Emigranti vritet në sy të gruas e djalit, hetim të kaluarës

March 18, 2014 01:10

Emigranti vritet në sy të gruas e djalit, hetim të kaluarës

Ekzekutohet emigranti shqiptar në sy të gruas dhe fëmijës, dyshohet larja e hesapeve për konfliktet e vjetra. Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e djeshme qendër të Riminit në Itali, kur 26-vjeçari shqiptar Nimet Zyberi është qëlluar me 7 plumba pistolete, pesë nga të cilët i shkaktuan vdekjen në vend. Ngjarja ka ndodhur rreth orën 11:30 në parkingun e një qendre tregtare, ku viktima kishte shkuar për të bërë pazar bashkë me gruan dhe djalin e vogël. Autori ende i paidentifikuar, e ka ndjekur dhe pritur Zyberin që të dalë nga supermarketi dhe në momentin që s’e ka pasur mendjen dhe po fuste ushqimet e blera në bagazhin e makinës së tij, i është afruar duke e qëlluar për vdekje. Besohet se krimi është i paguar, pasi Zyberi nuk e ka njohur autorin dhe po kështu as bashkëshortja e tij. Ngjarja ka krijuar panik dhe terror te dy familjarët dhe kalimtarët e shumtë.

Mediat italiane raportonin po bëhej gati të hipte në makinën e tij, tip “Mercedes A-Class”, kur papritur një person, ende i paidentifikuar i është afruar dhe e ka qëlluar me 7 plumba 26-vjeçarin shqiptar. Pesë prej plumbave e mbërthyen në trup duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse. Një tjetër predhë goditi makinën dhe e fundit u gjet teksa kishte shpuar murin e parkingut. Autori pas atentatit është larguar me shpejtësi me vrap, por më tej është parë edhe një makinë të lëvizte me shpejtësi.

Policia italiane mori dëshminë e bashkëshortes që u gjet e shokuar në momentet e para, si dhe pyeti disa dëshmitarë të tjerë. Por besohet se pamjet filmike të kamerave të sigurisë së qendrës tregtare, parkingut dhe bizneseve përreth do të zbardhin identitetin e autorit. Motivet e krimit mbeten mister, por besohet për një vrasje për larje hesapesh dhe pazare të vjetra, konflikte që 26-vjeçari i ka mbartur, ndaj po hetohet edhe aktiviteti i tij në të kaluarën.

Nga hetimet e para, del se ekzekutimi i Ziberit është kryer me një pistoletë të kalibrit 7.65 dhe plumbat e kanë zënë në kraharor. Dëshmitarët thonë se, përveç ekzekutorit ndodheshin dhe dy persona që e prisnin atë në një makinë aty pranë. Sipas policisë, mund të kemi të bëjmë një vrasje për larje hesapesh. Nimet Ziberi ishte banor në Misano, provincë e Riminit.

March 18, 2014 01:10
Komento

3 Komente

  1. Eli March 18, 10:18

    Ja pra cfare do te thote te pasurohesh brenda nates? Te hikesh per dhjame qeni,dhe te lesh femijet jetim….jo mor cuna jo akoma nuke ka perenduar koha e kazmes dhe e lopates,kompjuteri po ben punen e tje po nuk nderton pallate dhe rruge. Punet e pista kete bylmet kane.

    Reply to this comment
    • rimini March 19, 00:58

      mos komentoni palidhje o njerez kur nuk i njifni ropt…un kam punu ne ndertim me ket djalin para 4 vitesh dhe me djale punetor nuk ban nana!! nuk e di se ca mund te kete bere i ndjeri por sido qe te jete puna nuk vritet njeriu ne sy te familjes!! ngushellime familjes dhe i qofte dheu i lehte 🙁

      Reply to this comment
  2. nga halli March 28, 19:20

    se di si dhe tek,kane rrjedhur gjerat por nga klasa fillore deri ke e mesmja e njof paulinin,nje njeri qe as mizes nuk ka ditur ti thoje shporru kurre e jo me te vrase njeri,,ai ishte me seder dhe me tradite familjare shume te mire i edukuar dhe shum puntore,,gjithsesi ngushellime familjes zyberi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim