Emrat/ Shkatërrohet grupi “Bajri”, pranga 11 personave. Policia jep detaje

September 22, 2018 10:23

Emrat/ Shkatërrohet grupi “Bajri”, pranga 11 personave. Policia jep detaje

11 persona janë arrestuar në një aksion policor të shtrirë në Tiranë, Shkodër, Roterdam dhe Holandë. Ndërkohë dy të tjerë janë shpallur në kërkim,.

Në një konferencë për mediat, drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu bëri publike edhe emrat e personave të arrestuar, disa në Holandë, dhe disa në vendin tonë, të cilët ishin pjesë e grupit të Safet Bajrit, të ‘fortit’ të Shkodrës që u arrestua dje në Tiranë.

Grupi vepronte kryesisht në Holandë. Akuzat janë vrasje me dashje e mbetur në tentativë, në bashkëpunim, vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim, prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve, organizim i lotarive të palejuara, pastrim i produkteve të veprës penale, shtrëngim me anë të kanosjes, prodhim-shitje narkotikësh etj.

Si vepra të rënda kriminale janë dy vrasje të ndodhura në Shkodër në 7 shkurt 2001, dhe 20 qershor 2002.

Aksioni në fjalë u zhvillua nga Task Forca Speciale e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda, në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”.

TE ARRESTUARIT

1.Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;

  1. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;
  2. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
  3. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
  4. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
  5. Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;
  6. Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;
  7. Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;
  8. Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;
  9. Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;
  10. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.

Në kërkim;

-E.B., 45 vjeç

-N.H., 34 vjeç.

 

 

o.j/dita

September 22, 2018 10:23
Komento

4 Komente

  1. DALLTON September 22, 12:17

    Po tani si do regoje PD pa tjeter qe do tu dali ne mbrojtje ,se ajo Parti e Krimineleve eshte ose do sajoje ndonji “BABALE”.

    Reply to this comment
  2. noc luleta September 22, 17:36

    o toc po gjithkush ne shkoder e din se kta kan perkrah ps, mos fol kur nuk din apo futja kot.

    Reply to this comment
  3. Pellazgos September 22, 17:46

    Po si nuk ka nje Orthodhoks i Anastasit greke!
    Ah turqi cba bere.

    Reply to this comment
  4. Bashkim September 23, 04:25

    Po Ditmiri mund ti shpetoje Vetingut per njohjet me keta …vicat

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?