Emigrantët në Idomeni, sytë nga Shqipëria për hapjen e kufirit

April 13, 2016 17:25

Emigrantët në Idomeni, sytë nga Shqipëria për hapjen e kufirit

Prej me shume se dy muajsh, 14 mije refugjate, kryesisht siriane, por edhe nga vendet e tjera ne konflikt, qëndrojnë ne kushte çnjerëzore ne Idomeni, një zone ne kufi mes Greqisë dhe Maqedonisë, ne pritje për hapjen e kufirit per te vazhduar rrugëtimin e tyre drejt shteteve perëndimore. Vizion Plus ishte aty për te pare nga afër kushtet ekstreme te refugjateve dhe për te biseduar me ta. Përtej kushteve të vështira te jetesës, këta refugjate janë per me tepër te rrezikuar edhe nga trafikantet, qe po shfrytëzojnë situatën për përfitimet e tyre. Shqipëria duket si një rruge joshëse per kalimin tranzit ne kushtet kur kufiri me Maqedoninë mbetet i bllokuar.

Disa njerëz kane ardhur këtu nga Shqipëria dhe me kane thëne perse qëndron këtu, ti duhet te largohesh, te ikësh ne Shqipëri. Shqiptaret janë njerëz shume te mire, ata jane mikpritës dhe do te te ndihmojnë për te shkuar ne Kroaci, Serbi apo ku te duash qe te shkosh. Por unë nuk di sesi te shkoj ne Shqipëri”, u shpreh Xhevat Han.

“Jam Alan Edin nga Siria. Dua te shkoj ne Gjermani. Qëndrojmë ketu prej 40 ditësh. Jemi shume te lodhur, por Maqedonia nuk na lejon te kalojmë. Ne duam qe qeveria shqiptare te na lejoje te kalojmë per ne Gjermani. Kjo është diçka e mire për te drejtat e njeriut. Nese Shqipëria hap kufijtë do te ishte diçka e mire për njerëzimin. Jemi te lodhur, shume larg nga shtëpitë tona, nga Siria dhe duam vetëm te jemi te sigurte. Nuk kam dëgjuar per Shqipërinë, por duam qe qeveria shqiptare te na marre atje per te kaluar me pas per ne Gjermani. Une kam nje fëmije te vogël dhe gruan time këtu ne kamp”, tha Alan Edin. 

Te qëndrosh ne kampin e refugjateve ne Idomeni është nje sfide ne kufijtë e mbijetesës. Fëmijët luajnë me çfarë te mundin. Nenat mundohen t’i qetësojnë të vegjlit, ndërsa gratë, nje pjese edhe shtatzëna, nuk kane kushte as për t’u lare, e jo me për t’u veshur. Burra qe humbasin shume shpejt qetësinë dhe janë gati qe përveç konfrontimeve me policinë, te përleshen edhe me njeri-tjetrin, skenarë te përsëritur shpesh ne këtë kamp. Por edhe pleq e plaka qe qëndrojnë neper çadra ne vetminë e tyre, me shpresën se nje dite do te kalojnë përtej kufirit.

“Quhem Ali Gondal dhe jam nga Pakistani, Islamabadi. Jam këtu prej te paktën 25 ditësh. Ketu ka shume siriane, afgane, pakistaneze dhe marokene te cilet nuk kërkojnë gje tjetër përveç hapjes se kufirit. Ne jetojmë çdo dite me shprese, por dje policia maqedonase na trajtoi si kafshe. Shume emigrante jane ne gjendje te dëshpëruar, me problem mendore nga kjo situate, pa ushqime te mjaftueshme, pa ilace, ka shume femije, pleq, por edhe gra shtatzëna. Ne vetëm presim, presim presim”, thotë Ali Gondal.

Ne kamp shërbejnë disa organizata huminatare, por edhe grupe vullnetaresh, siç është fondacioni “Kenedi” nga Korça. Idomeni është vendi ku me shume se hallet, problemet apo lufta qe i detyroi te braktisin shtëpitë e tyre, refugjatet i bashkon dhimbja dhe vuajtjet, por edhe shpresa se nje dite qëndrimi i tyre ne kushte te tilla do te marre fund, e ata do te mund te gëzojnë jetën e tyre ne liri.

April 13, 2016 17:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*