Emri i Igli Tares në mega-operacionin kundër mafies së basteve në Itali

November 14, 2018 16:16

Emri i Igli Tares në mega-operacionin kundër mafies së basteve në Itali

Një rrjet mafioz që kontrollonte bastet online në Itali, është goditur këtë të mërkurë nga autoritetet anti-mafia në vendin fqinj. 68 persona janë arrestuar dhe mbi 1 miliard euro, asete janë sekuestruar, në këtë operacion të shtrirë në Pulia, Calabri dhe Sicili, por aktiviteti shtrihej në shumë vende të tjera të Evropës, përfshi edhe Shqipërinë.

Por si funksiononte skema? Sipas Vizion plus, grupet mafioze, blinin kryesisht në Maltë licencat për të hapur baste online duke shmangur legjislacionin italian. Me anë të pikave të basteve të ngritura në disa qytete në Itali, ata u ofronin këtë shërbim lojtarëve, por paratë nuk kalonin nëpërmjet sistemit bankar, por banka ishte mafia, e cila përllogaritet të ketë përfituar nga e gjithë kjo skemë, deri në 4.5 miliardë euro. Një tjetër fakt që kanë evidentuar autoritetet, është se pagesat bëheshin në dorë dhe jo siç duhet të funksiononte normalisht, nëpërmjet bankës apo llogarisë së një klienti të regjistruar.

Raportohet se të gjitha fitimet, kryesisht janë investuar në pasuri të paluajtshme. Një fakt që ka shtuar dyshimet lidhur me personat e përfshirë, është jeta e luksit që atë bënin. Janë mbajtur nën vëzhgim rrjetet e tyre sociale, ku ata publikonin fotografi me makina, ora por edhe udhëtime luksoze, duke mos arritur të justifikonin të ardhurat.

Por çfarë roli ka pasur Shqipëria në gjithë këtë histori? Sipas autoriteteve italiane, e gjithë skema e mashtrimit, ishte e ndërtuar me anë të një kompanie të regjistruar në Curacao, e cila është tërësisht në pronësi të një kompanie shqiptare “Remonte Betting solution”, pronë e faqes së internetit “Revolutionbet365.com” që përdorej nga grupet mafioze. Për pastrimin e parave, ato depozitoheshin në llogarinë e kompanisë në Curacao, më pas transferoheshin në Shqipëri, për të shkuar përsëri në Curacao dhe më pas kaloni në Itali, si para të pastra. Pjesë e kësaj skemë ishte dhe një kompani e dhënies së makinave me qëra në vendin fqinj, e cila i kalonte të gjitha fitimet në Shqipëri ku ndiqej e njëjta rrugë për pastrimin e tyre.

Ndër të tjera, tek pjesa e dosjes për Shqipërinë thuhet:

Kontaktet e para regjistrohen me avokatin Mirko Daidone të cilit Fabruzio Gerolla i drejtohet duke i kërkuar informacione mbi një shoqëri bastesh të drejtuar nga vëllezërit Tare, me 400 dyqane në të gjithë Shqipërinë, e interesuar për t’u përhapur nën emrin BET 1128. Shoqëria shqiptare, për të cilën është i interesuar Gerolla, është Top Bast. Rezulton që Top Bast ka një kapital prej 22 mln lekë, e ndarë në 22000 kuota me vlerë nominale 1000 lekë secila, në zotërim te Ermal Bajramit. Nga faktet, shoqëria është e vëllezërve Genti dhe Igli Tare, respektivisht konsull i Shqipërisë në Turqi dhe drejtor sportiv i Lazios.

 

o.j/dita

November 14, 2018 16:16
Komento

12 Komente

  1. mirel November 14, 17:32

    Dhe keto si puna e kazinove Online te Ramutit.

    Reply to this comment
    • vezhguesi November 14, 19:01

      Ti je mohimi i mohimit , jo vetem i njeriut , por edhe i egersirave ; ti je i semure psiqik , ti je pjelle e injorances , idiotesise , ti je nje kerme qe qelb dynjane , ti je meshirimi i çdo epiteti negativ te shqiptuar ne te gjitha gjuhet e botes , ti je ai qe…. mos qofsh kurre….!

      Reply to this comment
      • Vëzhgues leshi November 14, 20:42

        Kur të qepen uturaqet s’të shqiten kollaj. Kënaqsi kur shikon se si nxjerrin shkumë nga goja. Me shfryrje idiotizmash ata në vend që ta mbrojnë, ata e nxjerrin akoma me cullak tutorin e tyre.

        Reply to this comment
    • eno November 14, 20:32

      Te arrestohet ky Igli Tare .

      Kane basterduar futbollin e kane kthyer shqiperine ne kazino.

      Rrine rinia vetem neper kafe et ne lloto sporti.

      Reply to this comment
  2. Krist November 14, 17:40

    Asnje koment-sa interesant! Po ku jane komentuesit qe shkruajne gjithmone komente,shume here me te gjate se vete artikulli,per te cilin komentojne.?

    Reply to this comment
    • kujtesa November 14, 18:09

      O robi!
      Hiç mos te duket interesante. Ti je mesuar te shkruash ketu,mjafton qe del nje artikull dhe ti ja kercet nje koment pa ditur si eshte e verteta.

      Reply to this comment
  3. fery November 14, 19:20

    A edhe ti vella Tare ..?
    Pa a pake te dolen parate e futbollit dhe ato te fituara nga LACIO dhe bastet te paskan mbete apo , postin e drejtorit te LACIO-s e paska mbajtur per ti fshehur ato punet me 400 dyqane bastesh ne gjithe Shqiperine per shperlarje parash te pista …!
    A edhe ti vella I.Tare ..?

    Reply to this comment
  4. Dn November 14, 19:47

    Tash kuptohet me cfare pare ITare k porrositur nje avion privat per edi rameen..

    Reply to this comment
  5. No comment November 14, 20:04

    Oh la la… Ne daten 26 gusht 2018, Enton Abilekaj ka postuar nje shkrim ke portali “KAPSI” ku behet fjale per nje fluturim charter. Pas lajmi te sotem, ai shkrim ja vlen edhe nje here te rilexohet.

    Reply to this comment
  6. pak shqipetar, pak ...mafioz, e bejne "punen e vete" . November 14, 20:42

    e kisha nje dyshim; nje byth’ Tare, drejtor sportiv i …Lazios ….?!?!

    Reply to this comment
  7. SS November 15, 09:22

    TARE KUQOJA PER KETO PUNE ESHTE MJESHTER VETEM KETO MUND TI BEJE MIRE …….PASI EDHE KUR I BINTE TOPIT JA FUSTE KELLIC MBRAPA POPRTE …../?!!!

    Reply to this comment
  8. Bradasheshi November 15, 17:40

    Po Aurelin qfare e kane keta kopuke?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*