EMRAT/ Zbulohen “postet” e reja në PD, ky është vendi që i cakton Basha ish-ministrit teknik

September 14, 2017 18:23

EMRAT/ Zbulohen “postet” e reja në PD, ky është vendi që i cakton Basha ish-ministrit teknik

Gazment Bardhi, që drejtoi për tre muaj ministrinë e Drejtësisë, pas marrëveshjes politike Rama-Basha në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit nuk do ta “mbyllë” me kaq karrierën.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, siç mëson “BalkanWeb e ka graduar një nga ministrat teknik të dorëhequr pas zgjedhjeve në një post brenda Partisë Demokratike.

Të njëjtat burime brenda PD—së konfirmojnë se 31-vjeçari me origjinë nga Kavaja është caktuar këshilltar për çështjet ligjore të Grupit Parlamentar të PD.

Një emër tjetër i njohur është ai i Agron Kuliçajt që nga drejtues i lartë policie në kohën e Berishës merr postin e këshilltarit për çështjet e sigurisë në PD.

Ndërsa këshilltar për Ekonominë në PD do të jetë Dorian Teliti, kurse këshilltar për mediat, Edi Lesi.

Listën me katër këshilltarët e ka dorëzuar sot pranë sekretarisë së Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho.

September 14, 2017 18:23
Komento

1 Koment

  1. Saliu Komunist i pabese dhe serb.. September 14, 19:57

    Krimineli dhe kontrabandisti Kelyshi Kuliqi nga Tropoja eshte i specializuar per te qene keshilltar per PA SIGURINE tek kellirat dhe bajgat e SHQUP-it qe kane marre mandatin e deputetit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*