Emri/ Autobusi që transportonte heroinë, në pronësi të shefit të Krimeve

January 19, 2018 16:24

Emri/ Autobusi që transportonte heroinë, në pronësi të shefit të Krimeve

 

Detaje të reja janë mësuar sa i përket sasisë së heroinës që u kap në autobusin e linjës Korçë–Selanik gjatë kontrollit në Kapshticë.

Burime për ABC News thonë se linja e autobusit është në pronësi të punonjësit të policisë Edmond Çela.

Ky i fundit është shef i hetimit të krimit në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Korçë.

Në autobusin që udhëtonte drejt Greqisë u gjet dhe u sekuestrua 2 kg heroinë. Policia shqiptare kishte informacione për drogën që po transportohej, por pavarësisht kontrolleve nuk mundi të gjente gjë.

Pas këtij momenti ata njoftuan homologët grekë për të ushtruar kontroll më të hollësishëm ndaj autobusit.

Skaneri mundi të gjurmonte heroinën, ndërsa policia greke shoqëroi drejtuesin e autobusit.

January 19, 2018 16:24
Komento

1 Koment

  1. ??? January 19, 16:57

    “shef i hetimit të krimit ” nuk eshte definicioni zyrtar i detyres qe mund te kete ky polici trafikant, more ABC.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*