Emiljano Nuhu tregon e-mailin dhe telefonatën me drejtuesin e policisë: “Kishin porositur ekzekutimin tim”

September 29, 2018 20:15

Emiljano Nuhu tregon e-mailin dhe telefonatën me drejtuesin e policisë: “Kishin porositur ekzekutimin tim”

Në një intervistë për emisionin ‘Kjo Javë’ me gazetaren Nisida Tufa, ish oficeri Emiljano Nuhu, flet sërish nga arratia pas deklaratave të SHÇBA-së, në lidhje me rastin e Xhisiela Malokut. Ish oficeri Nuhu thotë se nuk i heq asnjë presje asaj ç’ka ka deklaruar në intervistën e tij të parë, ndërsa thotë se disponon fakte e prova të cilat do i bëjë publike vetëm në Gjykatë. Ndër të tjera ish oficeri, akuzon institucionet përgjegjëse se po tentojnë të manipulojë ngjarjen.

INTERVISTA E PLOTË

Nuhu faleminderit që pranuat të intervistoheni në News24, bashkë do të zhvillojmë këtë intervistë. Përshëndetje!

Përshëndetje, faleminderit edhe ju për ftesën

Ka bërë shumë bujë intervista juaj Z.Nuhu, ka ndodhur një sërë ngjarjesh një sërë zhvillimesh pas deklaratës tuaj të fortë. Si i keni ndjekur zhvillimet e fundit?

I kam ndjekur të gjitha zhvillimet e fundit ku nuk del asnjë nga ato që kam thënë unë, po mundohen të manipulohen nga institucionet që ka në dorë pushteti. Dhe politika mundohet të hedhë baltë në ato çfarë unë deklaroj.

Çfarë do të thotë që nuk ka dalë asgjë nga ato çfarë ju keni thënë. Unë dua ti referohem fillimisht datës 21 korrik. Ku ju pretendoni se gjithçka ka ndodhur në komisariat. Mirëpo në reagime deklaratat e fundit, si ajo e SHCBA, ju nuk rezultoni fare në detyrë në datën 21 korrik. Si e provoni ju dhe çfarë keni për të thënë

Atë që kam deklaruar për në datën 21 korrik i qëndroj dhe është e vërtetë. Pse drejtoresha e SHKB nuk publikon pamjet filmike të datës 21, por mundohet se nuk ka gjetur laborator për ti modifikuar, dhe pret derisa ti modifikojë dhe t’i nxjerrë. Këtë pret drejtoresha? Dhe më ngre disa akuza që nuk qëndrojnë. Kalimi i paligjshëm i kufirit nga ana ime nuk ekziston nga ana ime.

Do t’i marrim me radhë edhe ato por unë dua të qëndroj të data 21 ju vetë si e provoni se keni qenë në komisariat. A keni ju prova? Sepse çështja ka shkuar në gjykatë tani. z.Balla ka bërë kallëzim penal ndaj jush dhe personave të tjerë. Ju vetë si e provoni se keni qenë në gjykatë.

Unë kam prova për ta provuar por vetëm në gjykatë do t’i dorëzoj këto prova që kam për ta provuar praninë e njerëzve që kam përmendur dhe që kanë qenë në komisariat. Pavarësisht se institucionet po mundohen që t’i manipulojnë me të gjitha mundësitë dhe hallkat shtetërore që ato kanë.

Pra ju mendoni dhe jeni i bindur se keni prova të forta për ta hedhur poshtë pretendimin e SHCBA e cila flet në fakt me prova. Nga këqyrja e pamjeve filmike e gjithçka tjetër që disponon në bazë të hetimeve.

SHCBA pse nuk i mori pamjet filmike në momentin që rasti u bë publik dhe ti publikonte?

Po, ndoshta këtë e ka lënë për një hap të dytë dhe për pjesë të hetimeve

E ka lënë për një hap të dytë për të arritur për ti modifikuar pamjet filmike ose për ti fshirë dhe për të mos të nxjerrë personat e implikuar, për shkak se kanë fuqi politike dhe janë persona të parlamentit shqiptar.

Ju e mohoni faktin që çështjen në fjalë e keni marrë më datë 27 korrik. Sepse në datën 21 ka qenë një tjetër oficer policie, i cili është pezulluar?

Në datën 27 është bërë urdhri i delegimit për vazhdimin e hetimit nga ana ime. Më është deleguar dosja nga Prokuroria, kurse data 21 unë kam kryer veprime jo të deleguara me urdhër, por të deleguara me anë të telefonit, janë kryer veprimet hetimore. Dhe unë nuk kam arritur ti kryej këto veprime hetimore për shkak të kërcënimit që kam denoncuar. Që u kërcënova në zyrën time nga personat që unë kam përmendur dhe i përmend përsëri. Dhe ky ishte shkaku që erdhi oficeri tjetër dhe vazhdoi veprimet hetimore të datës 21.

Kur i keni kryer këto veprime, për të qenë më konkret. Kur i keni kryer veprimet?

Të thash, në datën 21 veprimet e mia u ndërprenë për shkak të ndërhyrjes së deputetit Rrahman Rraja, Taulant Ballës dhe kryetarit të bashkisë që më kërcënuan brenda në zyrën time. Nuk arrita dot të bëja më veprime dhe në datën 21 veprimet i kaluan oficerit Gentian Citozi. Unë kam vazhduar hetimet pasi prokuroria mi delegoi me urdhër delegimi në datën 27, sepse asnjë oficer nuk i mori përsipër për ti kryer ato hetime. Unë pranova t’i merrja përsëri përsipër dhe në datën 30 u kërcënova përsëri, që kam bërë kallëzim në komisariatin nr. 6.

Z.Nuhu në respekt të të gjithë atyre që janë të prirur për t’ju besuar për gjithçka që ju thoni, ju lutem a mund të jepni apo mund të shfaqni disa detaje rreth personave që kanë qenë në komisariat në datën që ju pretendoni. Flasim këtu për deputetin Balla, për z.Bushi dhe persona të tjerë që keni përmendur. Mund të ndani me mua, ndonjë detaj që ata vërtet kanë qenë në komisariat edhe pse provat i keni lënë për një hap të dytë për në gjykatë.

Ata kanë qenë në komisariat dhe detaji që unë kam nga zyra ime janë fjalët e tyre që ata më kanë thënë me ironi, që janë shprehur nga deputeti Taulant Balla dhe Artur Bushi që: ‘hiqe pistoletën nga koka e oficerit se nuk i bën oficeri këto gabime’ dhe kam qenë nën trysninë e armës së zjarrit brenda zyrës time. Presioni psikologjik që kam pasur në ato momente, ishte shumë i madh dhe nuk më linte mua mundësi i vetëm në zyrë të kapja detaje të shumta përballë 4-5 personave që kisha përballë.

Çdo detaj që ju mund të thonë përbën kuriozitet por edhe fakt për publikun që ndjek me shumë interes. A mbani mend si ishin veshur? Mbani mend ndonjë detaj tjetër, si u drejtuan kush hyri i pari.. Gjithçka që mund të na thoni ?

I pari mesa më kujtohet ka hyrë deputeti Rrahman Rraja, ka qenë i pari që ka hyrë në zyrë. Pastaj të tjerët me radhë. Dhe më agresiv nga të gjithë personat që kanë qenë brenda, ka qenë vëllai i deputetit Xhelal Rraja.

Pse?

Ai ka qenë më agresiv, për shkak të veprimeve kriminale që ka kryer gjatë gjithë kohës dhe është person me precedentë të theksuar kriminalë i dënuar për disa vepra penale. Njihet në të gjithë në zonë ca përfaqëson. Njihet nga strukturat e policisë pavarësisht se nuk marrin guximin të shprehen. Ai person ka hyrë i armatosur në zyrën time me armë pa leje. Këtë e theksoj ka qenë i armatosur me armë pa leje. Një person me 3-4 vepra penale. Dua të theksoj se shtetasi Xhelal Rraja në 1997 – 1998 së bashku me vëllain e tij ka shkëmbyer zjarr me një punonjës policie të stacionit të policisë Fushë Krujë, dhe do të shpjegoj faktin tjetër që deputeti ka ngelur i plagosur në ato vite dhe prandaj qëndron gjithmonë me syze, dhe polici ka ngelur i plagosur. Këta çfarë përfaqësojnë njerëz intelektualë që janë brenda parlamentit të Shqipërisë. Janë njerëz me precedentë kriminalë.

Po mirë, Z.Nuhu një person që hyn në komisariat i armatosur përbën rrezik apo jo? Pse nuk e bëtë të madhe që në ato momente? Pse reagoni shumë më pas? Pse nuk reaguat që aty? Pse nuk e kallëzuat?

Direkt pas çastit që unë u kërcënova sa gjeta mundësinë reagova duke kontaktuar me prokurorin e gatshëm dhe me drejtuesin tim të komisariatit. Në rrugë institucionale, këta persona për të zbatuar ligjin,  drejtuesi im i komisariatit duhet të më kishte dërguar forca shtesë policie që unë të kisha mundësi këta persona të ndaloheshin në ambientet e komisariatit dhe të fillonte procedimi penal ndaj tyre. Por drejtuesi im i komisariatit nuk e bëri këtë gjë. Më tha merre me qetësi, qetësohu se do flasim me të e zgjidhim në mënyrë jo ligjore. Dhe prokurorisë unë ia shpjegova të gjithë situatën dhe prokuroria më tha që shko në prokurorinë e Përgjithshme për të bërë kallëzim. Se prokuroria e Përgjithshme është kompetencë e saj për të marrë kallëzime nga persona me imunitet. Duke e menduar që nuk po më mbështeste asnjë nga strukturat e policisë dhe nga prokuroria, i ndodhur i vetëm përpara dy njerëzve të Parlamentit të Shqipërisë dhe një Kryetari të Bashkisë dhe grupet kriminale që ato mbështesin, cfarë mund të bëja unë i vetëm po të kisha kallëzuar këta që kallëzova nga BE ta kisha kallëzuar në Shqipëri. Unë nuk do isha, nuk do ekzistoja më sot. Do isha …

Z. Nuhu unë vijoj të theksoj që z.Balla mohon kategorikisht që ka qenë në dt. 21 në komisariat. Madje thotë që nuk ka qenë fare, ka qenë diku tjetër, duke peshkuar. Ju çfarë keni për të thënë në lidhje me këtë. Duke i qëndruar fort detajeve, çfarë kujtoni nga z. Balla se ju ka thënë atë ditë sipas pretendimeve tuaja?

