Elis Bakaj largohet nga Hapoel Ra’anana

August 25, 2015 10:14

Elis Bakaj largohet nga Hapoel Ra’anana

Elis Bakaj largohet nga Hapoel Ra’anana. Ky është lajmi i befasishëm, i publikuar në të gjitha mediat izraelite. Ende pa mbushur tre muaj nga transferimi i bujshëm në elitën e futbollit në Izrael, mesfushori shqiptar me tipare sulmuese prish kontratën.

Konfirmimi ka ardhur nga drejtuesit e klubit, që për mediat lokale kanë sqaruar edhe arsyet. “Lojtari ka kërkuar të largohet. Pasi bisedoi me stafin dhe drejtuesit, mesfushori u bëri të ditur se nuk është ambientuar në Izrael dhe kërkoi prishjen e kontratës”, shkruante faqja prestigjioze “One”. “Presidenti i klubit dhe trajneri Silvas vendosën ta pranonin kërkesën e Bakajt dhe vendosën ta largojnë menjëherë nga skuadra”, saktësonte media izraelite.

Ndërkohë, një tjetër media zbulon edhe prapaskenën që mendohet se ka shtyrë futbollistin 28-vjeçar që të largohet nga Premier Liga izraelite. Vendimi i Bakaj-t lidhet me një femër. “E dashura ka ushtruar mjaft presion ndaj lojtarit që të kthehet në vendlindje dhe klubi vendosi të mos e pengojë”, shkruante “Ynet”. Kjo faqe theksonte se fantazisti ishte përforcimi i parë i Hapoel Ra’anana në merkato dhe kishte lënë përshtypje mjaft të mira me paraqitjet e tij në fushë.

Bakaj numëron 6 ndeshje zyrtare me skuadrën izraelite. Ai debutoi me gol me fanellën e re, në barazimin 1-1 përballë Hapoel Be’er Sheva në Kupën Toto, ku luajti pesë ndeshje si titullar. Mesfushori ishte titullar edhe në sfidën e javës së parë të kampionatit izraelit, ku ekipi i tij barazoi 2-2 përballë Hapoel Kfar Saba.

Hapoel Ra’anana ishte skuadra e tretë e huaj për Bakajn, që në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat e rumunëve të Dinamo Bucureşti dhe ukrainasve të Chornomorets Odessa, ndërsa në Shqipëri ka luajtur me Partizanin, Dinamon dhe së fundmi Tiranën.

August 25, 2015 10:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*