Emigrantët shqiptarë nuk sjellin më para në atdhe, i investojnë në Itali

May 7, 2018 11:42

Emigrantët shqiptarë nuk sjellin më para në atdhe, i investojnë në Itali

 

Pavarësisht se Shqiptarët janë grupimi i dytë më i madh i emigrantëve në Itali pas rumunëve, kur bëhet fjalë për dërgesat e parave drejt atdheut, shqiptarët nuk hyjnë as në listën e 10 kombësive të para në këtë drejtim.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Italisë të përpunuara nga “Fondacioni Leone Moressa” dhe e përditshmja “Ilsole24ore” tregojnë se, shqiptarët janë të 12-të në listë, në terma absolutë, me vetëm 128 milionë euro dërgesa gjatë 2017-ës në vendin e tyre të origjinës, pra në Shqipëri.

Në  krahasim me vitin 2011 kemi të bëjmë me një rënie me 7.2%, gjë që është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e krizës që goditi të gjithë Europën e në veçanti Italinë.

Të dhënat tregojnë kështu qartë se, kursimet e shqiptarëve tashmë  nuk kanë më si destinacion Shqipërinë, raporton Scan.

Ndërkohë që në fillimet e emigracionit, në vitet `90, paratë e fituara dërgoheshin në familje për të ndihmuar sadopak apo edhe për t`i investuar, kryesisht në sektorin imobiliar, me kalimin e viteve tashmë kjo tendencë është përmbysur tërësisht.

Paratë e kursyera tashmë ngelen brenda Italisë.

Një ndër arsyet është numri i lartë i sipërmarrjeve të drejtuara nga shqiptarë, pasi në vendin fqinj numërohen zyrtarisht 41 mijë biznesmenë shqiptarë.

Kjo do të thotë se, paratë riinvestohen në biznes, duke bërë që gradualisht të “harrohet” atdheu.

Paratë e shqiptarëve tashmë të integruar në Itali shkojnë edhe për arsimimin e fëmijëve, investime në pasuri të patundshme në Itali, etj.

Integrimi i shqiptarëve në ekonominë italiane, tashmë që ka kaluar më shumë se një brez është arsyeja kryesore e kësaj renditje.

l.h/ dita

May 7, 2018 11:42
Komento

6 Komente

  1. Guvernatori SEIKO prej verteti: May 7, 12:46

    Emigrantët shqiptarë nuk sjellin më para në atdhe, i investojnë në Itali
    Por ne ua marrim ndryshe…duke cvleftesuar Euron!Nuk kane nga shkojne pa ardhur ndonje here ne memedhe..!

    Reply to this comment
  2. Ai May 7, 12:54

    Te punojme ne dhe te hani ju parasite? Fck u!

    Reply to this comment
  3. H May 7, 13:18

    Ata ju jepnin para se ishit pa bukë ju i shisnit pordhë . Hani cicat tuaja me dhëmbë tani.

    Reply to this comment
  4. Arben May 7, 16:09

    PYETJA ESHTE, KUSH ESHTE TANI

    PAS 20 VITEVE QE JETOJNE NE ITALI,

    ATDHEU I TYRE, ITALIA APO SHQIPERIA.

    POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK,

    KUR E SHIKON SE NUK I HECIN PUNE PERPARA

    JA FUT NJE TE RENI ME DORE.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK

    Reply to this comment
  5. nje antiturk i betuar May 7, 19:32

    Ty Arben turku , qe je nje injorant i teri , mjafton te lexosh komentet e tua pa asnje kuptim , te shker…te e gjithe Turqia e Arabia ç’te permban pragu . Ti tallesh me popullin shqiptar , more zagar i felliqur ? Allahu habar !

    Reply to this comment
  6. shqip May 7, 20:12

    Kete pune duhet t’a bejne sidomos, shqiptaret e greqise, po jo t’i investojne atje, por t’i depozitojne disa vjet rresht,neper banga, deri sa te ngelen si peshku pa uje, parazitet ne shqiperi si : parazitet politik , bizneset me para te pista, parazitet mediatik, parazitet kulturor (vecanerisht te muzikes tallava, qe shkojne e “vjelin”, jashte shqiptatret duke i mallengjuer me “dashurine” per atdheun) . Pasi te ngordhin keta parazite te vijne e t’i investojne ne shqiperi ….dhe faqja e atdheut te tyre, te ndryshoje pergjithmone .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*