Klandestinët shqiptarë hyjnë në Angli me jahtin luksoz, por udhëtimi përfundon keq

November 8, 2019 11:49

Klandestinët shqiptarë hyjnë në Angli me jahtin luksoz, por udhëtimi përfundon keq

Autoritet britanike kanë arrestuar një 64-vjeçar, i cili po çonte me jaht 8 emigrantë ilegal shqiptarë.

Tetë emigrantë shqiptarë u zbuluan dhe u kapën nga autoritetet në bordin e një jahti luksoz, ndërsa tentonin të kalonin në Britaninë e Madhe.

“Tetë shtetas shqiptarë u gjetën në bord dhe çështjet e tyre tani do të trajtohen në përputhje me rregullat e imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar”, tha një zëdhënës.

Mësohet se shqiptarët u gjetën në një jaht në kanalin anglez. Ndalimi u krye falë ndërhyrjes së anijeve të Forcave Kufitare dhe helikopterëve. Më pas, u bë i mundur dërgimi i jahtit në portin e Portsmouth-it.

o.j/dita

November 8, 2019 11:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*