EMA: Mpiksjet e gjakut nga AstraZeneca janë një efekt anësor “shumë i rrallë”

April 7, 2021 16:51

EMA: Mpiksjet e gjakut nga AstraZeneca janë një efekt anësor “shumë i rrallë”

Kreu i agjensisë rregullatore të barnave (EMA), Emer Cooke tha gjatë konferencës virtuale për shtyp se “EMA ka konfirmuar se përfitimet e vaksinës AstraZeneca në parandalimin e Covid-19 në përgjithësi tejkalojnë rreziqet e efekteve anësore”.

Ajo tha se vaksina ishte “provuar të jetë shumë efektive” në parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe shtrimin në spital, dhe se rreziqet e mpiksjes së gjakut ishin “shumë të rralla”.

“E rëndësishme është që të dy kategoritë, si njerëzit e vaksinuar dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor të jenë të vetëdijshëm për shenjat dhe simptomat e këtyre çrregullimeve të pazakonta të mpiksjes së gjakut, në mënyrë që ato të mund të pikasen shpejt për të minimizuar rreziqet e mundshme”, u shpreh Cooke.

Sipas Guardian, ajo tha se fakti që ishte zbuluar një efekt anësor, ilustron se sistemi i mbikëqyrjes së vaksinës që po zhvillohej po funksiononte mirë.

Cooke tha se vendimi kombëtar për përdorimin e vaksinës do të “merrte parasysh situatën pandemike në çdo vend individual, dhe faktorë të tjerë të tillë si shtrimi në spital dhe disponueshmëria e vaksinave”.

Komiteti i sigurisë i EMA shqyrtoi gjithsej 86 raste të mpiksjes së gjakut, nga të cilat 18 kishin qenë fatale.

j.l./ dita

April 7, 2021 16:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim