Elvis Çefën e lënë nervat, grushton avokatin te zyra

November 3, 2014 13:11

Elvis Çefën e lënë nervat,  grushton avokatin te zyra

Ish-nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë përfshihet në një incident të rëndë. Së bashku me dy persona të tjerë, i zënë derën kryetarit të Shoqatës Antikorrupsion, avokatit Ndue Pjetra dhe e sulmojnë fizikisht, duke e kërcënuar.

Elvis Çefa u shoqërua mesditën e djeshme në Komisariatin nr. 2 për “goditje për shkak të detyrës” dhe “kanosje”, ndërsa më pas u la i lirë për t’u hetuar.

Por në të njëjtën kohë edhe ish-nënkryetari i KLD ka paditur avokatin Pjetra për provokim dhe sulm fizik. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në zyrat e shoqatës që ndodhen në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Është dashur ndërhyrja e Patrullës së Policisë dhe e personave të tjerë në shoqatë që palët të ndahen.

Por pas shkëmbimit të debateve të ashpra, ka pasur edhe shkëmbim grushtesh. Pjetra pohoi se edhe mund të kishte marrë ndonjë goditje, kurse shkak ishte bërë denoncimi që ai i ka bërë Çefës muaj më parë dhe një grupi gjyqtarësh, për zvarritje procesesh gjyqësore dhe shpërdorim detyre.

Gazeta DITA ka publikuar në numrin e 26 shtatorit një artikull në lidhje me denoncimin që vajza e ish-biznesmenit të ndjerë Vebi Veliaj, shtetase suedeze, i kishte bërë Çefës për zvarritje procesesh gjyqësore e zaptim pronash, pasi nuk i jepej trashëgimia.

 

“Prita” tek zyrat

Policia konfirmoi se të dyja palët kanë kallëzuar njëra-tjetrën penalisht dhe hetimet pas sqarimeve po kryhen në gjendje të lirë. Por ka një fakt interesat sipas hetimeve paraprake, se ish-nënkryetari i KLD-së, Elvis Çefa dhe dy miqtë e tij ende të paidentifikuar, i kanë shkuar tek zyrat avokatit Ndue Pjetra.

Pra dyshohet se ka pasur një akt të paramenduar, sepse dihej prej disa javësh që avokati e kishte denoncuar Çefën për shkak të zvarritjeve të proceseve gjyqësore që ai kishte, duke përdorur gjyqtarët që kontrollonte nëpërmjet KLD-së. Por Çefa pretendon se avokati e ka sulmuar atë teksa kërkonte të sqaronte mosmarrëveshjet.

 

Reagimi i Pjetrës
Në një prononcim për mediat, avokati Pjetra deklaroi se është sulmuar fizikisht nga Çefa dhe dy persona të tjerë kur ka qenë pranë zyrës së “Shoqatës Antikorrupsion” në ish-Bllok. Ai shpjegon se konflikti mes tij dhe Çefës është më i hershëm kur ky i fundit mbante detyrën e nënkryetarit të KLD.

sherri_5“Me sulmuan, ai së bashku me dy persona të tjerë. Pati shtyrje, ndonjë grusht edhe mund ta kem ngrënë, se nuk kemi çfarë t’i bëjmë. Unë mora policinë, erdhi policia dhe po e kërkojmë ta gjejmë personin tjetër. Ngjarja ndodhi te zyra e Shoqatës Antikorrupsion.

Kishte shtyrje. Ishin tre veta, janë në mes të kamerave të gjitha. Kallëzimin e kam bërë për shpërdorim detyre dhe po kërkonte të merrte hak për shkak të detyrës. E kam akuzuar për shpërdorim detyre, për veprimet e kryera në KLD, për të përvetësuar prona.

Gjithë gjyqtarët i ka përdorur si vegla të tij. Kemi paditur edhe 13 gjyqtarë të tjerë për shkelje të rënda. Çuditërisht sot ai papritur po ruante pas derës dhe më sulmoi kur po dilja. Ai dhe gjyqtarët kanë tjetërsuar prona ndaj e kam denoncuar”, u shpreh Pjetra.
Reagimi i Çefës
Ndërsa ish-nënkryetari i KLD-së, Elvis Çefa, është shprehur pas sqarimeve në komisariat, se nuk dëshiron që të bëjë komente për njerëz që i cilëson ordinerë dhe që sipas tij kanë qëllime provokative. “Ndue Pjetra më ofendoi dhe më qëlloi me grusht.

Nuk dua të bëj komente për këtë veprim rrugaçëror për shkak të detyrës ndaj meje, nga një individ që e quan veten avokat. Sulmi fizik erdhi për shkak të detyrës. Do bëj kallëzim në prokurori dhe institucione të tjera për “goditje për shkak të detyrës. Kam bere denoncim ne polici, në respekt të procedurave ligjore, e cila besoj do të zbardhë krejtësisht këtë ngjarje”, u shpreh Çefa.

November 3, 2014 13:11
Komento

17 Komente

  1. Naci November 3, 13:17

    Keta jane vakabondet e Nishanit dhe Berishes,qe perveq qe u kane sjelle dhimbje dhe vjedhje qyteteareve shqipetar po duan dhe ti rrafin, lereni ne burg kete hajdut dhe ti behet sekuestro pasurive ne miliona € ketu duhet te filloj shteti dhe te mbaroj tek hajduti i dritave dhe te uijt.

    Reply to this comment
    • Fieraku123 November 3, 13:59

      Rrugac qe godet me grushta rrugeve te Shqiperise.Ky ka qene Kryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise.Mjere Shqiperia.Fale zotit u shkarkua nga ajo detyre thelbesore per mbarvajtjen e drejtesise ne Shqiperi.

      Reply to this comment
    • Tarrasi November 3, 15:30

      Te gjithe gjykatesit duhen te shkarkohen urgjentisht. Disa ose shumica duhen futur brenda se jane kriminele shume te rrezikshem.

      Sa me lart te ngrihesh ne gjykate aq me shume llumb e plehra gjen. Deri tek presidenti qe eshte nje njeri i papergjeshem per postin qe ju fal nga padroni i tij Sali Berisha.

      Presidenti duhet te shkarkohet nje ore me pare se po mban Shqiperine dhe Shqiptaret peng ne disa reforma kritike dhe jetesore.

      Reply to this comment
  2. I.Troplini November 3, 14:10

    Jane kandidatet e Jarit. Jane idhujt e plepave. Nuk munden ndryshe, kjo eshte natyra e tyre. Ata qe mendojne se ky sistem palacolleku, mund te reformohet, duke i dhene me teper kohe ti pershtatet ndryshimeve, gabon rende.
    Ngrini me rrenje, keta figura te rendoma. Le te rrihen ne pazarin e gjese se gjalle, por mos tu jepet mundesia te felliqin emrin e nje shteti, me harbuterine qe i karakterizon. Mbroni institucionet, nga rrugacerija dhe provincialiteti i dhunshem.

    Reply to this comment
  3. SHQIPTARI November 3, 14:13

    PLEHRAT E SHQIPERISE QE NA DREJTOJNE!!SHTET I KORRUPTUAR VETEM LLAFE BEJNE SI LLAPAQENA!!

    Reply to this comment
  4. ligji November 3, 14:19

    Te gjitha sistemet drejtohen me keta njerez injorante dhe vegla te berishes qe dine vetem te vjedhin shtetin ………prandaj kjo fare e keqe qe ka mbire duhet shkulur me rrenje ….

    Reply to this comment
  5. Mazllem islami November 3, 14:52

    Te gjithe jane nje lloj shpellaret e Saliu.Po ti vene para ligjit dhe tju konfiskojne pasurite Shqiperia do te renditet ne nje nga vendet me te pasura.

    Reply to this comment
  6. Une November 3, 14:56

    Po nese “avokati” nga Prekali e ka goditur me grusht ish N/kryetarin e LKD-se ?
    A mund ti verifikohet diploma te dyve ?
    Une mendoj se rregulli i pare qe te ndertojme shtet eshte qe ky i fundit ti mbroje ofiqaret dhe ish ofiqaret e vet vecanerisht kur ato kryejne apo kane kryer detyra te veshtira e jo te lihen ne rruige te madhe. Nese kane abuzuar me detyren perseri vendi nuk eshte ne rruge …….por be burg.
    Nese nuk eshte keshtu, athere me thoni cili do e beje me ndershmeri punen e N/kryetarit te ri te KLD duke e ditur se do perdhunohet kur te mos jete ne funksion

    Reply to this comment
  7. cani November 3, 17:15

    Keshtu ndodh ne Shqiperi.Para dy javesh prokurori ipergjithshem godet me grusht nje prokuror,tani ish N/kryetari iKLD rrihet me nje avokat kurse Presidenti yne i nderuar eshte kunder reformes ne drejtesi.Edhe sa kohe duhet te vuajme nga keto paradokse ?

    Reply to this comment
  8. David November 3, 17:36

    Eshte ne nderin e Dhomes Kombetare te Avojatise te pastrohet nga anetare te tille!!!

    Reply to this comment
  9. agim November 3, 18:32

    kto jan njerzit e drjtesis qe na la sala me bujar nishanin kjo drejtesi duhet te largohet sa me para se eshte ber ankth per shqiptaret po na marrin frimen

    Reply to this comment
  10. M A R K O November 3, 18:51

    Nemkryetari KLD-se ka qene ky cop maloku..?

    Reply to this comment
  11. Ndue Sanaj November 3, 19:10

    Nje veprim prej vakabondi i ish N/Kryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise. TURP, mija here turp. Kur keta, drejtues te shtetit shqiptar, keta jurist qe duhet te vene drejtesi, kerkojne ti zgjidhin ceshtjet me vetgjyqesi, madje shkon dhe veti i treti, tregon jo vetem nje veprim prej injoranti pavaresisht nga shkolla e karrigia, por tregon edhe me shume. Fatekeqesisht, shoqeria jone shqiptare eshte ende orientale dhe nuk e dime se kur do te dali prej saj. Kjo eshte thelbi i cdo te keqje qe ndodh tek ne. Eshte e pa imangjinueshme qe nje person me kete pergjegjesi te larte shkon te zgjidh problemin me vetgjyqesi! Ku i cone mushka keta njerez? Thoshin motit: Fatekqesia nuk eshte se personi eshte budalle, por kur budalla eshte me shkolle …

    Reply to this comment
  12. paradox November 3, 19:45

    Na e qelben Tironen kto jabanxhinjt. Ku u zinim ne Tironsit kshtu mer lal!!!

    Reply to this comment
  13. Indrit November 3, 19:59

    ndue+cefa dru me pre a mjer kujt i ka rene ne dore drejtesia..

    Reply to this comment
  14. albi November 4, 07:37

    kam respekt per cefen, e pe ca surrati kish avokati, sikur kish pire 5 shishe raki,i kuq dhe mezi kuptoheshin fjalet, patjeter qe do reagoje ashtu edhe nje femer….

    Reply to this comment
  15. lejleku November 4, 10:16

    Tani ka mbetur qe edhe Presidenti te sulmoje ndonjerin me grushta ……..!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*