EMRAT: Kush janë 65 deputetët e sigurtë të PS-së, rrezikon Ruçi

June 8, 2017 13:39

EMRAT: Kush janë 65 deputetët e sigurtë të PS-së, rrezikon Ruçi

Sondazhet e publikuara deri më tani, tregojnë se Partia Socialiste është më mirë se në zgjedhjet e 2013-s.

Pra, ajo pritet të marrë më shumë se 65 deputetë, aq sa mori në zgjedhjet e 2013-s.

Shqiptarja.com ka bërë një analizë të votave të marra në vitin 2013, mandateve dhe numrit të nevojshëm të votave për një deputet sipas qarkut.

Berat

Në Berat marrja e një mandati është i barazvlefshëm me rreth 10 mijë vota. Në vitin 2013, PS mori në këtë qark 42 897 vota, ose 46,94 % e totalit, e përkthyer në 4 mandate. Nëse PS do të ruajë këtë rezultat, 4 deputetët e sigurt të këtij qarku janë: Blendi Klosi, Ermonela Felaj, dy deputetë që rikonfirmohen, dhe hyjnë edhe dy emra të rinj Adnor Shameti dhe Fadil Nasufi.

Dibër

Edhe në Dibër, për të marrë një mandat duhen rreth 10 mijë vota. Në 2013 PS pati  25 103 vota, apo  33,66%, dhe siguroi 2 mandate. Me këtë rezultat, me siguri rihyn në parlament ish-ministri Ilir Beqaj dhe një deputete e re, Almira Xhembulla.

Durrës

Në qarkun Durrës, PS ka marrë në vitin 2012  60 833 vota, ose 39,24% të cilat u përkthyen në 6 mandate. Edhe këtu, mandati kërkon rreth 10 mijë vota. Nëse ruhet rezultati, 6 deputetët e sigurt janë: Eglantina Gjermeni, Milva Ekonomi, Fidel Ylli, Ilir Ndraxhi, Rolant Xhelilaj dhe Jurgis Çyrbja.

Elbasan

Për shkak të numrit të lartë të popullsisë, në qarkun Elbasan duhen rreth 12 mijë vota për të siguruar një mandat. Në vitin 2013 me 75 086 vota, ose 43,26% PS mori 6 deputetë në këtë qark. Me këtë logjikë, 6 ligjvënësit e sigurt të PS-së në këtë qark janë: Taulant Balla, Evis Kushi, Arben Kamami, Musa Ulqini, Anastas Angjeli dhe Luan Duzha.

Fier

Nga përllogaritja e votave në vitin 2013, PS mori në Fier 9 deputetë, me 89637 vota, ose 44,18%. Për një mandat janë dashur më pak se 10 mijë vota. Nëse PS i ruan mandatet, 9 deputetët e sigurt janë: Erjon Braçe, Adelina Rista, Bashkim Fino, Ismet Beqiri, Antoneta Dhima, Bujar Çela, Tatjana Piro, Anduel Xhindi dhe në fund, Gramoz Ruçi. Kreu i grupit parlamentar, ndodhet kështu në zonën e kuqe, zonë të cilën vetë Ruçi e ka konsideruar si sfidë.

Gjirokastër

Numri i ulët i popullsisë dhe i pjesëmarrjes në votime, bën që në qarkun Gjirokastër mandati të kushtojë rreth 8 mijë vota. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, PS mori 25 148 vota, ose 42,36%, të vlefshme për 3 mandate. Nëse rezultati ruhet, 3 deputetët e sigurt socialistë të këtij qarku janë: Bledar Çuçi, Mirela Kumbaro dhe Flamur Golemi.

Korçë

Në qarkun Korçë, PS ka marrë 63 584 vota ose 43,50% të totalit në vitin 2013, duke siguruar 6 mandate. Një deputetet i nevojiten pak më shumë se 10 mijë vota dhe me këtë logjikë vijnë në parlament: Niko Peleshi, Eduard Shalsi, Elisa Spiropali, Ilirjan Pendavinji, Ilir Xhakolli dhe Edlira Bode.

Kukës

Kur qarku Kukës kishte 4 mandate, PS mori 11384 vota, ose 24,32%, duke sjellë në parlament vetëm një deputet. Tashmë qarku ka një mandat më pak, dhe deputetja e vetme e sigurt duket se do të jetë ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Lezhë

Në Lezhë PS ka marrë 26 433 vota, ose 32,90% dhe 2 deputetë. Sipas kandidatëve, emrat e sigurt që hyjnë në parlament janë: Lindita Nikollaj dhe Pjerin Ndreu.

Shkodër

Në Shkodër PS ka marrë 37 984 vota, ose 31,12% të tyre në 2013 dhe  4 mandate. Nëse rezultati ruhet, në parlament hyjnë me siguri: Ditmir Bushati, Paulin Sterkaj, Senida Mesi dhe Luan Harusha.

Tiranë

Në qarkun Tiranë, një mandat kushton rreth 12 mijë vota. në vitin 2013, PS mori 198 837 vota, ose 44,05% dhe 16 mandate. Në këtë logjikë, deputetët e sigurt të kryeqytetit janë: Elona Gjebrea, Besnik Baraj, Olta Xhaçka, Blerina Gjylameti, Pandeli Majko, Saimir Tahiri, Vasilika Hysi, Ervin Bushati, Ogerta Manasterliu, Fatmir Xhafaj, Rakip Suli, Arben Ahmetaj, Xhemal Qefalia, Sadri Abazi, Ulsi Manja dhe Klotilda Ferhati.

Vlorë

Në qarkun Vlorë për një mandat duhen rreth 9 mijë vota. PS ka marrë 56 481 vota, ose 46,62%, duke siguruar 6 mandate. Me listën aktuale të kandidatëve, nëse ruhet rezultati, të sigurt janë: Damian Gjiknuri, Vilma Bello, Alket Hyseni, Vullnet Sinaj, Andrea Marto dhe Edi Rama. Siç shihet, kryeministri është në perimetrin e sigurisë.

June 8, 2017 13:39
Komento

2 Komente

  1. Rrota xoni June 9, 00:32

    Mos u beni me rak se rrotacioni do fitoje. 8 me 8.

    Reply to this comment
  2. Rrota xonit June 9, 00:36

    8 me 8 ka 200 vjet ne amerike.
    Hahahaaaaaa.
    Rrota xonit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*