Dua të jap një shpjegim të vogël. Edhe mostra e Selenicës që vrau 8 persona në prani të të gjithë fshatit e mohoi si krim në hapat e para. Tha: Nuk i kam vrarë unë. Edhe Taulant Balla do ta mohojë këtë krim.

Po ai ju ka kallëzuar apo jo, është i bindur në faktet dhe provat e tij që nuk ka qenë aty?

Po mirë ta vërtetojë që nuk ka qenë.

Pas gjithë kësaj ju do ti ndryshonit diçka deklarimeve tuaja?

Nuk i ndryshoj asnjë presje deklarimit, dhe vazhdoj t’i qëndroj atij deklarimi deri në fund.

Nuhu shtetasja Maloku është mirëpritur dhe trajtuar me përparësi nga policia, gjithmonë sipas deklaratave dhe reagimit të zv/drejtoreshës së policisë e ndani këtë mendim me ne?

Kam mendim krejt të kundërt. Ajo ka shkuar në disa komisariate në kohë të ndryshme. Në komisariatin nr 3, në komisariatin nr 6 në komisariatin e Krujës për të kallëzuar këto veprime ndaj atij shtetasi por nuk janë marrë kallëzimet. Dhe e vetmja ditë kur është marrë kallëzimi është në datën 21 në komisariatin nr. 3 pas shumë përpjekjeve të shtetases Xhisiela Maloku. Dhe pas kësaj kohe veprimet janë kryer por ajo nuk është trajtuar mesa di unë me përparësi, sic e shpjegon drejtoresha.

Nga 11 detyra të lëna nga prokuroria ju keni zbatuar vetëm 4. Zgjerohemi pak te kjo?

Po do përqendrohemi pak te kjo. Mesa mbaj mend unë nuk janë 4 janë diçka më shumë por, këto m’u ndërprenë      për shkak të transferimit tim dhe dosjes time që mu hoq brenda ditës në datën 15 gusht kur unë u transferova. Nuk i lash unë përgjysmë, mi ndërpreu transferimi që më bëri drejtori i përgjithshëm dhe dosja m’u mor po në atë datë në datën 15.

Në bazë të komunikatës për shtyp që mbajti zv/drejtoresha, nga pamjet filmike, rezulton se ju z.Nuhu jeni takuar me personin nën hetim në një lokal në një bar në Tiranë, në datën 30.

Jo, nuk jam takuar me personin nën hetim. Shikojeni mirë dosjen Rexhep Rraja.

Policia flet me pamje z.Nuhu…

Por aty kanë ardhur kushërinjtë e tij. Redian Rraja dhe Ramazan Rraja, shikoje i ke edhe në dosjen që ndodhet në Prokurori që unë kam dorëzuar në Tiranë.

Pra, bashkë me ta ju nuk keni qenë fare i pranishëm? Pra s’keni qenë fare në datën 30 në këtë lokal?

Jo unë kam i qenë i pranishëm kur më kanë kërcënuar me jetë që të mos vazhdoja përsëri hetimet.

Ku? Ku keni qenë?

Kërcënimi ishte nga ata në datën 30 unë i kam takuar dhe më kanë kërcënuar që mos vazhdo hetimet ndaj nesh se do të vrasim dhe do të zhdukim familjen dhe këtë e kam kallëzuar

Po pra dmth konfirmohet ky takim po ku ? Ku është zhvilluar?

Është zhvilluar në një lokal në zonën e unazës së re. Reach mond e ka emrin lokali.

Në datën 30?

Po

Edhe një herë kush ishin të pranishëm dhe sa ndenjët në këtë lokal?

Redjan Rraja dhe Ramazan Rraja. Ramazani është djali i Xhelalit që më kërcënoi në zyrë. Sa kam ndejtur? Ka qenë shumë kohë e shkurtër komunikimi me ata.

Çfarë ju thanë?

Po vazhdove më hetimet kundrejt nesh, kundër fisit tonë, të pyesësh për ne, ne do të zhdukim ty dhe familjen tënde për 24 orë.

Nuhu një pyetje, ju pse pranuat ti takonit jashtë komisariatit këta persona?

Ata po më ndiqnin nga mbrapa dhe më kontaktuan ‘ po vijmë të të takojmë, kërkojmë takim me ty’ dhe unë për shkak të asaj çfarë ata përfaqësonin, lidhjen e tyre rrezikshmërinë e tyre isha me idenë për ti sqaruar dhe për ti minimizuar problemet se nuk po mund ti përballoja problemet ti acaroja, dhe i prita në një lokal, të mbikëqyrur nga kamerat e sigurisë dhe duke pasur njerëz e ndjeja veten më të sigurtë.

Dhe çfarë ju thatë ju? Si iu përgjigjët ju?

Unë i jam përgjigjur duke bërë kallëzim në komisariatin numër 6. Cfarë përgjigje t’i jepja dy kriminelave që po më kërcënonin.

Ishin të armatosur?

Nuk ia vura fort veshin. Nga informacionet që disponon policia ata lëvizin gjithmonë të armatosur dhe janë të dënuar disa herë për armëmbajtje pa leje dhe kanosje me armë.

Në datën 15 shtator ju jeni larguar nga Shqipëria, përmes aeroportit të Prishtinës z.Nuhu por ju nuk rezultoni në sistemin TIMS, as të Shqipërisë dhe as të Kosovës…

Unë jam larguar në datën 12 rreth orës 23:30 kam kaluar në pikën e kalimit kufitar në Morinë.

Në datën 12?

Dhe kam kaluar me automjet. Dhe aty dokumentat e identifikimit ia kemi dhënë një punonjësi policie kosovar. Që i ka parë dhe i ka regjistruar ai ca ka parë të arsyeshme sipas procedurave ligjore që zbaton pika e kalimit. Pika e kalimit është e mbikëqyrur me kamera, mund të shkojë drejtuesja e SHKB ti marrë ti shohë që unë kam kaluar aty në mënyrë të ligjshme, jo të paligjshme.

Pra, flisni për datën 12 dhe që menjëherë keni lëvizur në një vend të BE?

Po në datën 12 kam lënë Shqipërinë në shtator

Ku ndodheni?

Në një vend të BE

Keni lëvizur gjatë kësaj kohe?

Kam lëvizur pas publikimit të vendndodhjes time që bëri z. Artan Hoxha. Për arsye sigurie kam lëvizur

Nuhu në datën 16 ju keni telefonuar për armën tuaj që ta dorëzoni?

Unë armën e kam dorëzuar sipas procedurave. Dhe arma ndodhet në magazinën e drejtorisë vendore të policisë Berat. Dhe kam dokumentin që kam dorëzuar armën sipas procedurave. Ato pretendime që ngre zonja drejtoreshe e SHKB nuk rezultojnë.

Kur e dorëzuat armën?

Armën e dorëzova pasi u largova nga Shqipëria. Largimi im në 12 shtator është marrë vendimi brenda ditës për arsye sigurie se mua më kërcënohesh jeta edhe nga një grup shumë i fuqishëm dhe do ekzekutohesha dhe nuk doja t’i lija asnjë hapësirë që të kuptonte largimin tim nga Shqipëria. Se nuk do kisha arritur dot të largohesha nga Shqipëria nëse do i kisha dhënë të kuptonin që unë e kisha kuptuar gjithçka.

Z.Nuhu unë dua ti rikthemi përsëri datës 21. Pasi ndodhi ajo që ju pretendoni, me kë folët për këtë gjë? Për deputetin Taulant Balla, për kërcënimin që keni marrë?

Fola me drejtuesin tim të komisariatit dhe prokuroren e gatshme me këta dy persona kam komunikuar atë ditë. Më pas në datën 3 gusht kam vënë në dijeni drejtorin e përgjithshëm të policisë dhe ministrin e brendshëm për problemin dhe në datën 14  përsëri e kam vënë në dijeni me email po asnjë reagim nuk ndodhi nga këto institucione. Pse si përmend zv/drejtoresha në deklaratën e saj dy emailet që unë i kam nisur drejtorit të përgjithshëm të policisë dhe ministrin e brendshëm?

Pra ky email ekziston?

E mail është nisur nga email zyrtar i policisë së shtetit dhe ekziston .

Janë dy emaile tuaja?

Po që unë i kam kërkuar ndihmë drejtorit të përgjithshëm për kërcënimin që më është bërë.

Tek ky email ju e përmendni deputetin Taulant Balla?

Jo nuk e përmend deputetin Taulant Balla në e mail për shkak të hakmarrjes që do bënin ata ndaj meje po ta kisha përmendur.

Pra ju emrin e deputetit socialist Taulant balla për herë të parë e përmendni vetëm publikisht kur vendosët të flisni.

Po nuk kisha guximin dhe besim që mund ti përmendja duke qenë në Shqipëri, për shkak të njerëzve që përfaqësojnë dhe fuqinë që kanë me pushtetin

Po në email cilët emra përmendët?

Në email i kam treguar rastin dhe kërcënimin që më është bërë nga shtetasit në datën 30 korrik të 2018 dhe ngjarjes se si ka ndodhur me hollësi ca përfaqësonin njerëzit që më kërcënuan dhe rrezikshmërinë e tyre.  Dhe për shkak të këtij problemi drejtori i përgjithshëm duhet minimalisht të më kishte thirrur dhe të më kishte pyetur si qëndron problemi dhe pastaj ta vlerësonte kisha nevojë unë për ndihmë, për mbështetje për mbrojtje, ose s’kisha. Por drejtori i përgjithshëm as këtë gjë minimale nuk e bëri për të më pyetur si qëndron e vërteta.

Pra në vija të përgjithshme me aq sa kujtoni, çfarë përmbajtje kishte ky email?

Disa reshta nga ky email: Z.Drejtor i Përgjithshëm kërkoj mbështetjen tuaj pasi unë në këtë vend ndihem i kërcënuar për shkak të dosjes hetimore që unë po vazhdoj hetimin dhe për shkak të kërcënimeve që më janë bërë në mënyrë të njëpasnjeshme nga shtetasit që kam përmendur. Dhe kërkoj të merrni masa në mënyrë ligjore për të më mbrojtur.

Po përgjigje a morët?

Jo nuk mora asnjë lloj përgjigje, as me email zyrtar, as më mori njeri në telefon për të më pyetur si qëndron e vërteta. Një neglizhencë totale ndaj strukturave të policisë së shtetit ndaj meje

Dhe kjo ju bëri që ju të largoheni. Të merrni vendim që të largoheni pas kësaj?

Vendimin e kam marrë në datën 12 shtator pasi mora një informacion që duan të më vrisnin dhe ky ishte vendimi që nuk mund të rrija dot më në atë vend.

Edhe një herë çfarë informacioni morët ?

Informacioni i datës 12 ishte deputeti i Krujës kishte porositur ekzekutimin tim te një personazh shumë i njohur në atë zonë që ai e mbështet politikisht.

Kush ua dha këtë informacion?

Burimet e mia sekrete

Nuhu edhe një pyetje ju përveç se me personat zyrtarë të policisë, me dikë tjetër e konsumuat? Apo e mbajtët hermetikisht të gjithën

E konsumova vetëm me njerëzit e beusar. Pasi nuk kisha shumë besim se po të më dilte fjala prisja shumë gjëra të këqija. Pavrësisht se në 29 korrik ajo u denoncua nga ish kryeministri berisha ne media dhe aty më hyri jashtëmase frika. Se nga kërcënimi ata më thanë që do të vrasim nëse del një informacion për këto që po ndodh në zyrë.

Në bazë të këtij informacioni që ju keni marrë si do të kryhej ky ekzekutim?

Unë do vritesha. Mënyrën se si do e kryente personi që e kishte marrë përsipër.. mënyra e tij e ekzekutimeve. Nuk mund të them. Po ajo zonë mbahet për vendosjen e tritoleve dhe grupi që e kishte marrë përsipër mbahet për vendosjen e tritoleve

Po tani që vendosët të ikni, ndiheni të kërcënuar keni frike?

Vazhdoj të ndihem i kërcënuar por autoritetet ku kam kërkuar mbështetje dhe mbrojtje ma kanë siguruar këtë mbrojtje.

E keni fituar statusin e azilantit?

Më kanë siguruar mbrojtje

Me ish oficerin Zagani si jeni njohur?

Me ish-oficerin Zagani jam njohur për shkak të hallit që më ka zënë dhe pasi kam ardhur në këtë shtet nuk dija kujt ti kërkoja ndihmë. Jam munduar të kontaktoj kam kontaktuar me të dhe ndihma e vetme që më ka dhën më ka treguar portën e institucionit ku unë doja të trokisja, më ka marrë një ditë të shtëpia e tij më ka dhënë bukë dhe kaq ka qenë ndihma

Ndryshe nga ish oficer Zagani zgjidhni të shfaqeni i mbuluar. Pse?

Për shkak të punës ku unë kam punuar për 6 vjet me grupet kriminale si agjent në mbulim. Nuk mund të shfaqem me fytyrë të ekspozohem ndaj grupeve kriminale që unë kam futur në burg.

 

v.l/ Dita

 

September 29, 2018 20:15
Komento

18 Komente

  1. koment September 29, 21:33

    pergjigje te besueshme nga ana e nuhut
    frika nga persekutimi eshte njerezore
    komisariatet dhe prokuroria vijne ere e keqe ne kete pune

    Reply to this comment
  2. kUSH JANE ATA BIRA KURVE QE PO MBAJNE MEDIAN & SHQIPTARET NEN TERRORIN E KRIMIT DHE September 29, 21:34

    PERSE I SHKON PAS MEDIA

    KY KAZAN GJIGAND I PLEHRAVE POLITIKE ?!

    KUJT I INTERESON RRADIKALIZIMI SHOQERISE SHQIPTARE

    SPRUCUAR NGA GOJET E RROPSIVE POLITIKE

    PD -LSI DHE PERSE NUK KA REAGIM NGA SHTETI

    DHE OPINIONI MBARE SHQIPTARE ?

    MOS VALL JANE SHNDRUAR TE GJITHE NE

    SKICOPFRENE DHE S’KUPTOJN CPO NDODH ME TA ?!

    KUSH E DREJTON MEDIEN SHQIPTARE

    DHE BANDAT E OPOZITES PUTANE ?!

    Reply to this comment
  3. info analitike September 29, 21:38

    I njejti sulm i mbarpshte iu be edhe Zaganit madje ishte kriepsikoja i pari qe nuk la gje pa i thene. Po ama pak kohe me vone e hodhi Tahorrin ne rruge si qen ashtu sic beri edhe me Rroshin pasi e mbrojti me te gjitha menyrat.
    A ka me besueshmeri kjo polici e korruptuar e mbushur me kriminele e trafikante e ku ka drejtues policie qe jane ende ne kerkim, si bashkepunetore te trafikanteve te hashashit e te krimit, e cuditerisht nuk kapen edhe pse jane ekzistojne te gjitha mundesite per ti kapur. Bandat kriminale dhe krimi jane ulur kembekryq e po sillet me arrogance sepse ndihen te mbrojtur nga shteti

    Reply to this comment
  4. Tani September 29, 21:45

    Ky na qenka shume person me rrezikshmeri te larte per qeverine dhe Parlamentin, qe te eliminohet nga Pollicia! Uaua!Pika qe sju bije ata qe te japin azil! E perse do te eliminonin ty? Per nje shuplake te nje djaloshi ndaj vajzes qe dashuron.!Ne radhe te pare nuk ka ceshtje sepse vajza terhoqi cdo akuze. Pra, perse dueht te eliminojne ty? E cuditeshme! Keshtu i bie qe gjysma e shqiptareve te vriten me njeri tjetrin, me pagese ose me ‘police shteterore’ per nje shuplake apo per nje fjale goje. Nje xhelozi te rinjsh qe perfundoka me vrasjen e nen-shefit te policise! Teper e marre ta mendosh, le pastaj te besh nje novele me kete histori. Dhe na qenkesh ngritur e gjithe qeveria dhe pushteti qe nga Parlamenti (Balla) e deri tek Policia e shtetit qe te vrisnin ty, nje cope mbeturine Kruje? Mashtro, mashtro se sa me shume mashtron aq me shume para do te jape SHQUO-i. Eshte si ai gjeli i plakes qe sa me shume i binin me shkop aq me shume ‘napolona flori leshonte’. Ti nuk je vecse nje monster polic, i korruptuar dhe kriminel i 97-es. Ku i ke faktet qe po pergatiteshin te te vrisnin, aman na i trego? Coji ne Prokurori faktet qe te provohen. Vetem atehere do te besojme. Deri atehere, ha m.t se ste beson njeri! Vetem se mos bejne ndonje babale tjeter! Me mashtrime nuk te beson njeri.

    Reply to this comment
  5. XXXL September 29, 22:27

    “info-kari-halenitike”, grua dhe moter-qire.
    Do jesh gay si gjithe Shqu-pist e tjere.

    Reply to this comment
    • intelektuali September 29, 22:43

      Ta pallofte motren ty o PENIS pa koke banda kriminale e Taulant Xibrakes dhe lukunia e perdhunuesve te Edvin Droges, do Zoti t’ja djegin organet intime, nenes, motres dhe vajzes tende dhe cfare te kesh ne shtepi o kriminel ordiner

      QE TE MBYLLESH HALEN E KRIMINELIT O RRUGAC IMORAL DHE I PABESE DHE QE TE KUPTOSH SE JE NJE JASHTEQITJE E ENVERIT DHE SE NGORDHJA JUAJ NUK ESHTE LARG.

      Reply to this comment
      • Doktorri i ndihmes se shpejte Live ! September 29, 23:00

        psikopate

        shko e merr dozen ne Spitalin me te afert

        sepse dukesh qe je ne gjendje shume te rende .

        te keshilloj te qepin gojen ,mos me kafshu njerzit rruges

        shpellar ,
        qenie e eger ,cdo nji si ty mes njerezve ktu ?!

        Reply to this comment
        • intelektuali September 30, 10:03

          Ore ketu kemi te bejme me nje skandal me permasa te papara ne historine e Shqypnise qe kur eshte krijuar si shtet, banditet e Taulant Balles qe eshte zevendesi i Edi Rames kane perdhunuar nje vajze jetime disa here dhe e kane djegur me cigare ne organet intime dhe ky skandal i papare ka ndodhur ne muajin korrik, tani jemi ne tetor, ne vend qe Edi Rama te dali dhe te jape spjegime:

          PSE E KA FSHEHUR QEVERIA DHE PUSHTETI ME LEVAT E TIJ SI POLICIA, PROKURORIA, GJYKATA KETE KRIM MAKABER TE PADEGJUAR NE HISTORINE E SHQYPNISE?

          Pse nuk jane sekuestruar nga Prokuroria ne dijeni te megaskandalit menjehere kamerat e pergjimit te komisariatit skandaloz ku banditet deputete te Taulantit dhe Edvinit hyjne dhe kercenojne viktimat e tyre dhe Komisarin e policise me patllake tek koka?

