EMRAT / Kush janë 10 anëtarët për KLP dhe KLGJ që do të votojë Parlamenti

January 22, 2018 19:07

EMRAT / Kush janë 10 anëtarët për KLP dhe KLGJ që do të votojë Parlamenti

Nënkomisioni Ad Hoc për KLGJ dhe KLP zgjodhi me short anëtarët për këto dy institucione.

Sipas hedhjes së shortit u zgjidhën 10 anëtarët për KLGJ dhe KLP. Pesë anëtarët jo gjyqtarë për KLGJ u zgjodhën Arben Vani, Sokol Lamaj, Erjon Muharemaj, Ilir Panda dhe Altinn Hazizaj.

Ndërsa 5 anëtarët jo prokurorë për KLP u zgjodhën Kozma Jano, Floreta Gjini, Enejda Sema, Mirela Bogdani dhe Alfred Balla.

Këta kandidatë do ti përcillen kryetarit të Kuvendit dhe më pas emrat e tyre do të kalojnë në Parlament për votim.

Nga ana e saj opozitë nëpërmjet deputetit Oerd Bylykbashi tha se mes këtyre kandidatëve ka nga ata që u përjashtuan nga ONM.

Anëtarët nga radhët e Avokatisë që do të jenë pjesë e listës të KLGJ

1-Arben Vani

2-Sokol Lamaj

Nga trupa e Pedagogëve për anëtarë të KLGJ

1-Erjon Muharemaj

2-Ilir Panda

Nga radhët e Shoqërisë Civile për anëtarë të KLGJ

1-Altin Hazizaj

Dy anëtarët e KLP nga trupa e avokatëve:

1-Kozma Jano

2-Floreta Gjini

Dy anëtarët e KLP nga trupa e profesoratit

1-Enejda Sema

2-Mirela Bogdani

Anëtari i KLP nga Shoqëria Civile 

1-Alfred Balla

Lista me 10 anëtarët e KLGJ dhe KLP do t’i kalojë për miratim Parlamentit, ku do të duhen 94 vota për miratimin e tyre.

January 22, 2018 19:07
Komento

2 Komente

  1. REFORMA NE DREJTESI January 23, 09:16

    ME KETA EMRA DO BEHET REFORMA?!!! SIDOMOS KETA AVOKATE!!!!! O POPULL, NGOPUNI ME REFORMEEEEE!!!!

    Reply to this comment
  2. Katovica January 23, 09:22

    Po te behen bashke Katovic.aret dhe Sorristet, cfare pret qe te dale?!! Ashtu si edhe Komisioneret e Vetingut qe i ndane bashke!! Me rroga 5 mije euro!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*