Elvis Rroshin e ndjek edhe një deputet i PD-së?

June 1, 2016 11:26

Elvis Rroshin e ndjek edhe një deputet i PD-së?

Elvis Rroshi duket se nuk do të jetë i vetmi politikan i tërhequr për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Në media flitet edhe për të paktën tre kryebashkiakë të tjerë, dy nga PS dhe një nga PD.

Por, së fundmi flitet edhe për largim deputetësh.

“Koha Jonë” shkruan se shumë shpejt pritet të largohet edhe një deputet i Partisë Demokratike.

Sipas gazetës në fjalë, Prokuroria e ka kopsitur dosjen e tij dhe prêt të firmoset.

Deputeti në fjalë, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, akuzohet se ka disa biznese që janë ngritur mbi aktivitete kriminale.

Ndërkohë, pritet që të largohen edhe dhjetra këshilltarë bashkiakë.

June 1, 2016 11:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*