parë, pas një loje shumë të mirë dhe njërin prej golave e shënova unë. Godita edhe një shtyllë. Por ne nuk mundëm të mposhtim portierin e shkëlqyer Arapi, i cili atë ditë ka bërë mrekullira, që vetëm një portier si ai mund t’i realizonte. Shtatë minuta para mbarimit të ndeshjes Sokol Kushta me një gjuajtje të rrëmbyeshme shënoi një gol të bukur, që e çoi Flamurtarin në garat e mëtejshme.. Nuk më harrohen tre- katër minutat e fundit, kur u larguan tifozët jugosllavë nga stadium të deziluzionuar si te dhjerë”.

      GOLI LEGJENDAR I KUSHTES NE YOUTUBE:

      http://www.youtube.com/watch?v=R3zfk5BdDvg

      Reply to this comment
  8. demo February 1, 17:13

    Edhe njehere e perseris.Video qe paraqitet ketu nuk ka te beje fare me barazimin Shqiperi-Gjermani,por eshte nje video-klip i grupit muzikor te rrokut.Shihni pak dhe moden e flokeve te kengetareve gjermane.Quhej Kaperlon dhe u perhap ne Europe ne vitet 71-72.Kurse Shqiperi-Gjermani u luajt ne 1967.Kjo video eshte e viteve 70 dhe ka mundesi te ironizoje katastrofen e Bajernit ne Mynih ndaj fluturuesve te Ajax Amsterdam 0-4 ne vitin 1973.Armand Plaka,ose eshte i vogel per te ditur te tilla detaje,o eshte katunar nga Sulova dhe ka pare televizor per here te pare tek vatra kultures kooperatives Shtermenit.
    Ti Goli Otok shkruan qe Kosovaret lejuan t`i trajtonin si lope?po kosovaret asgjesuan tre brigada serbe,malazeze,maqedone,moj funderrine!Ju dorzuan flamurit shqiptar,qe mbanin brigadat shqiptare.Dorzuan armet “Vellezerve te flamurit”.Keta ju lidhen duart dhe i derguan me roje serbe gjoja do luftonin gjermanet ne Bosnje,por ne fakt i cuan ne Masakren e Tivarit.Dmth.ju mor funderrina jua hodhet kosovareve qe lejuan te trajtohen si lope.Keshtu thua ti?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*