Elvana Gjata mahnitet me ndryshimet në Tiranë, ja çfarë i thotë motrës

March 31, 2018 17:30

Elvana Gjata mahnitet me ndryshimet në Tiranë, ja çfarë i thotë motrës

Vitet e fundit jemi mësuar që të shohim personazhet e njohur pēr publikun të publikojnë në rrjetet sociale foto vetëm nga qytetet evropiane.

Por zhvillimi dhe transformimi që ka pësuar Tirana kohët e fundit, ka bërë që ky trend të ndryshojë dhe tashmë ka prej tyre që postojnë foto nga rrugët apo sheshet e kryeqytetit.

Edhe këngëtarja e njohur Elvana Gjata bëri një postim sot në Instagram duke publikuar një foto me motrën e saj, teksa nuk heziton që të shprehet e emocionuar me qytetin ku u rrit. “Për fat të keq nuk bëj më shëtitje në qytetin tim. Hera fundit ka qenë rreth 10 vite më parë, edhe pse jetoj këtu. Të shoh qytetin tim duke ecur është një ndjenjë kaq e bukur! M’u mbushën sytë me lot për kohën kur nuk kisha përgjegjësi, por vetëm detyra shtëpie”, shkruan Elvana, e cila i bën tag në instagram të motrës, Migena Gjatës.

Dy bukuroshet shfaqen me syze dielli dhe të veshura plot stil duke shëtitur në Tiranë.

s.a/dita

March 31, 2018 17:30
Komento

2 Komente

  1. Arben March 31, 21:07

    Me ate me xham apo pa xhame pe?

    Reply to this comment
  2. Bujari April 1, 07:25

    Mos u cudit Elvan!
    Shiko jo trukimin e Tiranes,por jeten reale te njerezve,qe dun te ikin dhe s’kane ku te perplasin koken nje pjese e mire e tyre,jo mike mos fluturo mbi re.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*