Emigracioni ilegal, Rama për ARD: Jo barrierë në kufirin me Greqinë

June 3, 2018 13:54

Emigracioni ilegal, Rama për ARD: Jo barrierë në kufirin me Greqinë

 

Kryeministri Edi Rama vlerëson mbështetjen e Austrisë në çdo moment kyç që ka kaluar Shqipëria duke e konsideruar si një partner të fortë në rrugën drejt integrimit në BE.

Gjatë një interviste për ARD, Rama deklaron se “Austria është prej shumë kohësh një mbështetës i Ballkanit Perëndimor dhe ka qenë gjithnjë besnike dhe miqësore me ne. Si dhe është një prej mbështetësve tanë të mëdhenj”.

I pyetur mbi rezultatin samitit të fundit të Ballkanit Perëndimor në Sofje dhe nëse priste më shumë rezultate, Rama shprehet për ARD se: “Jo nuk prisja, sepse e dija çfarë kishim bërë dhe sa progres mund të bënim, kështu që e dija se nuk ishte koha për të kërkuar asgjë të tillë por se ishte një çast për të vazhduar dhe luftuar, pra ishte një takim i mirë sepse munda të luftoj”.

Përsa i përket hapjes së negociatave, Rama thekson se “Shqipëria e meriton hapjen e negociatave pasi kemi marrë një rekomandim shumë të qartë nga Komisioni”.

“Nuk e kuptoj se si kjo makineri që kushton miliarda për të hartuar raportet të imtësishme mund të sfidojë objektivat e veta. Sigurisht, e di që ka vende anëtare që kanë probleme të brendshme, por besoj fuqishëm në shpirtin e Europës. Dhe në shpirtin e Europës ka një qasje strikte dhe të drejtë, kështu që deri tani qasja ka qenë strikte dhe shpresoj të mos jetë e padrejtë”, deklaron kryeministri.

Përsa i përket migracionit ilegal që kalojnë kufirin nga Greqia drejt Shqipërisë dhe më pas drejt Europës Qendrore, Rama deklaron se “kemi një rritje me 14 herë në raport me vitin e kaluar. Këto shifra nuk janë shqetësuese për gjithë Europën, por mund të bëhen shqetësuese. Pra, ne nuk duhet të bëjmë atë që është bërë gabim në vitin 2015. Duhet të jemi parandalues dhe proaktive për këtë arsye fola gjithashtu edhe me kancelarin këtu për të ngritur një bashkëpunim që të sigurohemi që gabimi i vitit 2015 të mos përsëritet”.

I pyetur nëse duhet të ngrihet një barrierë në kufirin me Greqinë në të ardhmen, kryeministri deklaron se “nuk besoj në barrierat fizike, besoj në barrierën e bashkëpunimit mes shteteve dhe njerëzve. Pra nëse kjo barrierë është e ndërthurur mirë, atëherë çdo gjë është shumë mirë dhe nëse është e bërë siç duhet jo vetëm mbron kufijtë, por respekton edhe dinjitetin e njerëzve”.

a.s/dita

June 3, 2018 13:54
Komento

3 Komente

  1. Adih June 3, 15:18

    Shqiperia e meriton marjen e negociatave ,Thote ky Rama..Pse genjen o Rame ,ju nuk keni bere as edhe nje nga 5 pikat ,qe ju eshte vene per ti pembushur.E dime ne kokpalaret , se ju te gjitheve nuk ju intereson inkuadrimi ne BE ,nuk e honepsni diktatin e ligjit dhe transparences e BE:Ti shkel ne menyre brutale kushtetuten ,posacerisht per pronat Ligjin 181 te saj.Pse me kooperativa bujqesore do inkuadrohesh ti o neokomunist ne BE??!! .

    Reply to this comment
  2. Kopshtari June 3, 17:09

    Shqiperia jo vetem qe e meriton hapjen e negociatave, por eshte vonuar shume, per shkaqe qe te gjithe i njohim. Vetem ata qe jetojne ende nen hijen e plakut Mere, mendojne te kunderten. Mua me vjen keq qe keta qyqar se kane kuptuar ende qe epoka e frikes ka marr fund njeher e mire dhe Shqiperia ka tashme ne krye nje klase teresisht te re politikanesh modern, tolerant e proeuropian, qe atdhedashurine e shprehin me vepra, duke bere me te miren per ndertimin e Shqiperise dhe duke e drejtuar ate aty ku i takon te jet, ne familjen e madhe Europiane.

    Reply to this comment
  3. Loni June 3, 17:36

    Dhe sikur ti kete permbushur Rama kushtet kancelari kurtz i austrise eshte kunder sepse ai eshte antishqiptar.Por edhe shtetet e tjera qe votojne pro votjne per tu bere leshime ne fusha ekonomike e politike.Per te qene ne njefare menyre i varur nga ata.Kjo ndodh kur kemi institucione te kalbura duke filluar nga presidenca e qeveria e me poshte.Nuk u vjen turp ngelen si gabelat ne dyert e botes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*