EMRAT: Trafik personash drejt Britanisë dhe SHBA, 39 në pranga, 12 në kërkim

March 17, 2018 14:25

EMRAT: Trafik personash drejt Britanisë dhe SHBA, 39 në pranga, 12 në kërkim

39 persona janë arrestuar dhe 12 të tjerë janë shpallur në Kërkim për sigurimin e dokumenteve false dhe trafikimin e mbi 1000 personave drejt Britanisë së Madhe, Irlandës, SHBA-ve dhe Kanadasë.

Në një konferencë për shtyp, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, tha se operacioni ka nisur mbrëmjen e djeshme dhe ka vazhduar edhe në orët e para të mëngjesit. Deri më tani janë ekzekutuar 39 nga 51 urdhërarreste.

Veliu tha se 4 prej të arrestuarve janë punonjës policie në pikën e Kalimit kufitar të Hanit të Hotit dhe Qafë Thanës. Ndërsa mes të shpallurve në kërkim janë edhe 2 shtetas bullgarë.

Veliu tha se këto grupe kriminale kanë bërë të mundur trafikimin e rreth 1000 personave. Për në Britani të Madhe paguhej rreth 7000 paund, ndërsa për në SHBA dhe Kanada paguheshin nga 25 në 30 mijë dollarë.

Me herët, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj përshëndeti atë që e quajti “një superaksion” të “finalizuar nga Policia e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese në vend. Goditje njëkohësisht e disa grupeve kriminale. 7 në 1. Shumë shpejt detaje të tjera nga Policia e Shtetit”.

Kreu i policisë, Ardi Veliu ka bërë me dije se janë prerë 51 urdhër arreste, nga të cilët 39 janë ekzekutuar. Ndërkohë, 12 persona janë shpallur në kerkim.

Të arrestuar 

Ardian Sorri

Luan Qyryku

Eno Mucollari

Ardian Gurakuqi

Zaim Hysenbelliu

Arben Kajaci

Genci Osmanaj

Oltion Serjani

Tanush Prenga

Lirim Mucollari

Fuat Zaimi

Nikolin Priska

Ylber Rrama

Haki Tarja

Bedri Bendaj

Ernik Avdyli

Nik Bushi

Kolë Vushaj

Besnik Vucaj

Alfred Kalaj

Mhill Zefi

Nosh Volaj

Prele Gjelaj

Sokol Duli

Eugent Dushku

Leonora Dushku

Roza Frroku

Blerim Brahimi

Luigj Shtinja

Esat Cakonji

Fatos Muja

Kreshnik Muja

Artur Karaj

Kristan Zallënja

Mensur Selami

Arrestuar 4 policë, kontrollorët hani i hotit dhe qafë thanë

Celnik Maksuti, Qafë Thanë

Ilir Smaili, Qafë Thanë

Erjon Maxhari, Qafë Thanë

Gjok Ujkaj, Hani i Hotit

Në kërkim 12 shtetas

o.j/dita

March 17, 2018 14:25
Komento

2 Komente

  1. Olti March 17, 18:38

    Shtetasit ne kerkim jane kusheriri i Greta Kocit, Edmond Koci, xhaxhallaret, Skender, Shkelqim e Bashkim Koci, cdo beje prokurorucja Elfrida Bregova qe i mbrojti me Petrit Fushen e adriatik llallen kete bande qe para pese vjetesh? Ku eshte profesionalismi i kesaj prokuroruceje qe ne dosjen e saj shkruan: nuk mbaj mend se cfare je bere ne Greqi.

    Reply to this comment
    • emu May 1, 13:50

      Kjo eshte nje person totalisht i paafte dhe i korruptuar…eshte e tmerrshme qe ka akoma njerez ne Prokurori jetojne me “qoka” dhe duke i dhene “dafllakun’ shefit!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*