Emisioni për Skënderbeun, kërcënohet gazetarja Rudina Xhunga

September 6, 2017 14:29

Emisioni për Skënderbeun, kërcënohet gazetarja Rudina Xhunga

 

Gazetarja Rudina Xhunga është kërcënuar me mesazhe ne rrjetet sociale, pas emisionit të pak ditëve më parë në “Vizion Plus”, në lidhje me temën që ndezi një debat të fortë në opinionin publik, pas ditës së Bajramit.

Tema ishte  për monumentin e Skënderbeut “të mbuluar” në shesh gjatë faljes së besimtarëve muslimanë.

Xhunga ka publikuar një reagim ne “dritare.net”, ku bën me dije se do të padisë shtetasin Skënder Ndosha, i cili e ka kërcënuar.

Më poshtë reagimi i Rudina Xhungës.

Dhuna të pështyn, pastaj të vret

Nga Rudina Xhunga

Pas emisionit për Skënderbeun, pata shumë mesazhe, shumica të pakënaqurish.

Të pakënaqur që kisha ftuar Imamin Armand Ali, të pakënaqur që dy profesorë, si Pëllumb Xhufi dhe Moikom Zeqo, flisnin përballë këtij imami, të pakënaqur që “i rrija me kurriz”  përfaqësuesit të Komunitetit Mysliman Shqiptar, duke “shprehur hapur anshmërinë”, të pakënaqur që hoqa nga skenografia e studios sime Skënderbeun, të pakënaqur që kisha veshur fustan të kuq.

Secili ka të drejtë të jetë i pakënaqur dhe ta shprehë këtë, por e drejta e tij mbaron, kur shprehja e pakënaqësisë cenon, lëndon, dëmton, prek dhe vret tjetrin.

Sikundër mbaroi e drejta e një personazhi që zgjodha mes disave, të cilët më kërcënonin dhe masakronin në mesazhe.

Ky quhet Skënder. Jo SkënderBeu, por Skënder Ndosha.

Është nga Fushë-Arrëza, jeton në Greqi, ku është i vetëpunësuar.

Më akuzon që po shes gjakun e të parëve të tij, që unë nuk ia njoh dhe pastaj i kthehet të parëve të mi, të vdekurve të mi, të gjallëve të mi dhe më sqaron gjerë e shtruar, fantazinë e tij për ç’do u bëjë atyre.

Skënder Ndosha, nga Fushë-Arrëza, që jeton në Greqi dhe është i vetëpunësuar, mund të jetë një prej 1000 mesazheve që erdhën. Nuk është e vërtetë që unë nuk i lexoj, nuk është e vërtetë që nuk më lëndojnë, nuk është e vërtetë që nuk më ndikojnë.

Dhe nuk është e vërtetë që ky është çmimi i të qenit publik  dhe mund ta lë veten të ma shenjojnë ditën, këta si ky.

Ndaj të them Skënder Ndosha, që do të të padis, por jo në Fushë-Arrëz. Në Greqi, aty ku je i vetëpunësuar dhe jeton në FB tënde.

Nuk do të të mbyll faqe FB. Mbaje ta kesh.

Unë kam kontribuar që ti të jetosh më mirë aty ky je, me gjithë emisionet e mia për shqiptarët e Greqisë.

Tani meqë i je vënë të gjallëve dhe të vdekurve të mi, unë vij e të gjej dhe të kërkoj deri në fund, ligjërisht. Dhe dua të jap një tjetër kontribut, për t’u treguar vendin, atyre si ty.

Atyre si ty që guxojnë të hyjnë në varret e të dashurve dhe dhomat e fëmijëve me fjalët e tyre të ndyra, atyre si ty, që po i lamë, do vijnë edhe me armët e tyre.

Dhuna nuk mbaron, kur të mbaroj unë, sepse unë vdes përditë, kur e lë dhunën të më pështyjë. Dhuna në fillim pështyn, pastaj vret.

Ndaj Skënder Ndosha nga Fushë-Arrëza dhe shokët e tij, duhet ta mendojnë mirë, kur guxojnë dhe lëshojnë të pëgërat e tyre në publik.

September 6, 2017 14:29
Komento

18 Komente

  1. KOZi September 6, 15:48

    Boo po cbehet keshtu ? Njeri quhet Olsi,tjetri Armand, Kryetari i Komitetit ka emrin Skender Brucaj, ( mos te mburret ky Skenderi ne Greqi ) – besoj plotesisht qe kur babai i ka vene emrin ka patur parasyve Skenderbeun . I Tiranes quhet Ylli, me kane thene qe kryetari i Shkodres quhet Muhamet por nenen e ka katolike ,pra dajallaret e tij shkojne ne kishe te djelave…. bo sa shume emra qe pershtaten muslimane ………tung

    Reply to this comment
    • adri September 6, 20:38

      Ti rudina xhunga ke ftuar ne emision nje taleban me mjeker dhe ben sikur i kane rene ne qafe. Kerkon qe te hash me te dy anet po ashtu nduk gjuhen. Mire ja kane bere kesaj.

      Reply to this comment
    • floriri i Bençes September 6, 22:39

      Para se gjithash, keta gazetaruce nuk duhet te bejne emisjone per Gjergj Kastriotin, mbasi eshte nje figure me pemasa te jashtezakonshme dhe teper unike, ndersa nivelii i tyre eshte teper i dobet, aq me keq kur nje pjese e te ftuarve jane personazhe hiçi, si p.sh. te ashtu quajturit kryetare te besimeve fetare.

      Reply to this comment
  2. demo September 6, 16:41

    Bravo Rudina!Je Vlonjate e vertete,kur e con deri ne fund kete qe the.

    Reply to this comment
  3. Arben September 6, 16:43

    TE DREJTAT NUK I NDANI JU, O SHOKET E DITES.

    Reply to this comment
  4. PO,PO September 6, 16:52

    Idjotët nuk kanë brirë që të dallohen nga të tjerët , por bëjnë kafshërira të tilla , në mënyrë që të dallohen nga larg , si delja e zetë në mes të tufës !
    Besimtar , islamik fanatik i verbër , nga Puka , kërcënon hapur si terrorist një gazetare të nderuar e të respektuar ! Për më tepër, pa as më të voglën arsye ! ! ! Ka shumë mundësi , që ky shqipfolës , të jetë kthyer nga Siria , nga shteti terrorist ISIS , me qënë se , ai tashmë nuk ekziston më si shtet , sikurse e quante veten . Asnjë mëshirë për këta plehra terroristë antishqiptare , që nuk mund të jenë as besimtarë myslimanë , sic pretendojnë dhe veprojnë në kundërshtim me librin e shenjtë !

    Reply to this comment
  5. Mollosi September 6, 17:24

    Nuk mund ta kuptoj gazetaren se perse therret ne emision antikombetaret e sojit te Jazexhiut dhe te Aliut. Idea dhe qellimi i tyre eshte i qarte, ate e dine te gjithe shqiptaret. Antikombetareve dhe fanatikeve nuk duhet dhene mundesine e paraqitjes ne media.

    Reply to this comment
  6. intelektuali September 6, 17:30

    KUKUMJACKA E KUQE RUDINA XHUNGA KA GJETUR SKENDERBEUN QE TE MBULOJE FANATYIZMIN E SAJ ENVERIST

    Keshtu bente edhe Enver Hoxha qe qante me lot krokodili per heronjte tane kombetare dhe me pas i vriste naten si nje sadist i vertete. Kur i shkuan pinjollet e Ismail Qemalit dhe u ankuan pse Partia e Punes i kishte prere pensionin e Ahmet Zogut, Enveri u tha:

    PO PSE GJITHE JETEN DONI TE HANI QYL JU?

    Keshtu vepron edhe Kukumjacka e Kuqe Rudina Xhunga qe ka lidhur martese me familjen e spiuneve te Sigurimit te Enverit dhe qe interviston pa piken e moralit qytetar dhe te turpit mediatik Nexhmije Hoxhen me muzike klasike ne sfond dhe nuk kujtohet asnjehere qe ta pyese kete kriminele me vule ne balle:

    PSE NUK KERKON FALJE PER KRIMET MONSTRUOZE QE KRYET ME ENVERIN PER 50 VJET ME RADHE, FALIMENTUAT EKONOMINE DHE RENUAT SHTETIN SI KURRE ME PARE NE HISTORI DUKE E TRANSFORMUAR SHQYPNINE SI NJE CIFLIG FEUDAL TE FAMILJES HOXHA?

    Ne vend qe te pyese Nexhmijen gjate intervistave te saj te shumta ne TV:

    PSE NUK NDJEN KURFARE NDJESE PER KRIMET MONSTRUOZE QE KANE KRYER ME ENVERIN:

    Kjo Kukumjacke e Kuqe enveriste tani ka dale me flamurin patriotik per te mbrojtur Skenderbeun qe eshte njesoj sikur Hitleri te mbroje Faraonin Ramses qe donte te vriste cifutet e Moisiut ne shkretetire.

    prandaj:

    Ne, intelektualet properendimore qe u vrane dhe u masakruan nga Enveri dhe Nexhmija i themi Kukumjackes se Kuqe Rudina Xhunga:

    PATRIOTIZMI ARKAIK FALS I SHERBENTE VETEM IDEOLLOGJISE SE ENVER HOXHES.

    Reply to this comment
    • floriri i Bençes September 6, 22:44

      Kam nje lutje per gazeten, se eshte e mundur mos i botoni me shkrimet (jane edhe te dubluara) e Intelektualit, mbasi vuan nga sindroma e Enver Hoxhes, edhe sikur ju te beni ndonje shkrim per patat e e gra, komenti i tij do te kete per objekt Enverin.
      Me respekt, ju falemnderoj.

      Reply to this comment
  7. intelektuali September 6, 17:31

    KUKUMJACKA E KUQE RUDINA XHUNGA KA GJETUR SKENDERBEUN QE TE MBULOJE FANATIZMIN E SAJ ENVERIST

    Keshtu bente edhe Enver Hoxha qe qante me lot krokodili per heronjte tane kombetare dhe me pas i vriste naten si nje sadist i vertete. Kur i shkuan pinjollet e Ismail Qemalit dhe u ankuan pse Partia e Punes i kishte prere pensionin e Ahmet Zogut, Enveri u tha:

    PO PSE GJITHE JETEN DONI TE HANI QYL JU?

    Keshtu vepron edhe Kukumjacka e Kuqe Rudina Xhunga qe ka lidhur martese me familjen e spiuneve te Sigurimit te Enverit dhe qe interviston pa piken e moralit qytetar dhe te turpit mediatik Nexhmije Hoxhen me muzike klasike ne sfond dhe nuk kujtohet asnjehere qe ta pyese kete kriminele me vule ne balle:

    PSE NUK KERKON FALJE PER KRIMET MONSTRUOZE QE KRYET ME ENVERIN PER 50 VJET ME RADHE, FALIMENTUAT EKONOMINE DHE RENUAT SHTETIN SI KURRE ME PARE NE HISTORI DUKE E TRANSFORMUAR SHQYPNINE SI NJE CIFLIG FEUDAL TE FAMILJES HOXHA?

    Ne vend qe te pyese Nexhmijen gjate intervistave te saj te shumta ne TV:

    PSE NUK NDJEN KURFARE NDJESE PER KRIMET MONSTRUOZE QE KANE KRYER ME ENVERIN:

    Kjo Kukumjacke e Kuqe enveriste tani ka dale me flamurin patriotik per te mbrojtur Skenderbeun qe eshte njesoj sikur Hitleri te mbroje Faraonin Ramses qe donte te vriste cifutet e Moisiut ne shkretetire.

    prandaj:

    Ne, intelektualet properendimore qe u vrane dhe u masakruan nga Enveri dhe Nexhmija i themi Kukumjackes se Kuqe Rudina Xhunga:

    PATRIOTIZMI ARKAIK FALS I SHERBENTE VETEM IDEOLLOGJISE SE ENVER HOXHES.

    Reply to this comment
    • I TILLE JE , SA HERE HAP GOJËN September 6, 18:39

      Intelektuali = Jashteqitja e shqiptareve

      Reply to this comment
      • intelektuali September 6, 20:54

        Keshtu “JASHTEQITJE E KOMBIT” me cilesoi edhe Ismail Kadareja kur u larguam nga Shqypnia kacavjerre si majmune xhngle per t’i shpetuar “Parajses Socialiste” te Enverit dhe Nexhmijes,

        prandaj:

        Mbylle HALEN e fanatikut se qelbesh nga larg se je spiun i Sigurimit te Enverit.

        Reply to this comment
    • KOZi September 6, 20:23

      Intelektuali je jashte teme – nuk kane kujt i kerkojne falje pasi numerikisht te pushkatuarit,denuarit,internuarit, jane shumice ish komuniste te denuar nga shoket e tyre !!! Lexo ndonjehere listen e botuar tek tirana observer dikur ose tek metropol para shume viteve….tung

      Reply to this comment
      • intelektuali September 6, 21:08

        Jo mo KOZi me “i” te vogel si atavizem historik,

        sepse:

        Komunistet e masakruar mund te kene me shumice nga fshataresia dru me pre pas Lufte deri sa pederasti i Gjyles Enver Sadisti ngriti kembet perpjete dhe iku ne Ferr,

        por:

        Intelektualet properendimore qe Enveri me xhelatet e tij i vrau dhe i masakroi si nje KULCEDER e vertete ishin AJKA e Kombit, ata qe i ishin betuar Vatanit qe do te bashkonin te gjitha trojet shqyptare ne nje Shtet te vetem Demokratik Perendimor dhe qe do ta benin Shqypnine si nje Zvicer me det ne Ballkan dhe ky mision i madh kishte filluar qe perpara Luftes, kur Shqypnia kishte vendin e pare ne rajon pernga investimet e huaja, me nje ekonomi perendimore te Tregut te Lire, njashtu sic po kerkon te behet sot PAS PILAFIT nga Mafia e Kuqe me pushtet qe la pas Enveri me Nexhmijen, e cila eshte krejt e paafte te riorganizoje Prodhimin Kombetar te tipit Perendimor, por qe e ka mbushur Shqypnine me kanabis dhe droge dhe nuk ka asnje plan si te shpetoje Vatanin nga kjo e KEQE e madhe qe i ka kapluar shqyptaret, qe gjithe Bota i tregon me gisht si nje fis prej Afrike ZULU.

        EJA KETU NE SHBA QE TE MESOSH SE SI FLASIN PER SHQYPTARET AMERIKANET!

        prandaj:

        Mos krahaso intelektualet e mirefillte properendimore dhe vampiret fshatare dru me pre te Partise se Punes, qe Enveri i vrau njesoj si te tjeret nga psikopatia maniakale e humbjes se pushtetit,

        sepse:

        Te krahasosh nje Komunist fanatik me nje Intelektual te Mirefillte eshte njesoj si te krahasosh MIUN e gjirizit me LUANIN e pyllit.

        Reply to this comment
  8. mirel September 7, 00:49

    Sepse komunizmi dhe Skenderbeu gjeneruan te njejten epoke te shtetit dhe kombit shqiptar.
    Skenderbeu la vetem nje trashegimtar: Enver Hoxhen.
    Nuk i ndan dot.
    Skenderi i grinte ne shpate turqo mutet, Hoxha griu ne plumba turko-serbo-greko mutet,
    Vdiq ai dhe u hapen te gjitha keto mesele me keto lloj minjsh halesh si puna e ketij muslimutit dhe si puna jote qe e di mire ku e ke vendin,,,te vrima e halese

    Reply to this comment
  9. Crusader September 7, 03:11

    Kjo ka mare per debat Aliun, Xhufin dhe Zeqon? Me falni po ku eshte debati ketu, se qe te tre njihen si mbeshtetes te axhendes Neitomane ne Ballkan. Hajde gallate hajde. Pastaj ankohet perse e shajne per kete debat travesti.

    Reply to this comment
  10. Crusader September 7, 09:16

    O gazeeta, perse e keni seksionin e komenteve kur nuk i postoni.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*