Emergjenca Covid-19/ Pendohet Suedia, duhej të kishim marrë masa

June 3, 2020 14:39

Emergjenca Covid-19/ Pendohet Suedia, duhej të kishim marrë masa

Kryeepidemiologu suedez, njeriu që ka hartuar strategjinë e vendit për mos vendosjen e njerëzve nën izolim gjatë pandemisë, ka pranuar se duhej të kishte vendosur më shumë kufizime për të kontrolluar përhapjen e virusit.

Për muaj me radhë, Anders Tegnell, mbrojti qëndrimin e tij si të qëndrueshëm, ndërsa kritikoi vendet e tjera për vendosjen e masës së izolimit. Por, të mërkurën, kur një gazetar i tha se shumë njerëz kishin vdekur si pasojë e koronavirusit në këtë vend, Tegnell u shfaqi pendim.

Ai tha më pas: “Nëse do të ndodheshim përsëri në të njëjtën situatë, mendoj se do të vendosnim masa që ishin diku në mes të asaj që bëri Suedia dhe asaj që bëri pjesa tjetër e botës”.

Suedia ka nivelin më të lartë të viktimave nga koronavirusi për numër banorësh, në botë. Më shumë se 4,400 persona atje kanë humbur jetën, ndërsa vendet fqinje, Norvegjia, Danimarka dhe Finlanda e kanë numrin e vdekjeve më pak se 600.

l.h/ dita

June 3, 2020 14:39
Komento

4 Komente

  1. Laberia ime June 3, 15:31

    Qenka pwnduar keq..

    Reply to this comment
  2. Argjon June 3, 15:50

    Burimi i lajmit…?!

    Reply to this comment
  3. lalai June 3, 22:30

    Fake News…
    Boll lëpite bythen e Soros dhe Rames o gazetaruca me lajme jo Fake por Fuck your all news…..

    Reply to this comment
  4. XXXL June 4, 00:01

    E per cfare hyn ne pune pendimi, a kthehen me 4.400 te vdekur.
    Burgu per kete palaco dhe palaco te tjere te Qeverise suedeze eshte pak ata duhen rrjepur, bejne eksperimente me pasoja te parikuperueshme, vdekje etj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim