Emrat/ Pranga të rinjve, akuzohen për një sërë vjedhjesh

December 1, 2017 14:42

Emrat/ Pranga të rinjve, akuzohen për një sërë vjedhjesh

 

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Nr.5 në vijim të punës së tyre për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura, përfshirë vjedhjet e kryera vetëm apo në bashkëpunim si edhe për kapjen e arrestimin e autorëve kryerës të këtyre veprave penale, nisur nga një punë e mirëfilltë hetimore kanë arritur të finalizojnë me sukses Operacionin Policor të koduar ”STUHIA’.

Në kuadër të këtij operacioni Policor dhe në përfundim të finalizimit të tij është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve :

• Ardit Elezi, 21 vjeç, banues në Kamëz,

• Adrian Prela, 19 vjeç, banues në Kamëz.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e bashkëpunëtorëve të tjerë shtetasve :

• M. Gj. ,34 vjeç, banues në Valis Kamëz, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim mjeti pa dëshmi”.

• L. E.,28 vjeç, banues në Kamëz,

• D. T., 22 vjeç, banues në Valias-Kamëz,

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin sende të ndryshme, vidhnin goma automjetesh me gjithë disqe, vegla pune dhe i shisnin ato në treg me qëllim përfitimi vlerash monetare.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasve Adrit Elezi dhe L. E., janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura:

• Goma automjetesh me gjithë disqe,

• Trapan

• Sharra

• Çantë me vegla pune, si çelësa të llojeve të ndryshme

Si dhe u gjetën dhe sekuetruan në cilësinë e provave materiale mjetet që perdornin për realizimin e veprave penale:

• Një armë zjarri pistoletë tip BERETTA,

• 4 fishekë model 7.65

• 2 maska

• 2 palë doreza

• 1 palë gërshërë dryn prerës,

• 1 xhup lëkure me ngjyrë të zezë

• 1 palë tuta me ngjyrë blu të errët me viza të bardha,

Në vijim të veprimeve hetimore rezulton se shtetasit L. E., dhe D. T., janë bashkëautore të ngjarjes të ndodhur më datë 06.11.2017, në rrugën “Bulevardi Blu”, ku dy persona te paidentifikuar nën kërcënimin e armës së dyshuar kanë tentuar të vjedhin kasafortën e një karburanti.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që këta shtetas mund të kenë kryer.

Materialet iu referuan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale, për veprën penale të “ Vjedhjes së kryer në bashkëpunim”, “Mbajtje pa leje të armëve”, parashikuar nga neni 134/2 dhe 278 të Kodit Penal.

December 1, 2017 14:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*