Emrat/ Vodhën Katedralen e Korçës, arrestohen dy autorët

September 5, 2018 10:18

Emrat/ Vodhën Katedralen e Korçës, arrestohen dy autorët

Dy autorët e grabitjes së Katedrales “Ngjallja e Krishtit” janë arrestuar ditën e sotme nga Policia e qytetit të Korçës.

Në pranga kanë rënë Genci Arfi dhe Johan Cigare.

Mësohet se dy shtetasit kanë përvetësuar një shumë prej 20 mijë lekësh të reja nga paratë që Mitropolia grumbullon për mensën e të varfërve.

Arfi dhe Cigare kanë hyrë në Katedrale dhe kanë qëndruar të fshehur derisa objekti është mbyllur dhe kujdestari është larguar. Më pas, ata kanë thyer dhe dëmtuar dy prej arkave ku grumbullohen të hollat e besimtarëve.

Grabitja e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” ka ndodhur ditën e hënë, më datë 3 shtator.

s.a/dita

 

 

September 5, 2018 10:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*