Emrat që do hetojnë krimin mbrëmë në Bllok (dhe një detaj i sikletshëm)

October 5, 2018 09:41

Emrat që do hetojnë krimin mbrëmë në Bllok (dhe një detaj i sikletshëm)

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të enjtes në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, Prokuroria ka ngritur grupin hetimor.

Ky grup drejtohet nga Elisabeta Imeraj (në foto) ndërsa prokurorë janë Kreshnik Ajazi dhe Artan Lulo.

Ata po marrin në pyetje të gjithë dëshmitarët.

Nga policia ka pasur shumë të shoqëruar për ngjarjen e rëndë.

Ervis Martinaj dhe Leart Hasa janë të plagosurit.

I vrari është shtetasi Rigels Gaxha.

Burime të DITA thonë që ngjarja ka ndodhur Brenda dhomës-prive të lokalit të shtetasit Redi Popescu dhe të gjithë të përfshirët në ngjarje kanë qenë bashkë.

Ndërkohë koha e ngjarjes ka qenë vërtet e sikletshme për autoritetet e rendit.

Kjo për faktin se vetëm 200 metra larg vendngjarjes, në Hotel Rogner janë akomoduar drejtorë dhe zyrtarë të lartë të policive të Ballkanit, Europol dhe DEA-s – shkruan DITA.

Ata ndodhen në Tiranë për një aktivitet të rëndësishëm që mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, siç njofton edhe ky post i ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj.

a.k. / dita

October 5, 2018 09:41
Komento

1 Koment

  1. Cepanlliu October 5, 23:26

    Fajin e ka ai i gjati,ai e ka organizuar…….
    Ku je o germuqi dixhital. ….!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim