Gjykata e Lartë shpall listën përfundimtare të kandidatëve për KLGJ
Nga Arkiva
Gjykata e Lartë ka shpallur këtë të enjte listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Gjyqtarët e Apelit Brikena Ukperaj dhe Luan Dervishi paraqitën kandidaturën pas rishpalljes së thirrjes.
Mbas përfundimit të procesit të verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore, rezultoi se të dy kandidatët i plotësonin kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Kandidatët janë si më poshtë:
Nga Gjykata e Lartë:
1- Medi Bici
Nga Gjykatat e Apeleve:
Ilir Toska – Gjykata e Apelit Tiranë
Nertina Kosova – Gjykata e Apelit për Krime të Rënda
Luan Dervishi – Gjykata e Apelit Shkodër
Brikena Ukperaj – Gjykata e Apelit Vlorë
Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore:
Alma Brati – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Astrit Faqolli – Gjykata e Gjyqësor Rrethit Tiranë
Brunilda Kadi – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Manjola Xhaxho – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Marçela Shehu – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin
Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë. Gjashtë prej anëtarëve të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, nga të cilët; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 anëtarë nga Gjykatat e Apelit dhe 3 anëtarë nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore.
Më pas kandidatët do të verifikohen nëse i plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe më pas duhet të kalojnë edhe procesin e Vettingut, për të konkurruar më pas për anëtar në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit.
Gjykate rrumpallhane me ne krye kryetarin e saj. Shumica e ketyre kane vendim te formes se prere qe nuk e kane kaluar vetingun, gjykata i shpall kandidate per ne KLGJ.
Sa turp per kete gjykate ku eshte katandisur.
Nuk besoi qe te jete infiltruar ndonje nga ata te plepabe ne kete sektor kaqe dekikat.
……lajm i mire! Le te krijohet njehere dhe rruges do te permirsohet! Nuk ka gje ne Shqiperi por edhe ne bote perfekt! Edhe Zoti vete nganjehere harron! Zgjidhni ose vettingun e idiotit Basha dhe krijimit te KLGJ.