Email për Shqipërinë Clinton-it, Soros i shkruan 2 ditë pas 21 Janarit

October 5, 2015 23:37

Email për Shqipërinë Clinton-it, Soros i shkruan 2 ditë pas 21 Janarit

Në publikimin e email-eve të Hillary Clinton-it, ish-Sekretares amerikane të Shtetit dhe aktualisht kandidate për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk ka shpëtuar as Shqipëria.

Prestigjiozja “Washington Post” ka botuar gjatë së hënës një artikull ku flitet për një email që Clinton, nëpërmjet këshilltarëve të saj, ka marrë nga manjati George Soros, më 23 Janar 2011, vetëm dy ditë pas demonstratës së 21 Janarit në Tiranë. Një email që sipas “Washington Post”, provon lidhjet e forta të Clinton-it me donatorët e fushatës së saj.

Në këtë email, Soros bën një pasqyrë të asaj çfarë ka ndodhur në Tiranë dhe kërkon ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian për të stabilizuar situatën në Shqipëri, pasi siç shkruan ai, “situata është shumë e tensionuar”.

Në email-in dërguar Sekretares së Shtetit, Clinton në atë kohë, Soros propozon që t’i bëhet thirrje e menjëhershme Kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të opozitës në atë kohë, Edi Rama, që të ndalin protestat e ardhshme dhe të tërhiqen nga deklaratat që nxisin revoltë. Ndërsa pika e dytë, e cila sipas George Soros duhet të bëhet në mënyrë urgjente, është caktimi i një ndërmjetësi ndërkombëtar nga SHBA-ja dhe BE-ja, për të ulur në tryezë dy partitë. Ai propozon tre emra, që sipas tij janë më të përshtatshëm për këtë funksion.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka muaj që ka nisur debati për përdorimin e email-it personal në kohën që Hillary Clinton ka qenë Sekretare Shteti. Madje, ajo është akuzuar për mos përdorimin e email-it zyrtar. Kjo çështje u bë edhe më e debatueshme kur zonja Clinton priste që të shpallte kandidaturën e saj për presidente brenda radhëve të demokratëve, e cila deri më tani është edhe emri më i favorizuar në radhët e partisë së Presidentit Obama.

Shkrimin e plotë të gazetës amerikane mund ta lexoni KETU

October 5, 2015 23:37
Komento

7 Komente

  1. raimond vlonjati October 6, 03:11

    Sorosi eshte njeri i mire, Edhe aty ne emailet duket qe ai kerkon qe situata en Shqiperi te qetesohet, se ajo esht ne interes te Shqiperise

    E kam degjuar shume ehre ne intervista Sorosin dhe ai esht me termend njeri i kompromisit dhe me te vertet njeri i mire dhe natyrisht esht pro -partise se majte

    Reply to this comment
  2. a October 6, 04:47

    ca mutin don SOORRO NE POLITIKE KETA XHEBRAILA PLEQ QE KERKOJNE KERMA

    Reply to this comment
  3. Arben October 6, 05:16

    NUK KA PROBLEM,

    XHORXH SOROSIN E KEMI TEK BASHKIA TIRANE DHE NE KRYEMINISTRI.

    KETA TE DY I KOMANDON ME FISHKELLIMA, NUK KA NEVOJE PER EMAIL.

    Reply to this comment
  4. B October 6, 08:25

    Per ata qe akoma nuk e kane kuptuar: Sorosi eshte pronari i ri i Shqiperise.

    Reply to this comment
  5. D October 6, 09:31

    Jo or B,e ke gabim.
    Sorosi,eshte Padroni i Ri i Shqiperise,nen Komanden Historike e cila ka 70-80 vjet qe komandon Shqiperine,pavaresisht pallavrave historike e patriotike qe thuhen,Washington-Londer….dhe me vone Berlin.

    Kjo per interesat e TYRE,jo per Shqiptaret,se mos ka ndonjeri iluzione se ATA vdesin per Ne.

    Reply to this comment
  6. Goni me October 6, 11:35

    Jeni analiste te thekur te gjithe.Injorantet nuk duhet as ta lexojne gazeten se nuk kuptojne domethenien e atyre qe lexojne.Shkoni mbushni sheshet e mitingjeve se mos jujapin ndonje 5000 leksh se per te tjerat ,aha!…

    Reply to this comment
  7. Autonom October 6, 11:49

    Cifutet ” mjeshtrat e mashtrimit ” i ka quajtur A. Shopenhauer me te drejte! Ku dominojne cifutet si FMN, BB etj jane vetem fajdexhinj qe shtrengojne lakun ne fyt me borxhe! Ne se Soros eshte Padron ne Shqiperi, kjo verteton me se miri dhe rrenimin financiar, aq te lakmuar prej cifuteve!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim