EMRAT: Mashtrim me taksat, arrestohen 6 biznesmenë, 5 në kërkim

January 24, 2018 20:35

EMRAT: Mashtrim me taksat, arrestohen 6 biznesmenë, 5 në kërkim

Gjashtë biznesmenë janë arrestuar nga policia pasditen e sotme, ndërsa pesë të tjerë janë shpallur në kërkim.

Ata akuzohen për mashtrim me skemën e TVSH, ndërsa dëmi llogaritet në 9 mln dollarë nga kreditimi.

Arrestimet janë bërë pas lëshimit të urdhrit nga prokurori Ndini Tavani, ndërsa biznesmenët janë nga fusha e ndërtimit, karburanteve, etj.

Një pjesë e biznesmenëve që janë arrestuar janë emra të njohur për publikun.

Të 11 biznesmenët që janë nga Tirana akuzohen se lëshonin fatura fiktive. Nga kontrolli i banesave të biznesmenëve që janë arrestuar janë gjetur dokumente të vlefshme për hetimin.

Në sitën e hetimit janë në total 50 biznese mes tyre dhe përftuesit e TVSH.

Duke qenë se operacioni është masiv, në orët në vijim pritet që të ketë zhvillime të tjera.

Të arrestuar deri tani;
Dhimitraq Çelo
Bujar Morataj
Shkëlqim Hasani
Ruzhdi Murataj
Nevroz Lami
Indrit Sulaj

Në kërkim janë;
B.Gj
M.M
A.B
S.K
E. Sh

January 24, 2018 20:35
Komento

1 Koment

  1. tomorraku January 25, 13:49

    Asnjehere biznesi nuk mund ti shpetoje kontrollit te doganave e tatimoreve ; neqoftese kjo ndodh, atehere tatimet e doganat , jane bere pale ne vjedhe me biznesin duke boshatisur arken e shtetit .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*