Emri biblik i Sardës shqiptare

February 12, 2018 11:58

Emri biblik i Sardës shqiptare

Moikom Zeqo

Bibla e shenjtë është një kryethesar i jashtëzakonshëm kulturor dhe mitik i njerëzimit.

Krishterimi i hershëm iliro shqiptar përvetësoi ide por edhe toponime të marra drejtpërdrejt nga Bibla e Shenjtë. Shfletoj një nga librat më të çuditshëm të Biblës së shenjtë, pikërisht librin “Apokalipsi”.

Ky libër vizionar, i quajtur ndryshe edhe si “Zbulesa” është krijuar nga Shën Gjoni, kur ai ishte internuar në ishullin Patmos në Egje.

Shën Gjoni është autor i ungjillit, që mban emrin e tij, që sot është ungjill sinoptik dhe kanonik, si dhe është autor i disa letrave apostolike të përfshira në Biblën e Shenjtë. Shën Gjonit ju shfaqën vizionet apokaliptike në ishullin Patmos dhe ai ja citonte të tëra këto vizione një shokut të tij të internimit Prohorit.

Është e çuditshme, por në kodikët e lashtë të Shqipërisë janë disa miniatura me vlerë historike, që paraqesin Shën Gjonin në ekstazën e vizioneve dhe Prohorin, që shkruan fjalët e librit.

Libri “Apokalipsi” është libri që ka ndikuar më shumë në metaforikën mesianike të letërsisë botërore.

Ky libër i jashtëzakonshëm dhe profetik është komentuar më shumë nga çdo libër tjetër i botës.

Edhe Isak Njutoni në fund të jetës së tij është marrë me shpjegimet mistike të Apokalipsit.

Shën Gjoni në Patmos i drejton 7 (shtatë) letra disa kishave të Azisë.

Këto janë kishat e Efesit, Smirnës, Pergamit, Tiatirës, Sardës, Filadelfias dhe Laocidesë.

Letra e pestë i është dërguar kishës së Sardës.

Këtu del për herë të parë emri Sarda si qytet në Azinë e Vogël dhe si një nga bërthamat e krishterimit të hershëm.

Është e habitshme por pikërisht në antikitetin e Vonë në shek. VI pas Krishtit, emri biblik Sarda, bëhet emri i një qyteti të hershëm arbëror. Ky qytet në antikitetin e vonë por në shek. XII-XIV është qendër peshkopate dhe përmendet në trajtën “Sardarencis”.

Sot qyteti i ndërtuar mbi një kodër është kthyer në ishull për shkak të liqenit artificial, që u krijua me ndërtimin e hidrocentralit të Vaut të Dejës më 1973.

***

Gërmimet e para arkeologjike në qytetin e Sardës, që më vonë në mesjetë u quajt Shurdhah, buzë Drinit, 8 km në hyrje të Shkodrës u bënë në vitet 1967-70 nga një ekip arkeologësh, të drejtuar nga arkeologia mesjetarologe Dr. Hëna Spahiu (ndjesë pastë, se ka vdekur më 1992).

Hëna Spahiu ka meritën që shkroi studimin e parë arkeologjik të së ardhmes.

Ajo zbuloi një varrezë arbërore të shek. 6-8 dhe gjeti fibula, unaza, të kulturës së hershme shqiptare që njihet me emrin kultura e Komanit.

Qyteti i Sardës ka një sipërfaqe prej 5 ha dhe përbëhet nga dy rrethime, qyteti Akropol është i rrethuar me një mur 400 m si perimetër dhe qyteti i poshtëm është i rrethuar me një mur 700 m si perimetër.

Brenda në qytet janë mbeturinat e kullave në trajtë katërkëndëshe dhe trekëndëshe të pajisur me nga një hyrje, si dhe gërmadhat e gati 12 kishave.

Këto kisha janë të tipit bazilikë dhe janë tipike të stilit romak dhe lidhen me krishterimin perëndimor të kishës së Romës.

Kisha kryesore e quajtur si kisha e Zojës ruhet gati e plotë por është ndërtim dyduarsh, në të dytin është dyfishuar si hapësirë e brendshme dhe si mur.

Kjo kishë ka gjurmë të sakta afreskesh, ngjyrat e të cilave kanë humbur nga erozioni.

Një kishë pranë saj ka të ruajtur mirë pjesën e absidës si dhe dy dritare të njohura të stilit romanik që duhet të kenë qenë më vitrazhe.

