Eminem i hap luftë Trump-it me albumin e ri

September 1, 2018 14:23

Eminem i hap luftë Trump-it me albumin e ri

Eminem ka surprizuar përsëri fansat. Këngëtari nëpërmjet një postimi në Twitter ka bërë publik lançimin e albumit të tij të 10-të.

Vetëm para 8 muajve ai publikoi albumin e parë të tij solo. I titulluar “Kamikaz”, projekti muzikor përmban 13 këngë. Shumica prej tyre janë bashkëpunime me këngëtarë si Jessie Reyes, reperin Joyner Lucas, Ed Sheeran dhe Beyonce.

Eminem gjithmonë i ka përdorur këngët si një formë për t’ju drejtuar drejtpërdrejtë kritikëve të tij. “Kamikaz” flet për problemet që reperi ka pasur me Presidentin Donald Trump dhe zëvendës presidentin Mike Pence. Ai gjithashtu sulmon shtypin për publicitetin e pakët që i bënë albumit të tij të mëparshëm “Revival”.

Eminem e filloi karrierën e tij dy dekada më parë. Ai u kthye në një ndër reperët më të mirë në skenën botërore.

Jeta e tij dhe karriera pësuan ulje e ngritje për shkak të depresionit dhe varësisë ndaj drogës. Viti 2017 simbolizon rikthimin e madh të Eminemit në skenë.

o.j/dita

September 1, 2018 14:23
Komento

1 Koment

  1. XXXL September 1, 17:03

    Ky eshte vete droga, do t’ja degjojme krismen, keta tipa te droguar perfundojne ne vetevrasje, ky eshte fundi i tij.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*