Emrat: Cilët janë të plagosurit nga shpërthimi në Shkodër, tre rëndë nisen drejt Tiranës

January 13, 2018 13:20

Emrat: Cilët janë të plagosurit nga shpërthimi në Shkodër, tre rëndë nisen drejt Tiranës

Informacionet më të fundit nga Shkodra thonë se është rritur numri i të plagosurve nga shpërthimi i eksplozivit në lagjen “Rus”.

Kështu, bëhet fjalë për 8 të plagosur, tre prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë dhe jane nisur drejt Tiranes.

Sipas burimeve e plagosur ka mbetur edhe një grua nga Mali i Zi.

Ndërkohë të plagosurit jane:  Lulzim Kullaj, 42 vjeç, Arjola Gjonaj, 31 vjeçe, Pjetër Arra, 53 – vjeç, Gentian Suça 40 vjeç, Ditmir Myftia 32 vjeç, Pjeter Daka 60 vjeç dhe Gardosileviç Roikq, 50 vjeçe.

Lënda eksplozive ishte vendosur në një motorçikletë. Nga shpërthimi i fuqishëm u dëmtua edhe një fuoristradë dhe ambientet e një biznesi që ndodhej në katin e parë të ndërtesës.

Policia është duke hetuar për të zbardhur ngjarjen.

January 13, 2018 13:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*