Të dyja këto kisha shumë pranë njëra tjetrës përbëjnë kryeqendrën e Sardës dhe kanë shërbyer si një zonë rezidenciale e peshkopit dhe të princërve të familjes së dukagjinasve.

***

Vizitori ende sot çuditet me këto monumente kulti të stilit romanik.

Ato më kujtojnë kishat romanike të qytetit të Shasit pranë Ulqinit si dhe disa kisha romanike, që ruhen ende sot në qytetin mesjetar të Drishtit dhe sidomos në atë të Danjës.

Në kodrën e Sardës janë dhe mbeturinat e një pallati princëror, të shtruar me pllaka guri dhe me dritare monumentale romanike.

Kjo gjë të kujton një pallat emblematik të stemës së familjes Dukagjini, tepër të njohur në heraldikën shqiptare.

Një pjesë e murit të poshtëm të Sardës futet në ujrat e liqenit. Tashmë në thellësinë e liqenit duhet të vëzhgosh duke patur atributin e arkeologjisë nënujore.

Nën ujë janë dhjetëra monumente sidomos të zonës të përgjithshme qytetare të jetës ekonomike dhe shoqërore, kurse mbi kodrën mbi ujë ruhet dëshmia e qendrës feudale dhe e rezidencës fetare dhe princërore.

***

Në Muzeun Historik Kombëtar kemi ekspozuar fotografinë e portës monumentale më tipike të mesjetës që ruhet sot në Shqipëri.

Për fat të mirë, 1976 Instituti i Monumenteve ka realizuar punime restauruese me vlerë në Sardë.

Që nga viti 1970 e deri më sot asnjë ekspeditë arkeologjike nuk ka shkuar në kodrën e Shurdhahut. Shurdhahu paraqet sot një qytet arkeologjik mesjetar të klasit të parë që mund të bëhet objekti i një turizmi ekologjik të tokës dhe të liqenit por edhe të një turizmi shkencor.

Shënimet që kanë lënë udhëtarët e huaj si Teodor Iben, Hahni, Nopçja etj., tregojnë se Shurdhahu është një nga qendrat ku është formuar etnogjeneza arbërore sepse jo larg Shurdhahut është edhe kalaja e Dalmacisë së Komanit ku është zbuluar koleksioni më i madh i varreve me kulturën e hershme arbërore.

Po bëj një apel për shtetin shqiptar dhe shkencën arkeologjike që ta kthejnë vëmendjen edhe ndaj Shurdhahut.

***

Thashë më sipër se emri Sarda është një emër i njohur biblik.

Shtegtimi i toponimeve biblike në Shqipëri ka qenë një gjë e zakonshme në historinë tonë.

Kështu në mesjetë qyteti antik Orikum, pranë Vlorës është quajtur me emrin e qytetit hebraik Jeriko, kurse në Mirditë kemi edhe emrin Sabaste, që është një toponim i Azisë së Vogël.

Këto lëvizje toponimike janë studiuar nga Farlati dhe Shtjefën Gjeçovi.

Emri Sarda përmendet shpesh në dokumentet kishtare të mesjetës.

Ky emër ka të njëjtën rrënjë me emrin e qytetit Sardika, që sot quhet Sofia në Bullgari.

Interesi për Sardën është jo vetëm filologjik dhe biblik por edhe historik edhe kombëtar për ne shqiptarët. Qyteti e ka mbaruar jetën e vet në fillim të shek. XV.

Nuk dihen arsyet pse ndodhi vdekja e qytetit. Vetëm kujtesa historike është mbijeta e tij.

 

February 12, 2018 11:58
Komento

16 Komente

  1. tz February 12, 12:30

    je ne moshen per te treguar perralla tani,sepse gjerat historike i ke bere gjithmon corbe.Sarda ne shqiperi dhe Sardenja ne itali nuk the asnje fjale por e kraheson me Sofien e bullgarise!!!!!!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 12, 12:55

      tz
      ti e paske lexuar përrallën ose logorinë e mojkomit!unë asqë e mora mundimin!!
      e di përse??
      sepse dhe kjo lukuni të arsimuarish që kujtonim se ishte elitë e mendimit shqiptar u shit!
      u pordh në pleqëri!!
      këta bëjnë gjumë berati,a krehje flokësh,kur shqipëria pushtohet nga gërku!!
      si mund të lexosh logoritë e pavënda të mojkomit??
      krihu moikom krihu!bëj grup me ben dukën dhe sabit brokën!!bile zgjidhni dhe gjeni kërmën e letrave shqiptare si kryetar të bërllogut intelektual!!

      Reply to this comment
  2. Adi February 12, 15:17

    Me duket se ky njeri ka kajthitur.Nuk e di cfare
    pune bene, por Pirrun e mori Glauki dhe e strehoi ne Apolloni dhe jo ne Durres.
    Edhe ky pseudointelektual po flet se e ema e Zeqos ne maje te thanes.Ky njeri me duket se nje fare profesor nga Vlora kur thote se Skenderbeu vuri kuroren ne Gucbaba te jevgjitet e Skeles dhe jo ne Ardenice.

    Reply to this comment
  3. Niku February 12, 16:52

    Shkrimet e Moikomit nuk jane per kedo. Per kete arsye, eshte mire te mos komentohet, sepse jane gjera te reja dhe jo thashetheme. Ai e shkruan qarte se ku eshte bazuar. Ne vend qe ta falenderojme per punen studimore qe ka bere gjate jetes se tij, e ofendojne!!! Moikomin lexojeni, dhe mos komentoni, se na hiqni kenaqesine qe ndjejme ne qe e kuptojne.

    Reply to this comment
    • agroni February 12, 18:50

      Niku.
      Të jap shumë të drejtë.
      Fjalinë e fundit që ke shkruar,është më kuptimplota për ata që “recensojne” të madhin Moikom.
      Sotpërsot i madhi Moikom,është nga të paktët që na ka mbetur,dhe për ne që jetojmë sëbashku me kohën e tijë,duhet konsideruar privilegj.

      Reply to this comment
    • edi February 13, 08:58

      Ne anglisht eshte nje shprehje qe thote “Pool of ignorance” qe do te thote “mbledhje e injoranteve”. Moikomi ka kaluar nje jete me shkencen e eshte Profesor e shkuar Profesorit. Por ja mblidhen keta “profesorushat” qe ti tregojne babait arat…. Niku, ndoshta nuk duhen lexuar komentet fare…

      Reply to this comment
  4. Pellazgos February 12, 18:48

    Per cfare Biblio te “shenjte” flet zoti Zeqo.
    Perralla nga injorante qe shkuan ne varr te Krishtit dhe nuk gjeten gje se ishte bosh.
    Apo u ngjall dhe u be satelite dhe shkoi ne Hene.
    Krishterimi ishte dhe eshte semundja me e madhe e Evropes dhe Perendimit.
    Harruat turren e druve per Shkencetaret?
    Abrahami kur shkoi ne Egjypt i tha gruas se tij Sares qe ty je e bukur dhe keshtu do bejme para,mur e pyeti Faraoni qe kush eshre kjo,Abrahami i tha qe eshte motra ime.
    Kete thote Bibla e Vjeter dhe keshtu u kthye i pasur nga Egjypti.
    Keta njetez nuk kishin shkola,ishin injorante,flasin vetem cobenjer qe ne ate kohe ne Krete ndertoheshin pal,ate 6 kateshe.
    Mbetet antigreke ju dhe te Krishteret.
    Ne fund te fundit Historia 1500 vjecare e Krishterimit eshte skandal,mbylli Akademite e P,atonit,reth 12 Biblioteka dhe shkola te Aristotelit i mbyllen,Lojerat Olimpike i ndaluan.
    Emri Helen apo Greke nuk u lejua por Romji apo Romanus ne Perandorine e Romes se Lindjes.
    Perandoria e Bizantit nuk ka egzistuar por e Romes Lindore ne nje qytet qe origjinen e ka qe ne lashtesi per nder te Bizas.

    Reply to this comment
  5. Pellazgos February 12, 18:51

    Kjo tregon edhe nje here qe Identiteti i ketyre Toponimeve eshte i ndryshem nga ato te sotmet,si Shurdhahu,Stambolli,Gjirokastra,Saranda,Voskopoja etj.Per cfare Biblio te “shenjte” flet zoti Zeqo.
    Perralla nga injorante qe shkuan ne varr te Krishtit dhe nuk gjeten gje se ishte bosh.
    Apo u ngjall dhe u be satelite dhe shkoi ne Hene.
    Krishterimi ishte dhe eshte semundja me e madhe e Evropes dhe Perendimit.
    Harruat turren e druve per Shkencetaret?
    Abrahami kur shkoi ne Egjypt i tha gruas se tij Sares qe ty je e bukur dhe keshtu do bejme para,mur e pyeti Faraoni qe kush eshre kjo,Abrahami i tha qe eshte motra ime.
    Kete thote Bibla e Vjeter dhe keshtu u kthye i pasur nga Egjypti.
    Keta njetez nuk kishin shkola,ishin injorante,flasin vetem cobenjer qe ne ate kohe ne Krete ndertoheshin pal,ate 6 kateshe.
    Mbetet antigreke ju dhe te Krishteret.
    Ne fund te fundit Historia 1500 vjecare e Krishterimit eshte skandal,mbylli Akademite e P,atonit,reth 12 Biblioteka dhe shkola te Aristotelit i mbyllen,Lojerat Olimpike i ndaluan.
    Emri Helen apo Greke nuk u lejua por Romji apo Romanus ne Perandorine e Romes se Lindjes.
    Perandoria e Bizantit nuk ka egzistuar por e Romes Lindore ne nje qytet qe origjinen e ka qe ne lashtesi per nder te Bizas.

    Reply to this comment
    • mb February 12, 20:08

      Cdo gje e lidh me greket; ata kane nje histori ma fallco se the gjithe popujt tjere te Ballkanit. Mos permend Kreten, nuk mund te lidhish greket me Kreten e asaj kohe…

      Reply to this comment
  6. tz February 12, 20:44

    kur NIKO STILOS çam arvanitas qe njeh dhe te ashtuquajtur gjuhen greke i lexon ne shqip nje shkrim te shkruar Durres me germa greke Zotit Moikom Zeqos ky i fundit si historian bythe qe eshte e kundershton ne menyre kategorike…..mos harroni se KY studius bythe eshte pjelle e plehres Çabej…….

    Reply to this comment
  7. Plaku Xhuxhumaku February 12, 21:49

    Kete perrallen e kalit me grure ma tregonte babi kur isha e vogel. Une nje gje e pyesja, po mire o ba, ku e dinte Skenderbeu qe turqit do ta vrisnin kalin dhe do t’ia canin barkun?

    Reply to this comment
  8. demo February 13, 13:14

    Ky shkrim eshte shembulli me i mire qe duhet t`i tregojne pedagoget e filozofise studenteve,kur te trajtojne temat e Sofizmit dhe silogjizmit.
    Shen Gjoni,peshkatar analfabet,i biri Zebedeut,vellai i Jakobit,Shkroi ungjillin e katert dhe Apokalipsin;shkroi 7 letra per shtate qytete te Azise se vogel.Nje nga keto qytete quhej Sarda.Deri ketu jemi konform te dhenave te bibles,por jo te historise.Nqs ka ndonje gje qe nuk shkon ketu si psh,si ka mundesi nje peshkatar analfabet te shkruaje dy vepra themelore te Krishterimit, si Ungjillin sipas Gjonit dhe Apokalipsin,ketu duhet hetuar bibla dhe jo Moikomi.
    Meqe Sarda permendet si emer qyteti ne Azi ne bibel,cfare deshmie,cfare sigurie shkencore,cfare dokumenti ka pare Moikom Zeqo,qe banoret e Sardes te Arberise se shek VI,u ndikuan nga bibla dhe emertuan qytetin e tyre me ketye emer?Perkimet rastesore te toponimeve,te emrave te fiseve,te fjaleve,ne lashtesi jane kaq te shumta,saqe me fantazine e Moikomit mund te arrijme ne konkluzione se paraardhesit tane ilire banonin Turqine e lashte(Dardanet homerike,ngushtica Dardaneleve dhe Dardane ne Kosove);banonin Persine e lashte(Parthe ne Persi dhe Parthe-Parthine ne prapatoken e Durresit,Tiranes,Beratit);,banonin gadishullin italik(Albane ne Tirane-Kruje-Mat dhe Albalongo ne derdhjen e Tiberit,mali Alban ne Puglia,qyteza Alba ne Spanje).Qe Sarda jep Shurdhah,ashtu si sordo jep shurdh ne gjuhen shqipe,per kete na bind Cabeu,por qe Sarda e Arberise te jete emertuar nga Sarda e bibles,duhen argumenta shkencore.

    Reply to this comment
  9. DETARI Atllantides February 13, 17:28

    Nji gje me ben pershtypje me bashkekombasit e mi ;
    Di te suvatosh ?….po , di !
    Di te gatuash ?…..po, di !
    Di te besh pune hidraulike ?….posi nuk di !?
    Instalime elektrike ? …di !
    Cati ,? Po po!
    Marangoz ?…po di !
    Mesojne ne blogje te ndryshme kryeministrin si te beje punen si kryeminister !!!
    Ketu bejne historianin dhe kritikun !!!!!!
    Mos o zot , i themi ne andej nga jam une !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*