EMOCIONUESE / Banori i katit II zbret poshtë dhe vë lule në një pllakë trotuari

January 21, 2019 16:35

EMOCIONUESE / Banori i katit II zbret poshtë dhe vë lule në një pllakë trotuari

 

TIRANË – Një ngjarje prekëse ka ndodhur ditën e hënë, kur një banor i thjeshtë i një ndërtese katërkatëshe në mes të xhadesë më të madhe  të Tiranës, zbriti poshtë dhe vendosi një lule mbi një pllakë trotuari. Burimet raportojnë se pllaka specifike kishte ngjyrë tjetër nga pllakat simotra, dhe me gjasa ishte prej bronzi.

Gjesti i madh i banorit u kopjua edhe nga të tjerë, thonë burimet. Çuditërisht, ky proces u ndoq nga fotografë dhe kameramanë, që mesa duket e kanë pritur një ritual të tillë.

Gojët e Liga mësojnë se banori e ka kryer edhe herë të tjera këtë gjest të bukur.

Të paktën që nga viti i largët 2014 i kësaj ere, dmth i erës sonë dhe të atij, banori në fjalë ka marrë mundimin të heqë rrobdëshambrin, të vishet me rrobat më të mira që ja qep një terzi i besuar, dhe me një lule në dorë të zbresë shkallët drejt trotuarit poshtë dritares, fiks të njëjtën datë të janarit.

Historia e këtij rituali ka humbur në thellësinë e shekujve, dhe vetë banori në fjalë nuk mund ta riprodhojë me saktësi përse kap një lule dhe zbret poshtë çdo janar.

Por gjithnjë kamerat dhe aparatet e ndjekin me besnikëri, mesa duket, edhe për të kapur ndonjë fjalë të thënë me solemnitet nga banori.

“Drejtësia e kapur”, “dëshmorë…”, “do të vihet në vend”, “një ekip avokator ndërkombëtar…” ka belbëzuar kohë pas kohe banori, duke shtyrë grupe të tëra profesionistësh të mbledhin bashkë frazat për të nxjerrë ndonjë farë kuptimi.

Studiues dhe historianë janë të mendimit se ceremoniali i përvitshëm i banorit mund të lidhet me ndonjë ngjarje dramatike të kohëve të shkuara, që mund të ketë ndodhur pikërisht në pllakën e veçantë ku personazhi i çuditshëm ndalet çdo janar.

Ata sugjerojnë, por nuk janë të sigurtë nëse ka qenë bash ajo ngjarje dramatike që i mundësoi banorit të strehohet pikërisht në ndërtesën katërkatëshe aty pranë.
“Unë di që ato kanë qenë kohë të vështira,” pohon i pasigurtë historiani Aleks Xinxo, “dhe të siguroje strehim në banesa të fisme si katërkatëshi buzë xhades kryesore, ishte arritje e madhe. Dokumente nuk kam, por gjasat janë që episodi dramatik të ketë shkaktuar një zinxhir ngjarjesh që sollën strehimin e banorit mirënjohës, në katin e dytë të atyre sarajeve”.

Herën e fundit, pohojnë dëshmitarët, banori u betua me solemnitet se pllaka me ngjyrë të veçantë buzë xhades kryesore do të rrijë aty ku është, pasi nuk ka burrë nëne dhe bir mamaje që ta prekë…

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike, sado e pabesueshme të duket…        

Ndertesa e fisme me tre kate plus gjysme bodrumi (qe mund te pershtatet per zyra, dyqane etj) ku banon banori

Parashikimet e sinoptikanëve për ceremoninë e vitit 2020

 

January 21, 2019 16:35
Komento

13 Komente

  1. mallakastra January 21, 16:42

    Ai banori i katit te dyte eshte ortak me Saliun dhe me Lulin.
    nese nuk behet drejtesi per Gerdecin dhe 21 Janarin Socialistet duhet te pendohen shume rende.

    Reply to this comment
  2. intelektuali January 21, 17:49

    Banori i katit te Dyte me baba kriminel te Enverit thote:

    QENTE QE LEHEN NE 21 JANAR LE TE LEHIN AKOMA SE KARVANI IM ME LEKA SHKON GJITHNJE PERPARA

    Reply to this comment
  3. Aliu nga Selenic January 21, 18:04

    Diri sa keta te vihen para drejtesise Edi Rama duhet te jete i penalizuar moralishte per kete mungese te venjes para drejtesise te gjith mekataret qe vran kater veta pa anje fak vetem se ata ishin me duar ne xhepa.!
    Prandaj duhet te mendohet mire deri ne realizimin e ketij borxhi para familjarve te viktim,ave dhe para te gjith atyre protestuesve qe ate dite pan lemerin e hum,bjes se jetes te ketyre kater vetarve.!

    Reply to this comment
  4. Ladi January 21, 19:04

    Booooo sa e hidhur! Helm e paske doren

    Reply to this comment
  5. Pol Lici January 21, 19:45

    Humor i zi!!

    Cfare duhet te beje AI banori?! Ti arrestoje me doren e tij pergjegjesit?!

    Ai e filloi nga duhet: drejtesia. Shih sa avash po pastrohet. Shih sa e kishte futur ne xhep banori i meparshen drejtesine dhe prandaj qellone pa ju dridhur dora.

    Dolen edhe studentet ta vonojne procesin dhe ju gati e keni helmin.

    Reply to this comment
    • 0001 January 21, 22:23

      Banori i katit te dyte kur po zbriste shkallet i ndodhi nje incident i vogel:
      -I shpetoi kaka dhe u kthye mbrapsht!
      Kur hyri ne wc dhe mbaroi pune,pa qe nuk kishte leter higjenike dhe e fshiu bythen me gishtin e mesit!
      Ndjeu qejf dhe tha me vete:
      Keta myslimanet nuk e fshikan bythen kot me gisht,se bekan edhe qejfin me kete rast!
      Qe nga ajo dite u betua se fshirjen e bythes do ta bente me gisht,duke i kursyer shtetit mijra leke leter higjenike,te cilat do t’ua dhuroje studenteve per te fshire edhe ata bythen falas nga banori i katit te dyte!
      Ky eshte edhe nje dialog bythe me bythe me studentet!

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku January 21, 23:41

        Me kete rast shpetoi ajo ish-ministrja qe i conte letren higjenike banorit, kur ky banori banonte ne nje saraj tjeter andej nga kreu i bulevardit.

        Reply to this comment
  6. Brryli broadway January 21, 20:24

    Dhe nga kush ke frike o xhaje?.Po ti tani me ke mua, mikun tend te vjeter. Ja ma jep doren (kthetrren) dhe eja te rikthehemi krah per krah se bashku ke vendi i krimit… Veshim ato pardesyte e bardha se na kane lezet, kepusim ca karafila ke prapa godines ku aso kohe jetoje ti e sot une, dhe te dy se bashku i leshojme me qesendi mbi ate pllakezen perkujtimore per vepren tone te ndritur. Me kete rast i hedhim dhe pak pluhur historise dhe kujteses se dobet te kokpalareve 😉

    Reply to this comment
  7. grate tiranse January 21, 23:14

    Mungon presidenti, aso kohe i quajti kokeplare, helbete skishin te varferit nje banje kishin, presidenti ka 11 banja dhe per macen femit i shkollon ne Angli se e ne Shqiperi , per kokpalaret nuk pyet, KryeMeta nuk do tja di.

    Reply to this comment
  8. gjermani i fundit January 22, 15:18

    QeRamxhiu I katit te dyte. Se qeramisti prej Vucudoli ia la me qera haurin e katit te dyte qe ta shtyje me krijimtari ne kohen e lire, se kohen e punes e kalon mamaqin tek qeramisti ke Oxhaku.

    Reply to this comment
  9. enter"" January 22, 21:17

    Vetem humor nuk mund te quhet ky shkrim idiot.

    Ju te dites qenkeni ne hall te madh nga drejtesia.
    Tani qe edhe Balili doli zbuluar ju jeni xhindosur edhe me shume.

    Drejtesia per 21 Janarin do vije, edhe per ate qe eshte ne postin e presidentit.

    Reply to this comment
  10. Adih January 23, 16:43

    Edi RAMA ::
    Ilir Meta ,per vidion me ze e me figure ,me beri nje nder ,sigurova bythet mos me ftoheshin , ,ne karrigen e ngrohte te kryeministrit . Dhe te shtoj kapitalin , se fatkeqesisht , nuk plotesova kuotat e planeve , vetem me 20 % Ishin te pa mjaftueshem 12 vite kryetar .. .Saliu e shpetoi nga burgu Liken ,dhe fitoi me te drejte 5 me 0 gjygjin . .Spjerdhim ne neokomunistat e socem ,per provat e laboratorit te FBI ne Amerike qe pa dyshim laboratori me i sakte ne bote . Dhe une ja u plotesova deshiren te gjithe KOKPALAREVE ,e ja u bera hajdutin President . Doni me per Belulin ???
    Ripjellsi dhe pardesy bardhi .
    I juai Rama .

    Reply to this comment
  11. Mark U.K January 26, 09:09

    Ky gjatoshi i çoj aty për të mbrojrur karriken e tij.Ata shkuan si qeni ne rrush thot nje fjal e urte e popullit.Nje here i vrau e pastaj i pagoj sikur te blente nje lope ne treg.Aty duhej te vriteshin te gjith ata qe u futen ne oborrin e kryeministris e jo ata qe u vran kur kishte perfunduar gjutheçka.O popull jan te gjith bashk,vjedhin,bejn krime e mbrojn njeri tjetrin.Aq sa zgjati okupimi komunist,aq do zgjasi era e keqe e tyre qe te hiqet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*