Emblemë e gjallë si Orhan Frashëri

July 23, 2016 13:38

Emblemë e gjallë si Orhan Frashëri

 

Nga Hysen Tabaku

Sa herë që binte fjala për LANÇ-in, babai im i ndjerë, Shasho Tabaku, më fliste me admirim të veçantë pёr atë epope të lavdishme dhe sidomos për kuadrot qё drejtuan luftёn nё qarkun e Beratit. Më vonë, gjatё viteve ’80, ndofta edhe për arsye të detyrave që kam kryer në atë periudhë, më ka rastisur shpesh herë të takohem e të njoh nga afër shumё nga ata njerëz tё nderuar pёr tё cilёt mё kishte folur me aq respekt im atë. Këtu po rendis Myqerem e Shpresa Fuga, I. Sevrani, T. Grepckёn, N. Dobrushёn, Xh. Robon, Xh. Spatharёn dhe shumё tё tjerё (tё cilёt nuk po i pёrmend, sepse nuk ёshtё ky objekti i kёtij shkrimi), të cilët mё kanё lёnё mbresa e kujtime tё paharruara. Midis tyre kisha dёgjuar edhe emrin e njё ish-kuadri drejtues të luftës në zonën e Beratit dhe më gjerë. Fjala është për të nderuarin Orhan Frashëri, i cili edhe tani që është 94 vjeç, mbetet një kolos i fjalёs, i guximit dhe trimёrisë. Orhan Frashёrin me plot gojёn mund ta quaj një hero të Luftёs sё Dytё Botërore dhe mbrojtёs i flaktë i idealeve dhe vlerave tё saj, një“emblemё” e gjallё e LANÇ-it tё popullit shqiptar.

 

Të befasojnë momentet e para tё takimit me tё nderuarin Orhan Frashёri. Prezenca e tij, me atë trupin e drejtё e tё bёshёm, i pashёm dhe fisnik, i veshur me sqimё...

Por kush ёshtё Orhan Halil Frashёri? Ai ёshtё nipi dhe vazhduesi i atdhetarizmit tё fisit tё mirënjohur dhe tё lavdishёm tё Frashёrllinjve tё Pёrmetit. Kjo traditё e çmuar e filluar nga stёrgjysh Halili, i cili ishte pjesëtar i çetёs sё Zylyftar Podёs dhe që ra duke luftuar kundёr otomanёve. Ndёrsa gjysh Karafili me gjithё vёllanё Myftarin, ishin delegatë dhe morёn pjesё nё dy kuvendet e Teqesë sё Frashёrit, mё 1878, dhe miq besnikё tё Baba Alushit. Ai ёshtё pjesëmarrёs me armё nё dorё nё çetёn e Servet Frashёrit dhe ka punuar pёr tё vёnё nё jetё mёsimet e Abdylit, Naimit dhe Samiut. Nё kёtё truall kishte lindur edhe Halili, babai i Orhanit, i cili vazhdoi traditёn e tё parёve tё vet. Ai ka marrё pjesё me armё nё dorё, kundёr otomanёve dhe andartёve grekё nё çetёn e Izet Zavalanit dhe Lace Backёs. Pёr veprimtarinё aktive tё tij andartёt grekё nё shenjё hakmarrrje i pushkatuan nipin me gjithë gruan shtatzёnё. Nё Berat Halili ngriti çetёn e tij dhe luftoi kundёr rebelёve tё Esat Toptanit. Ishte shok i ngushtё me Riza Cerovёn. Mori pjesё nё mbrojtjen e Kongresit tё Lushnjes, nё Revolucionin e Qershorit 1924 dhe nё kryengritjen e Fierit.

Pikërisht në kёtё ambient sa kulturor, aq edhe luftarak dhe atdhedashёs u lind, u rrit dhe u edukua djali i tij, Orhan Frashёri. Ai lindi mё 22 qershor tё vitit 1922 nё qytetin e Beratit. Arsimin fillor e kreu në Berat, ku mbaroi edhe shkollёn qytetёse katёr vjeçare. Pushtimi fashist i vendit e gjeti nё moshё tё re, por ai bashkё me moshatarёt e vet e pritёn me urrejtje tё madhe. Mё vonё, mbaroi shkollёn dy vjeçare tё Tiranёs dhe doli agronom. Aty u lidh dhe u aktivizua me grupet e rezistencёs duke punuar nё ilegalitet. Me t’u kthyer nё Berat u bashkua me shokёt e fёminisё: Kristaq Tutulani, Ajet Xhindole, Myqerem Fuga, Kristaq Capo, Kristo Isak, Iliaz Sevrani, Vasil Laçka, Tajar Grepcka, Thimi Bello etj. Nё kёtё kohё Orhani duke patur edhe mbёshtetjen e plotё tё babait tё tij, Halilit, nisi rrugёn nё shёrbim tё çlirimit tё Atdheut, duke u bёrё njё nga antifashistёt mё me zё dhe shok idalesh me bijtё mё tё mirё tё vendit. Ai vuri nё dispozicion tё lёvizjes gjithçka. Shtёpia e tij u bё njё nga bazat mё të sigurta nё qytetin e Beratit, ku u strehuan kuadrot kryesore tё LANÇ-it tё qarkut dhe udhёheqёs qendrorë, si dhe  hebrenj. Orhani bashkë me shtatё frashёrllinj tё tjerё, djem e vajza hodhën pushkёt krahëve.  Vëllai i tij, Xhaferri u inkuadrua nё radhёt e Br. Vll Sulmuese dhe motra Shpresa u aktivizua me organizatёn e rinisë drejtuar nga Margarita Tutulani dhe Urani Kudra. Ndёrsa xhaxhai, Muhamet Frashёri, pёr veprimtarinё e tij antifashiste u arrestua dhe u burgos, nё fillim nё Porto Romano dhe mё pas u internua nё Kosovё.

 

Aktivitetin e tij nё fillim e nisi me rininё e shkollёs qytetёse e tё Kuçovёs dhe ku ishte njё nga kryesorёt. Mori pjesё nё prerjen e linjave telefonike etj. Veprimtaria e tij ra në sy dhe kuestura nxori urdhrin pёr arrestimin e tij, ndaj mё 4 shkurt 1942 doli partizan. Ai bashkё me K. Yllin, I. Sevranin, N. Dobrushёn, morёn takim me patriotin Mestan Ujaniku, tё cilin e bindёn dhe çeta e tij u kthye nё çetё partizane. Mё 14 mars 1942 u bё inagurimi i kësaj çete me komandant M.Ujanikun dhe komisar Gjin Markun, e cila u bё çeta e dytё nё Shqipёri, pas asaj tё Pezёs. Ky moment u pёrjetua nё kёngёn: “Nё Tomorr ku shkelin retё/ Ç’u mblodhёn trimat me fletё…”. Njё nga trimat me fletё, tё orёve tё para, do tё ishte edhe Orhan Frashёri. Tani ndjekja nga pushtuesit dhe qeveritё kuislinge do tё ishte e vazhdueshme. Shtёpia e tij ra nё sy tё spiunёve, disa herё u bastis, ndërsa njerëzit e shtёpisё u kёrcёnuan dhe u torturuan. Kёshtu nё gusht tё 1942 nё befasi, forca tё shumta rrethuan dhe bastisën shtёpinё e tij, si dhe arrestuan 30 tё rinj e tё reja, midis tyre edhe Alqi Kondin dhe Hajdar Dushin. Me ta ishte edhe Orhani, por falё aftёsisё dhe zotёsisё sё tij, si edhe zgjuarsisё sё izraelitit Nikolla, që banonte nё katin e dytё tё shtёpisё sё Orhanit, u tha fashistёve: “Jo, Orhani banon nё anёn tjetёr”, dhe ai shpёtoi. Kuestura arrestoi baba Halilin, që e lidhёn me litar nёpёr rrugёt e  qytetit, por qёndroi i patundur dhe pas tre muajsh e liruan nga burgu. Nё kёto rrethana familja u shpёrngul nga qyteti e shkoi pёr strehim nё fshatrat rrёzё Tomorrit duke marrё me vete edhe hebrenjtё e fshehur nё shtёpinё e tyre.

 

Mё 5 shtator 1942 mori pjesё nё Çlirimin e Çorovodёs. Ai kreu detyra tё rёndёsishme që nga njёsitet guerile; komisar i çetёs partizane tё Kolonjёs; zv/komisar nё çetёn e dytё tё Skraparit; komisar i çetёs sё “Malit tё Bardhё” Sinjё; kur kjo u bё batalion ai u emërua komisar i tij dhe deri komisar batalioni nё Br.7S. Pushka e tij u dёgjua edhe pёrtej kufijve të atdheut. Orhan Frashëri u plagos dy herё, por nuk iu shkёput brigadёs deri nё Vishegrad tё Jugosllavisё.

Pas çlirimit të vëndit Orhani do tё ngarkohej me detyra tё rёndёsishme ushtarake e civile. Fill pas luftës mbaroi shkollёn ushtarake ku u diplomua oficer dhe emërohet zv/komisar regjimenti nё Gostivar; komisar nё Regjimentin e Elbasanit; nё Pogradec dhe Korçё; mё 1948 nё gazetёn “Luftёtari” dhe zv/ drejtor nё revistёn Ushtarako-Politike; pёrsёri komisar Regjimenti në Gjirokastёr, Berat dhe në vitin 1952 nё Shkodёr në detyrën e zv/shefit dhe pak më vonë shef i Degёs Politike tё Korpusit; nё vitin 1953 nё Shkollёn e Bashkuar të Oficerëve me tё njёjtёn detyrё. Nё 1955 merr gradёn e n/kolonelit dhe shkon pёr studime nё ish-Bashkimin Sovjetik, Moskё, dhe pas këtyre studimeve si një kuadёr politikё kaloji menjёherё nё jetёn civile.

Mё 1957 kreu detyrёn e sekretarit tё dytё të Partisë nё Fier; 1964 kryetar i Komitetit Ekzekutiv nё Skrapar; 1970-82 nё organet e drejtёsisё nё rrethin e Beratit deri sa doli nё pension.

 

Për shumë vite rradhazi ai ka qenё i zgjedhur nё shumë forume të partisë dhe të pushtetit.

Me daljen nё pension dhe deri në ditët e sotme Orhan Frashëri militon me nder dhe dinjitet nё Organizatёn e Veteranёve tё LANÇ-it. Ai është kryetar i Komitetit të Veteranёve tё rrethit të Beratit dhe anëtar i Komitetit Kombёtar. Si një antifashist dhe mbrojtёs i denjё i vlerave tё LANÇ-it, Orhan Frashёri trajton me guxim dhe profesionalizëm tema dhe probleme politike, shoqёrore dhe historike në shtypin e përditshëm. Ai ёshtё njё ndёr firmat më të njohura tё gazetёs “Kushtrim Brezash”. Merret me veprimtari studimore dhe publicistike dhe ka botuar disa libra dhe monografi si: “Bilbil shqiponje” pёr heroin R.Aranitasi; “Vite qё flasin”; “Historiku i luftёs NacionalÇlirimtare tё rrethit tё Beratit”; monografi pёr bashkёshorten Vali Spiro Frashёri; “Udhёtim pёrmes plumbave”; ka pёrfunduar dhe do dёrgojё pёr botim “Historikun e krahinёs  sё Shpiragut” etj.

Zemra dhe pena e Orhan Frashёrit, nuk pushojnë kurrë për LANÇ-in dhe për Shqipërinë. Ai mbetet ndër të rrallët e gardës së luftёtarёve shqiptarë, i cili e filloi dhe po e mbylli shkëlqyeshëm “maratonën” e jetёs sё tij për të qenë njëherësh dhe njeriu emblematik, madje, nuk e teprojmë po të themi se ai mbetet një “Hero” i asaj plejade të lavdishme, por dhe i përmasave të admirueshme për kohët e sotme. Orhan Frashёri, nё lulen e rinisё, braktisi qoshen e ngrohtë familjare dhe doli malit, ku e prisnin vuajtjet dhe sakrificat, ku e prisnin bora dhe acari i dimrit, e priste ballafaqimi i pёrgjakshёm me pushtuesit fashistё e nazistё dhe bashkёpuntorёt e. Atij akoma i therin plagët e marra gjatë betejave. Gëte ka thënë: ‘’Të moshuarit janë si muzetë, fasada e të cilëve është e rrënuar, por ata brenda tyre mbajnë vlera të  paçmuara‘’. Dhe Orhan Frashёri, bashkё me veteranёt e nderuar si: Zeqir Mero, Sevo Tarifa, Kadri Dingu, Apostol Kotani, Rustem Peçi, Odise Porodini dhe shumë veteranë të tjerë të LANÇ-it, janё ikona dhe heronj tё gjallё tё Luftёs sё Dytё Botërore, tё cilёt janё bёrё barrikadё e hekurt nё mbrojtje tё LANÇ-it dhe i vlerave tё saj, nga sulmet banale të pinjollёve tё Ballit dhe Legalitetit tё tipit Butka, Gurakuqi e “gushёkuqёve” tё tjerë ballisto-zogistё… Hienat, kuislingёt dhe dishepujt e tyre mund tё ulërijnё e tё shpifin duke i lehur hёnёs, por yjet e Nёnёs Shqipёri nuk mund t’i pёrlyejnё dhe nuk i zbresin dot nga qiejtё.

July 23, 2016 13:38
Komento

3 Komente

  1. Dhimiter M. Xhoga July 23, 22:16

    Faleminderit i nderuar Hysen Tabaku, qw na bwn kwtw vlerwsim tw meritushwm (i vonuar do ta quaja po jo pwr fain tuaj),pwr babaxhanin tone Dangwlliot,Orhan Halit Frashwi.
    Jam plot 14 vite mw i ri se ai babaxhan,po emrin e bwmat e tij, i kam mwsuar qw nw fwmijni e pikwrisht atje nw Zavalanin bri Frahwrit historik,nga paraardhwsit e mij sa vwllai madh Stavri,bashkwkohws sa bashkwveprues me tw si binjakw, ani se Orhani nw berat Stavri nw Dangwlli nis luftw e clirimtar, bwhet drejtues nw veprat e ndwrtimit; Orhan Frashwrin se hiqte nga goja,(ndarw nga jeta prag vitit 2000-jw, Ata parizanw tw orwve tw para.
    E kam njohur nga afwr, sa bwrw idhull i tij, pas dalies sime nw pension(1991),njw jetw nw Tiranw.. 25 vjet me tw si manar, ani se Ai nw Berat unw Tiranw, Frshwri i “Vwllezwrit Vrashwri” sa aktivitetet nw Tiranw, gjirokastwr Pwrmet e berat, na mbledhin.
    Ai ka meritw kryesore pwr sa bwhen nw atw ditw, mbeshtetur shoqatat,sa autoritetet e pwrmetit deri Qarkut Gjirokastwr.
    Ju i nderuari Hysen i keni thwnw tw gjitha, unw do tw shtoja, duke i kwrkuar Organeve kopetente nga rethi nw qwndwr, “Shoqatws Pwrmeti”dhe “Vwllezwrit Frashwri”, nw kuadrin e 95 vjetorit te lindies Tij sa 105 vjetorin e Pavarwsie e 72 vjetorin e clirimit,Orhanit, ti bwhet nderimi mw i lartw si thoni Ju: “EMBLEME e GJALW” qw unw do tw thoja “HERO i gjalw i KOMBIT”.
    Do ishte nderim pwr Dangwllinw Naimjane”me “Vwllezwrit Frashwri”.
    Nw vlerwsim i tillw i kwsaj figur; HEROI, nw gjalien e tij, qw e kaloftw shekullin mes shoqwrisw shqiptare, ky MODEL, IKONW e heroizmit tw gjallw i Veteranwve Shqiptarw.
    Komiteti kombwtar i veteranwve,duhet ta mbwshtesw kwtw propozim nga baza dhe kjo jo vetwm pwr kwtw figurw, si thoni ju i nderuar, janw shumw…

    Pasues i Kapedan Jano P. Xhoga, nderuar nga Qarku Gjirokastres me titullin “MIRENJOHIE”( pas rwnies 1913-t).

    80 vjecari “Pasues veteran”.

    Toronto 24-07-2016 Dhimitwr M. Xhoga .

    Reply to this comment
  2. Dhimiter M. Xhoga July 23, 22:31

    Jemi tw vonuar nw vlerwsimin e figurws
    sw Orhan H. frashwrit !
    .
    Faleminderit i nderuar Hysen Tabaku, qw na bwn kwtw vlerwsim tw meritushwm (i vonuar do ta quaja po jo pwr fain tuaj),pwr babaxhanin tone Dangwlliot,Orhan Halit Frashwi.
    Jam plot 14 vite mw i ri se ai babaxhan,po emrin e bwmat e tij, i kam mwsuar qw nw fwmijni e pikwrisht atje nw Zavalanin bri Frahwrit historik,nga paraardhwsit e mij sa vwllai madh Stavri,bashkwkohws sa bashkwveprues me tw si binjakw, ani se Orhani nw berat Stavri nw Dangwlli nis luftw e clirimtar, bwhet drejtues nw veprat e ndwrtimit; Orhan Frashwrin se hiqte nga goja,(ndarw nga jeta prag vitit 2000-jw, Ata parizanw tw orwve tw para.
    E kam njohur nga afwr, sa bwrw idhull i tij, pas dalies sime nw pension(1991),njw jetw nw Tiranw.. 25 vjet me tw si manar, ani se Ai nw Berat unw Tiranw, Frshwri i “Vwllezwrit Vrashwri” sa aktivitetet nw Tiranw, gjirokastwr Pwrmet e berat, na mbledhin.
    Ai ka meritw kryesore pwr sa bwhen nw atw ditw, mbeshtetur shoqatat,sa autoritetet e pwrmetit deri Qarkut Gjirokastwr.
    Ju i nderuari Hysen i keni thwnw tw gjitha, unw do tw shtoja, duke i kwrkuar Organeve kopetente nga rethi nw qwndwr, “Shoqatws Pwrmeti”dhe “Vwllezwrit Frashwri”, nw kuadrin e 95 vjetorit te lindies Tij sa 105 vjetorin e Pavarwsie e 72 vjetorin e clirimit,Orhanit, ti bwhet nderimi mw i lartw si thoni Ju: “EMBLEME e GJALW” qw unw do tw thoja “HERO i gjalw i KOMBIT”.
    Do ishte nderim pwr Dangwllinw Naimjane”me “Vwllezwrit Frashwri”.
    Nw vlerwsim i tillw i kwsaj figur; HEROI, nw gjalien e tij, qw e kaloftw shekullin mes shoqwrisw shqiptare, ky MODEL, IKONW e heroizmit tw gjallw i Veteranwve Shqiptarw.
    Komiteti kombwtar i veteranwve,duhet ta mbwshtesw kwtw propozim nga baza dhe kjo jo vetwm pwr kwtw figurw, si thoni ju i nderuar, janw shumw…

    Pasues i Kapedan Jano P. Xhoga, nderuar nga Qarku Gjirokastres me titullin “MIRENJOHIE”( pas rwnies 1913-t).

    80 vjecari “Pasues veteran”.

    Toronto 24-07-2016 Dhimitwr M. Xhoga .

    Reply to this comment
  3. demo July 24, 08:31

    Ky i ka denuar ata Protoduaret,qe do hidhnin ne ere kombinatin?

    Reply to this comment
  4. Dhimiter Xhoga (Guri Naimit D.) December 28, 17:18

    Nje Urim per shume URIME:
    Veteranit 96 vjecar Orhan Frasheri-Gezuar Vitin e Ri.

    Prag vitit te Ri 2017, teksa ndodhem tej atdheut, ( Toronto),lexoj me nostalgji kete shkrim sa komentet per te mirin Vetran te L.N.Cl. Orhan Frasheri dhe emocionohem.Me falni ju luten, permes gazetes suaj,ta pershendes; GEZUAR vitin e RI sa 96 vjetorin i nderuar Veteren Bir i Frasherit i Rilindasve te mbedhej
    “Vellexerve Frasheri”.
    Ta kaloni plote shendet dhe mirupafshim me ,25 Maj ne “DITEN e Naimit”ne Dangelline Naimjane.
    Te gjitheve sa ju njoh e me njihni,pse jo, te gjithe njerzoreve,urime dhe shendet.
    Mbrodhesi atdheut tone.

    Toronto 28-12-2016 Dhimiter M Xhoga( Guri naimit D)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*