EMRAT/ Policia i befason duke ngrënë darkë, trafikantët shqiptarë tentojnë arratinë, njëri hidhet nga ura dhe…

October 3, 2017 17:45

EMRAT/ Policia i befason duke ngrënë darkë, trafikantët shqiptarë tentojnë arratinë, njëri hidhet nga ura dhe…

Ishin duke ngrënë në një qebaptore në rrugën “Emilia all’Angelo”, në afërsi të urës Crostolo, kur u afruan oficerët e policisë, të cilët po i ndiqnin që kur dolën nga një ndërtesë pak metra më tutje.

Dy shtetasit shqiptarë, pa leje qëndrimi në Itali, pasi panë karabinierët u ndanë dhe tentuan arratisjen në këmbë. Françesko Xhepa, 23 vjeç, u desh të hidhej nga ura për t’i shpëtuar policisë, por u ndalua në rrugën “XX Setembre”. U arrestua edhe bashkëkombasi i tij Enert Collaku, 26 vjeç, që kishte mbërritur në Itali një ditë më parë.

Gjatë kontrollit të tyre, iu gjetën doza kokaine dhe disa qindra euro para cash. Pasi vijuan kontrollin edhe banesën nga e cila dolën pak më parë, karabinierët zbuluan edhe 104 gramë kokainë të tjera si dhe 3 mijë euro.

Nëse do të shitej në treg sasia e drogës së gjetur në banesë do të përfitoheshin rreth 6000 euro. Po ashtu u gjetën edhe pajisje për paketimin e drogës. Operacioni anti-drogë nisi pas raportimeve të banorëve të zonës.

October 3, 2017 17:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*