EMRAT/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kualifikohen 7 avokatë

August 16, 2017 15:31

EMRAT/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kualifikohen 7 avokatë

 

Në garën për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë marrë pjesë 17 avokatë, prej të cilëve 7 plotësojnë kriteret.

Avokatët fitues janë Floreta Gjini, Gëzim Allaraj, Kozma Jano, Petrit Gaçi, Nurihan, Tarzar Bazaj dhe Veronika Vangjeli.

Ndërsa avokatët e skualifikuar janë Aleksandër Raspoti, Arben Spaho, Betulla Toto, Ilir Nikolla, Ismail Uka, , Simon Vorfi, Suela Sulkja, Valentina Teodoresku dhe Vjollca Pustina.

Përzgjedhja është bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i Parlamentit, ndërsa emrat do të kalojnë në sitën e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Sipas shkresës përcjellëse, Kuvendi bën të ditur se “ka kryer përfundimin e procesit të verifikimit dhe vlerësimit nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokatëve, drejtuar Kryetares së Bordit Drejtues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, znj. Genoveva Ruiz Calavera”.

Ndërkohë në arsyetimin për skualifikimet, Kuvendi sqaron se ka mes tyre që s´kanë paguar detyrimet fiskale, nuk justifikojnë pasurinë, nuk kanë eksperiencën e 15 viteve në fushën e jurisprudencës apo kanë qenë ish-bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit.

August 16, 2017 15:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*