Emigrantët shqiptarë në Itali, të tretët për veprat penale

September 4, 2018 14:15

Emigrantët shqiptarë në Itali, të tretët për veprat penale

 

Numri i veprave penale të kryer nga shtetasit shqiptar në 2016-n në vendin fqinj ishte 7575, të renditur pas rumunëve, me rreth 16348 krime dhe marokenëve me 6115 denoncimeve.

Në raport me numrin e shqiptarëve që kanë emigruar në Itali, Il Sole përllogarit se në çdo 100 emigrantë, rreth 1.23 ka kryer një vepër penale.

Ndërsa krimet nga vetë italianët, sipas të dhënave të publikuara nga Infodata e Il Sole 24, është 66,477, ku sipas përllogaritjeve në çdo 100 italianë, 0.11 kanë kryer një vepër penale.

Shqiptarët nuk janë të parët ndër kombësitë më të përhapura në Itali për krimet e natyrës penale, as në drejtim të vjedhjeve e as për vepra të tjera, si vrasje, përdorim i narkotikëve, shfrytëzim prostitucioni, etj.

Thuajse në të gjitha kategoritë, shqiptarët janë të tretët në listë, pas rumunëve, dhe atyre nga Maroku.

Ky përpunim të dhënash nga portali italian u nxit prej debatit mbi emigrantët dhe “pushtimit” që i kanë bërë Italisë.

Megjithatë Il Sole në analizën e saj jep dy sqarime të rëndësishme.

E para, lidhet me faktin se një emigrant që kryen një krim nuk i bën kriminelë të gjithë emigrantët, me të njëjtën kombësi.

E dyta është e natyrës juridike. Supozimi i pafajësisë në fakt do të thotë se, kur flitet për krime, vetëm ato për të cilat ka një person është dënuar me vendim të formës së prerë janë marrë në konsideratë.

a.s/dita

 

September 4, 2018 14:15
Komento

2 Komente

  1. Messerschmidt September 4, 15:10

    Nuk do me cudiste fare dhe Lajmi:

    Emigrantet shqipetare te 15 ne Itali.

    Rendesi ka qe shqiptaret permenden nga medjat shqiptare vetem per te keq …terci e verci …tanjocka….

    Reply to this comment
  2. Argjon September 4, 15:23

    Disa të vërteta për lajmin.

    1) Numri i 5775 është i kallëzimeve.

    Në Itali jetojnë ligjërisht 440 465 shtetas shqiptarë. Po marr në analizë popullsinë shqiptare, sepse kultura dhe prejardhja janë të njëjta midis tyre dhe të ndryshme nga popullsitë jo italiane që jetojnë në itali. (Të gjithë ata që bëjnë analiza duke i përfshirë të gjithë të huajt si një popullsi e vetme, bëjnë gabime thelbësore në arsyetimin e studimit).
    – Ky numër mund të jetë edhe më i madh, nëse llogarisim ata pa leje.
    KËSHTU 98,7 % e shqiptarëve që jetojnë në Itali, nuk kanë asnjë kallëzim penal për vitin në fjalë.

    2) Sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë Italiane, deri në gusht 2018, në burgjet italiane ndodhen 2509 shtetas shqiptar ose 0,57% e popullsisë shqiptare që jeton në Itali.
    KËSHTU 99,43% e shqiptarëve që jetojnë në Itali janë shtetas të lirë dhe jetojnë me hallet dhe punën e tyre.

    3) Nga ata që janë në burg, vetëm 1622 janë të dënuar me vendim përfundimtar, baras me 0,37%.
    Kështu 99,63% popullsisë shqiptare në Itali është e PAFAJSHME sipas ligjeve në fuqi!

    4) Gjithsej 899 shtetas shqiptarë gjenden në paraburgim në pritje të vendimit. Deri atëherë janë të pafajshëm sipas ligjeve në fuqi.

    5) Sipas Osyrvaëtorit Antigonë, 46% e të huajve janë dënuar për vepra nën 1 vit burgim (ky numër është pak më i vogël për shtetasit shqiptarë) dhe vetëm 6% janë të dënuar me burgim të përjetshëm.

    6) Kur bëhet fjalë për veprat me vulë mafioze, atëherë 99% e të dënuarve janë italianë.

    Kështu, kur ju krijoni përshtypjen se shtetasit shqiptarë që jetojnë në Itali janë të gjithë në burg dhe bëjnë krime, sepse përditë lexoni lajme të tilla, ju thjesht duhet të pranoni se jeni duke bërë atë që në statistikë quhet “Bias” përzgjedhjeje ose në anglisht “Selection bias”. Thjesht arsyetimi juaj është një flluskë sapuni.
    Ajo që duhet të na shqetësojë është çështja se çfarë bëjnë këta të dënuar pasi kthehen në Shqipëri. Si është e mundur që bëhen deputetë apo kryetarë bashkie? Përse Berisha, Rama, Meta përzgjedhin njerëz të tillë?!
    Një herë na njollosin kur janë jashtë Shqipërisë, pastaj kur kthehen, duhet t’i mbajmë mbi shpinë si drejtuesë shteti dhe politikanë?!

    https://www.tuttitalia.it/statistiche/cittadini-stranieri/albania/

    https://www.giustizia.it/giustizia/it/mg_1_14_1.page;jsessionid=45uMcmmkJDbV3B6MQ1IfRjm0?contentId=SST135548&previsiousPage=mg_1_14

    http://www.antigone.it/quattordicesimo-rapporto-sulle-condizioni-di-detenzione/stranieri/

    https://openmigration.org/analisi/cosa-ci-raccontano-i-dati-sui-detenuti-stranieri-in-italia/

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*