          Ne vend qe te presim pergjigje nga keto pyetje elementare per nje vend demokratik, media hedh llogje si kjo intervise turpi dhe rezili me pyetje per viktimine:

          KU E PERDHUNUAN VIKTIMEN BANDITET ME PATLLAKE TE TAULANTIT NGA PARA APO NGA PRAPA?

          Cfare media idiote eshte kjo?

          Cfare shteti mafioz eshte ky?

          Cfare Kryeministri Karagjoz eshte ky?

          Ke ndonje pergjigje per keto pyetje?

          Reply to this comment
    • info analitike September 30, 08:08

      Do me kesh ngaterruar me Endrinen apo Erionen. I ke pare mo te pispillosur? Tamam bij te denje te kumandarit.

      Reply to this comment
  6. intelektuali September 29, 22:37

    DREJTORESHA E SHKB-SE NJE PROSTITUTE E EDI RAMES

    Cfare shteti MUTI eshte ky?

    Pyetja e pare per Prokuororine e Arta Markut eshte:

    PSE NUK KA KERKUAR DHE SEKUESTRUAR FILMIMET E KAMERAVE TE PERGJIMIT NE KOMISARIAT?

    Mbi cfare faktesh dhe dokumentash flet “Prostituta” drejtore qe Edi Droga dhe Taulant Xibraka kane emeruar ne SHKB kur nuk ka kryer detyren me elementare per te sekuestruar dhe dorezuar ne Prokurori per muaj me radhe regjistrimet e kamerave te pergjimit? Taulant Xibraka doli ashiqare bythjashte dhe karakacul qe eshte genjeshtar dhe mashtrues ordiner:

    https://lapsi.al/2018/09/27/videofakt-nga-opinion-del-bllof-alibia-e-taulant-balles-se-ishte-per-peshk/

    Edi Rama gjithashtu po mashtron dhe po masakron Komisaret e tij te Policise qe kryejne vetem detyren qe i kane ngarkuar, duke i shpallur ARMIK dhe POLIAGJENTE dhe duke i fyer HORR qe nuk cudit njeri me gjuhen e tij te halabakut rrugaq, sepse keshtu masakroi me fyerje edhe Presidentin amerikan Trump, por mire Kryeministri eshte halabak dhe Rilindja e tij si perdhunuese femrash te pambrojtura,

    por:

    Cfare MUT Policie Shteti eshte Policia e Edi Rames qe banditet i vene patllaken tek koka dhe po kjo Polici i vihet totalisht ne sherbim krimineleve me pushtet?

    Reply to this comment
  7. intelektuali September 29, 22:44

    Ta pallofte motren ty o PENIS pa koke banda kriminale e Taulant Xibrakes dhe lukunia e perdhunuesve te Edvin Droges, do Zoti t’ja djegin organet intime, nenes, motres dhe vajzes tende dhe cfare te kesh ne shtepi o kriminel ordiner

    QE TE MBYLLESH HALEN E KRIMINELIT O RRUGAC IMORAL DHE I PABESE DHE QE TE KUPTOSH SE JE NJE JASHTEQITJE E ENVERIT DHE SE NGORDHJA JUAJ NUK ESHTE LARG.

    Reply to this comment
  8. Alban Dega September 29, 22:46

    NJE REGJI E SKENAR ALA SHQUPI LAKURIQ !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Gjithcka eshte sajuar, hartuar dhe zbatuar nga SHQUP-i i Berishes, i qehajait te tij ne krye te Partise Babale Lulezim Basha dhe kamikazet e tyre politike dhe mediatike ala Basir Collaku dhe Shijaku TV.
    Regji 24 karat ala Babale !
    Skenar 100 per qind Basir Zagani !
    Si regjia edhe skenari jane hartuar dhe arnuar aq keq, aq mjerisht sa kane bere gafa edhe me te renda se ne Babalen Nr. 1.
    Cdo fjale e Emiljano Nuhut dhe Basir Collakut eshte kontradiktore, kunderthenese me vetveten sa nje tragjedi njerezore si ajo e Xhisiela Malokut eshte kthyer ne nje komedi vetdemaskuese e SHQUP-it dhe Collakut si hijena qe i versulen nje sorkadhjeje te plagosur jo vetem me egersi bishash por edhe cinizem te pashoq .
    Jane ngutuar aq shume, kane vepruar aq mjerisht
    e egersisht sa ne vend qe ti vinin vetullat Xhisieles i kane nxjerre jo vetem syte por edhe lakuriqesine e vetvetes ne syte e cdo shqiptari .
    Deklaratat e vete viktimes, deshmite e provat me ze e figure, faktet e pakundershtueshme te SHCBA-se dhe prokurorise i kane shqyer jo vetem arnat, por krejt veladonin e tyre djallezor dhe cnjerezor dhe kane nxjerre ne pah ne syte e cdo njeriu me mend ne koke te verteten e tyre si babaliste, mashtrues, shpifarake te shpifur, cinike… sa edhe qesharake e te trashe!
    Sic e thote filozofía popullore shqiptare peri keputet per se holli dhe zollumi keputet per se trashi !
    Behet fjale per nje zollum aq te trashe sa ka keputur jo vetem perin por edhe shqyer krejt regjine dhe skenarin qesharak te SHQUP-it politik dhe mediatik !
    Nje regji e skenar 24 karat shekspirian Mbreti Lakuriq qe ne kete rast meriton titullin e turpit SHQUP-i Lakuriq !

    Reply to this comment
  9. Alban Dega September 29, 22:48

    MJERAN NGA TRUTE … KATRAN NGA SHPIRTI !

    U VETPERDOR SI NJE GALLOSHE E SHQYER E SHQUP-IT
    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    “… Ndjehem i kercenuar …“ eshte síndrome vetpersekutimi jo fakt kercenimi.
    Fakt eshte jam kerecenuar nga XYZ me datat 1. 2. 3 per kete e ate aresye !
    Si e pse do te kercenohej kur nuk ka zbatuar 7 nga kerkesat kryesore te prokurores se ceshtjed !
    Pse nuk ia drejtesi denoncimin prokurores qe i kishte ngarkuar detyrat konkrete por Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit !?
    Ky as te genjeje nuk di….
    Babalja paska qene profesor perballe ketij mjerani nga trute …
    Paska pase te drejte SHQUP-i qe i pagoi 20000 euro Babales dhe vetem 10 000 ketij sherrit budalla !
    KY MJERAN NGA TRUTE AS TE RREJE NUK DI..
    CFARE THA DJE NUK E THOT SOT.
    CKA THOT SOT NUK E THOT NESER…
    VUAN NGA NJE SEMUNDJE E PASHERUESHME :
    … KA SINDROMEN BABALE TE SHQUP-IT !
    MJERAN NGA TRUTE !
    KATRAN NGA SHPIRTI !
    TURPI I POLICISE SHQIPTARE !
    TURPI I SHQIPTARISE !
    SI MUND TE MARRE E RREGJISTROJE NJE DENONCIM NJE NENKOMISAR POLICIE QE NUK DI TE BEJE NJE DENONCIM PER MBROJTJEN E VETES SE VET !?
    Pyeteni Emiljano Nuhun, Basir Collakun dhe ate qe i dha graden Nenkomisar ketij polici te Sales e galloshje te grisur te shperdorur si mos me keq e si mos me mjerisht se Babalja nga SHQUP-I!?
    Me regji e skenare te tille SHQUP do te marre pushtetin ne Shqiperi ne vitin 0 Zero ose me 31 shkurt te cdo viti!
    Pra, never ever ! Kurre asnjehere !

    Reply to this comment
  10. intelektuali September 29, 23:09

    NENKOMISARI “HORR” I EDI DROGES ESHTE VLERESUAR LART SI PROFESIONIST I POLICISE SE SHTETIT NGA BE DHE SHBA

    Emiljano Nuhu është ish-nënkomisari i Krujës të cilin kryeministri Edi Rama ditën e sotme e konsideroi HORR që nuk do i ndahet këmba këmbës ka disa diplloma qe vleresojne inteligjencen dhe punen e tij ne policine e shtetit.

    Shijak TV ka publikuar certifikimet e Emiljano Nuhut, “horrit” të Edi Ramës, vulosur nga partnerët amerikanë dhe europianë për grada e trajnime.

    Një ndër certifikatat Nuhut i është dhënë nga Pameca për “Trajnimin shqiptar si agjent i infiltruar” në 2015-n. Po ashtu një tjetër certifikatë i është dhënë Nuhut në 2013-n nga Departamenti i Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

    Emiljano Nuhu ka marrë dhe një sërë certifikatash vulosur nga krerët e institucioneve policore shqiptare. Po ashtu ai është diplomuar me nota te shkelqyera në shkencat juridike.

    KY ESHTE “HORRI” I EDVIN DROGES

    Reply to this comment
  11. Arben September 30, 06:47

    Te jene te verteta keto, edrama dhe gjithe kriminelat qirilindjot.ne kuvend duhen varur prej gjuhe qe sot.

    LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI

    Reply to this comment
  12. petriti September 30, 08:40

    Zoterinj gazetare, mos e perdhosni metej median. Mos lejoni komente te pamoralshme ne media, sharjet dhe fyerjet per inate personale dhe politike nuk i sherbejne qytetareve. Mjaft me.

    Reply to this comment
    • pse ekziston moral ne ate Bote muzllumash ! September 30, 10:17

      perse kan edhe Moral Bordellot Media ,
      ne ate vend ?

      muzllumi ngelet muzllum .

      po si nuk ju drejtua nji nga kto muzllumat qe cirren
      per moral ,

      prostitutave ne politike qe,
      dite e nate gerthasin para shqiptareve ,nepermjet ksaj Medie
      para femijeve te cdo moshe ,me fjalet me te ndyra
      te Moralit Muzllumut ?!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim