EMRAT: Kandidaturat e paraqitura në Kuvend për postin e Komisionerit anti Diskriminim

December 1, 2017 02:21

EMRAT: Kandidaturat e paraqitura në Kuvend për postin e Komisionerit anti Diskriminim

Është mbyllur dje në orën 16.00 afati për paraqitjen e kandidaturave për postin vakant të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Që prej vitit 2010 ky post mbahej në tejkalim të pazakontë të afateve të mandatit nga Irma Baraku (në foto).

Burime nga Kuvendi thane për DITA se kandidaturat e paraqitura janë si më poshtë:

Vilfrida Bushati, Xhuljeta Krasta, Robert Gajda, Josiba Osmani, Magdalena Margariti, Genci Tërpo, Mirela Veci, Ardiana Hala, Klejda Ngjela, Olimbi Hoxhaj, Gerta Meta.

Kandidatët do dëgjohen nga Komisioni i Ligjeve dhe më pas Kuvendi do votojë për Komisionerin e ri, i cili zgjidhet me shumicë të thjeshtë 71 vota.

b.m. / dita

 

 

December 1, 2017 02:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*