Emil Lafe: Përpjekja për të rrëzuar standardin vjen nga Kosova

Redaksia Online April 20, 2013 11:38

Emil Lafe: Përpjekja për të rrëzuar standardin vjen nga Kosova

Profesor Emil Lafe, një nga lëvruesit e gjuhës shqipe, në një intervistë për Ben Andonin te JAVA shprehet shumë i shqetësuar për tentativat për të ndryshuar standardin e shqipes. Ai mendon se kjo lëvizje për të ndryshuar standardin vjen nga Kosova, dhe përçarja sipas tij vjen pikërisht prej tyre. Janë “një grup gjuhëtarësh të rinj, kryesisht të Kosovës, që kanë lënë mënjanë teorizimet e mjegullura dhe sibline të mësuesve të tyre dhe janë shprehur haptas kundër standardit të sotëm. Për këtë mund të bindet kushdo duke lexuar librin e tyre ‘Gjuha e këputun e shqipes’, të botuar në Prishtinë para dy vitesh.”

Sipas tij, po tejkalohet masa e kërkesave për ndryshim. “Kjo ka të bëjë me qendrimet e disa personave të veshur me pushtet në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës”. Më tej, ai thotë se fjalët ‘komb’ dhe ‘kombëtar’ janë të ndaluara për AShAK, edhe pse konsulta Gjuhësore e Prishtinës e vitit 1968 doli me moton “një popull – një gjuhë”!

Prof.Rami Memushaj ka llogaritur se lëviz drejtshkrimi i 5000 fjalëve e trajtave të tyre. Dhe pastaj ka ndonjë që beson naivisht se askush në Këshill nuk ka synim të rrëzojë Standardin…”/ Respublica.al

Redaksia Online April 20, 2013 11:38
Komento

5 Komente

  1. Marin April 20, 23:37

    Ne nuk na prishin pune gjuhetaret tradhtare kosovare, por armiku nr. 1 i kombit shiptar Sali Ram Berisha. Ky diktator, agjent i UDB -se, eshte frymezuesi dhe mbeshtetesi financiar e shpirteror i tradhtarebve te gjuhes shqipe qe duan t’i heqin zanoret shqipes per ta bere si serbishten. Pas rrezimit te ketij diktatori te tmerrshem, nuk do te guxojne me gjuhetaret tradhatare kosovare te afrohen ne Tirane!

    Reply to this comment
  2. Kerpaci April 21, 05:14

    E kuptoj shqetesimin e profesorit, por s’jam dakort me te. Kosovaret jane te mire per mercenare dhe mercenareve nuk ju intereson shume se c’gjuhe do flasin, ndaj dhe s’mund t’i futen kesaj pune. Me se shumti kjo perpjekje eshte e katolikeve tane qe i marrin udhezimet e helmeta nga pertej detit.

    Reply to this comment
  3. shqiptari April 21, 05:47

    Eshte fatkeqesi qe tani, kur vendi yne ka hyre bindshem ne hulline e konsolidimit si nje komb dhe me nje gjuhe te njesuar, ka njerez qe, per ambicie lokaliste, tw cilat nuk mund te them me bindje se nuk jane dashakeqe, po orvaten te coroditin te gjithe kulturen shqiptare, duke e kthyer, ne menyre donkishoteske, ne dekada prapa. Vini gishtin kokes se cfare po beni te dashur miq. Hiqni nga koka mendimet percarese. Boll na percane e na shqyen te tjeret, te mos e shqyejme edhe ne veten.

    Reply to this comment
  4. Kerpaci April 21, 08:58

    Te dhjefsha mu ne konsolidimin kriminalo-banditesk berishian!

    Reply to this comment
  5. studenti April 21, 09:07

    Duhet pare sandardi si produkt i dimensionuar per perdorim dhe prodhuesit e tij.Kurre nuk mundet qe prodhues te pastandardizuar te japin produkte te standardizuara.Sipas mendjeve te kutivuara te te gjithe botes fjala e shkruar eshte njeri prej kritereve me te thjeshta te kuptimit te standardit gjuhesor, ndersa sipas mendjeve politike- akademike-patriotike te Shqiperise e Kosoves duhet vene ne baze te standardit fjala e folur.Mjafton te numerohen folesit natyrore dhe fjala e tyre te merret nga rrenjet e perdorimit per t’i sherbyer mistifikimit te politizimit ne vend te asaj te komunikimit te kulturalizimit nen disa mbulesa te akademizmit.Shqipfolesit do te standardizohen sociologjikisht dhe kulturalisht pastaj gjuhesisht dhe do te tejkalojne çdo lloj standardi te ashtuquajtur akademik prej disa te ashtuquajturve shkencetare qe pas shpines qeveritare-partialke gjejne nje furrik.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*