Emrat/ Ngritën në këmbë policinë italiane, çfarë bënin 9 gangsterët nga Shqipëria (Video)

September 20, 2017 18:03

Emrat/ Ngritën në këmbë policinë italiane, çfarë bënin 9 gangsterët nga Shqipëria (Video)

Të paktën nëntë persona kanë rënë në pranga të policisë Italiane, në sajë të një operacioni të koduar “Robin”. Ata akuzohen për grabitjen e të paktën 18 shtëpive nga nëntori  i viti 2016 deri në shkurt të vitit 2017 në Cuneo.

Ata kanë pranur grabitjen dhe posedimin e mallrave të vjedhura.

Shqiptarët ishin të moshave nga 29 vjeç deri në  38-vjeç. Njëri prej tyre në profilin e tij në Facebook, i kishte dhënën zë profesionit të tyre duke shkruar “hajdut”.

Emrat e të arrestuarve, janë:  Lulash Peci (38 vjeç), Vinsel Ulndreaj (32 vjeç), Gjovalin Vukaj (30), Saimir Zhuba (30) dhe Skender Arra (29), Kelmend Halili (24), Alfred Gaspri (30), Sokol Shkambi (29) dhe Agostin Peci (29).

Njëri prej tyre, Sokol Shkambi, u arrestua për shkelje të ligjit të imigracionit ndërsa Agostin Peci për presion. Kelmend Halili dhe Alfred Gaspri u kapën në shtëpi.

Një tjetër u ndalua në një furgon, ndërsa po shkonte në Shqipëri. Kishte bizhuteritë dhe stolitë në furgon, kompjuterë, tableta dhe materiale të tjera nga vjedhjet. Përveç kësaj, u gjetën 2 automjete të vjedhura dhe 40,000 euro, të cilat iu kthyen pronarëve legjitimë.

September 20, 2017 18:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*