EMRAT/ Cilët janë kandidatët për kryetar të KQZ-së

September 30, 2016 19:22

EMRAT/ Cilët janë kandidatët për kryetar të KQZ-së

Kryetarja aktuale e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Lefterie Luzi do të rikandidojë edhe për një mandat tjetër në krye të këtij institucioni.

Luzi do të jetë sërish kandidate në garën që pritet të hapet së shpejti për arsye se mandati i saj i parë ka përfunduar.

Ajo do të ketë përballë pesë kandidatë të tjerë ku spikat nënkryetari aktual Denar Biba.

Në garë është edhe Koli Bele që mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm te Ministria e Energjisë.

Rovena Ndoj, Anton Lleshaj dhe Iva Nova janë tre kandidatët e tjerë që do të kërkojnë kreun e institucionit përgjegjës për zgjedhjet në Shqipëri.

September 30, 2016 19:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*