Emigrantët, Meta: Shqipëria e gatshme të bëjë pjesën e saj, pa ngritur mure

May 9, 2016 11:50

Emigrantët, Meta: Shqipëria e gatshme të bëjë pjesën e saj, pa ngritur mure

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti te henem një delegacion të Komisionit për Çështjet Evropiane të Parlamentit të Danimarkës kryesuar prej Kryetares së këtij komisioni, Mette Gjerskov.

Meta vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, dhe veçanërisht mes dy parlamenteve, si shumë të rëndësishme jo vetëm në planin dypalësh, por mbi të gjitha për integrimin evropian të Shqipërisë.

Meta theksoi se në këtë drejtim, fokusi mbetet në reformimin thelbësor të sistemit të drejtësisë, si kyç për suksesin e të gjitha reformave të tjera që janë të nevojshme për forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe për thithjen e më tepër investitorëve të huaj në vend.

Kryetarja e Komisionit për Çështjet Evropiane të Parlamentit danez, Mette Gjerskov vuri në dukje se Danimarka mbështet progresin e Shqipërisë dhe zbatimin e reformave kyçe që janë në proces, duke nënvizuar se kjo rrit besueshmërinë e Shqipërisë pranë partnerëve të saj evropianë.

Kryetari i Kuvendit Meta dhe deputetët danezë diskutuan gjithashtu edhe mbi situatën në rajon, duke u ndalur tek kriza migratore që ka prekur gjithë hapësirën evropiane.

Në këtë kuadër, Meta theksoi se kjo krizë është një sfidë e përbashkët evropiane dhe Shqipëria është e përgatitur të bëjë pjesën e saj, pa ngritur mure dhe në bashkëpunim me partnerët e saj ndërkombëtarë.

May 9, 2016 11:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim