Rroshi publikon kartelën penale gjermane

May 26, 2016 13:08

Rroshi publikon kartelën penale gjermane

 

Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi ka publikuar dëshminë e tij të penalitetit, të marrë nga Zyra Federale Gjermane.

Me anë të një postimi në faqen e tij në Facebook, Rroshi thotë se kartela e lëshuar nga autoritetet gjermane nuk ka asnjë shënim, që do të thotë se, ai dhe drejtësia gjermane nuk janë takuar në asnjë pikë.

Rroshi thotë se e ka marrë në dy versione këtë dëshmi edhe si Ervin dhe si Elvis Rroshi.

“Pas sulmit dhe baltës së shtrigave të Shqupit, ju bëj me dije se sapo ka ardhur, ashtu siç edhe u zotova, nga Zyra Federale e Drejtesisë Gjermane, kartela penale e imja. Për çdo merak e kam kërkuar në dy versione edhe si Ervin Rroshi edhe si Elvis Rroshi, që Berisha dhe fotokopjet e tij pa ngjyra të rrinë rehatë. Kartela thotë mbi emrin tim “asnjë shënim”, çka do të thotë që unë dhe drejtësia gjermane nuk jemi takuar në asnjë pikë në jetën tonë”, shkruan Rroshi në postimin e tij.

Në formularin e vetëdeklarimit të Dekriminalizimit për Kryebashkiaku i Kavajës, në deklaratën e tij shkruante se ishte arrestuar në Gjermani, por nuk e mbante mend arsyen, ndërsa pranonte se e kishte ndryshuar emrin nga Ervin në Elvis, prej Nëntorit të 2002.

elvis roshi

May 26, 2016 13:08