“Emigrantët, janë karburanti i industrisë së armëve”

September 24, 2016 15:07

“Emigrantët, janë karburanti i industrisë së armëve”

 

Francesca Spinelli, Internazionale

 

Pikënisja në rond-point  Schuman, në qendër të lagjes së institucioneve evropiane. Këtu Stephanie, nga OJQ pacifiste belge, Agir por la paix, lë takim për një vizitë në Bruksel dhe qytete të tjera. Ideja për të treguar dhe njohur vende ku politikat evropiane marrin formë, lindi në vitin 2004 nga një OJQ Corporate Europe Observatory, që merret me lobingun e kompanive pranë institucioneve evropiane. “Më pas në 2012”, tregon Stephanie, “me rastin e refugjatëve të parë, dikush na sugjeroi të ideojmë një tur lobi tur të përqendruar në raportin mes industrisë së armëve dhe të sigurisë dhe politikave të emigracionit”.

Që atëherë Agir pour la paix organizon rregullisht këtë aktivitet, që në më pak se dy orë dhe dhjetra etapa përfaqëson përgjegjësit kryesorë të militarizimit të politikave evropiane të emigrimit. Vizitat gratis, zhvillohen të shtunën, kur lagja e zyrave pushon dhe pallatet ofrojnë më shumë qetësi. Industria e kufirit Si pjesa më e madhe e grupeve të presionit, edhe ato përfaqësojnë prodhuesit e armëve dhe të teknologjisë së sigurisë kanë qëndrën pranë institucioneve evropiane.

Në rrugën rond-point Schuman, për shembull ndodhet zyra e konsorciumit evropian të raketave Mbda. Nëse Stephanie e nis turin nga ky pallat nuk do të thotë se BE po përgatitet të përdorë raketa kundër refugjatëve që përpiqen të arrijnë brigjet evropiane. Mbda është një bashkim kompanisë i italiane Finmeccanica Leonardo, britanikes Bae Systems dhe grupit franko-gjerman Airbus, tre prodhuesit që sëbashku me francezen Thales, përfitojnë më shumë nga forcimi i kontrollit të kufijve evropian dhe bashkëpunimit me vende të tjera për të bllokuar “të padëshiruarit” që i drejtohen Europës.

Janë ata përfituesit kryesorë të kësaj “lufte me kufij”, sipas një titulli të një raporti publikuar në korrik të 2016 nga instituti Transnational dhe OJQ hollandeze Stop Wapenhandel. Kompani, që nga njëra anë ushqejnë konfliktet në vendet e origjinës së mijëra refugjatëve, duke iu shitur armë regjimeve represive dhe të korruptuar dhe nga ana tjetër ushqejnë idenë se kufinjt evropian janë të kërcënuar nga vetë refugjatët, duke siguruar kështu një treg fitimprurës.

Kjo industri synon në veçanti shpërndarjen e teknologjive të reja, si avionët pa pilot. “Përdorimi i kësaj teknologjie po nis të bëhet realitet” lexohet në raportin Border wars. “Në shkurt të këtij viti, Finlanda njoftoi se do të testojë avionë pa pilot për të kontrolluar kufirin me Rusinë”. Ndërkohë “brenda fundit të 2016, Agjensia evropiane për sigurinë detare (EMSA), duhet të nisë të përdorë dronët për kontrollin e kufirit detar”. Operacionet e kontrollit EMSA do tia tenderojë një shoqërie të jashtme, për të cilën Komisioni Europian do të japë 20 milion euro. Në 14 shtator 2016, lindi zyrtarisht Forza evropiane e rojes bregdetare të kufirit Së fundit Thales, ka prezantuar një model të ri avioni pa pilot të linçuar në 2011, me kompaninë spanjolle Aervision.

Në verë të 2011, në Greqi, Fulmar, kishte kryer një fluturim për ta provuar me ftesë të Frontex, agjencia evropiane e ngarkuar për koordinimin e mbikëqyrjes së kufijve të jashtëm të shteteve anëtare. Në të njëjtin vit mandati i Frontex, ishte shtrirë deri në përfshirjen e mundësisë së”blerjes, përdorimit, apo marrjes me qira, të pajisjeve teknike për operacionet e saj”, mundësi që nuk u shfrytëzuar kurrë nga agjencia. Shumë shpejt gjërat ndryshuan.

Në 14 shtator 2016, lindi zyrtarisht Trupa evropiane e rojes bregdetare që do të hyjë në funksion në mesin e tetorit dhe duhet të themelojë “një park pajisjesh që do të përdoren në operacione ushtarake, ndërhyrje të shpejta ne kufij, dhe në kuadër të mbështetjes së skuadrave që merren me menaxhimin e emigracionit, apo të dëbimit”. Industria sapo ka fituar një kontratë të majme. Bilanci i BE për 2017 është 218 milion euro, duke arritur kështu një objektiv të dëshiruar prej vitesh, Në një dokument të 2010-ës, kujton një prej autorëve të raportit Borders Wars, organizatë evropiane për siguri, EOS, kërkonte qartësisht krijimin e një force detare evropiane në gjendje të mbështeste ndërhyrjet e shteteve anëtare, duke dhënë resurse ne rast krizash”.

Roli i dyshimtë i qendrave të studimit dhe grupeve të ekspertëve Interesat mes kompanive të sektorit dhe institucioneve europiane nuk ndërtohen vetëm falë punës se lobeve. Shumë i dyshimte është edhe roli i disa studiove apo grupeve të ekspertëve, që kanë përfaqësuesit e tyre në këtë industri, të cilët ofrojnë rekomandime të njëanshme, institucioneve evropiane. Emigrantët janë karburanti i industrisë së sigurisë Ka pasur raste të “portave të rrotullueshme” , persona që pas një karriere në institucionet evropiane vijojnë të punojnë në sektorin privat, edhe pse në konflikt të dukshëm interesi.

Përgjegjësi aktual i raporteve institucionale të Finmeccanica, u morr në punë në 2015 pasi punoi për 6 vjet në kabinetin e komisionarit europian, për industrinë, Antonio Tanjani. Rastet janë të pakëta, por nëse marrim në konsideratë prodhuesit kryesorë të teknologjisë së sigurisë, Finmeccanica është e vetmja që ka një përfaqësues që vjen nga institucionet europiane. Kur Stephanie, njofton fundin e vizitës, atmosfera që mbretëron mes pjesëmarrësve është e frikshme. “Emigrantët, janë karburanti i industrisë së sigurisë” përmbyll ajo.

 

DITA

September 24, 2016 15:07
Komento

1 Koment

  1. Mary Strongwoman Tereza September 25, 12:09

    “Njeriu, me tere sa ka bere,
    eshte larguar aq shume nga misioni, per te cilin beson se eshte lindur, sa nuk kthehet dot me pas..”

    I thote letersia keto, rralle edhe gazetaria.

    Fara e lirie per te mbetur Njerez, nuk zhduket dot…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim