Emrat dhe partitë / Katër shqiptarët që kandidojnë për deputetë në parlamentin italian

February 5, 2018 21:12

Emrat dhe partitë / Katër shqiptarët që kandidojnë për deputetë në parlamentin italian

Zgjedhje për rinovimin e Parlamentit Italian do të jenë me 4 mars dhe të gjitha partitë politike janë në fushatë elektorale. Ndër qindra kandidatë për deputetë janë edhe 4 të kandidatë shqiptarë të natyralizuar në italianë. Katër kandidatët janë Bruna Kola Mece, Emiliano Biraku, Anita Likmeta dhe Elona Gaxha, raporton faktor.al

25-vjeçarja Bruna Kola Mece, kandidon për deputetë në Bergamo në për Liberi Uguali, një parti e re e sapo formuar nga fraksionistët e Partisë Demokratike Italiane. Emiliano Biraku, kandidon me partinë e kryeministrit Gentiloni dhe Matteo Renzi, pra PD italiane në Romë.

Ndërsa gazetarja e njohur Anita Likmeta, me origjinë nga Rrubjeka e Durrësit ka vendosur të kandidojë me një lëvizje të re politike të quajtur 10 Volte Meglio. E fundit në listë, por jo nga rëndësia është Elona Gaxha, e cila kandidon për Europa, partia e Emma Boninos, aq shumë e njohur për çështjen e Kosovës në 1999. e.k/dita

February 5, 2018 21:12
Komento

3 Komente

  1. Guri Naimit D. February 6, 01:48

    Nder per kombin tone e vecanerisht per prindet sa Mesuesit edakatoret e tyre. Urime atyre kater kandidateve shqiptare per ne parlamentin Italian.
    Mesuesi 82 vjecar- Guri Naimit D.

    Reply to this comment
    • Berti February 6, 08:24

      O Guri i Naimit,
      Ti urojmë të tregohen të matur…po krenaria është një cilësi e dalë kohë…

      Reply to this comment
  2. Spartaku February 6, 13:08

    Urime dhe suksese.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*