Emri i Maqedonisë/ Miratohen me 80 vota pro ndryshimet kushtetuese

October 19, 2018 22:44

Emri i Maqedonisë/ Miratohen me 80 vota pro ndryshimet kushtetuese

Qeveria e Maqedonisë ia ka dalë mbanë të sigurojë votat për të miratuar nismën për ndryshimet kushtetuese, që i hapin rrugë kështu ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut, e po ashtu edhe rrugën drejt integrimit euroatlantik të fqinjit tonë.

Votimi ishte programuar për t’u zhvilluar gjatë drekës, për t’u shtyrë për në orën 21 dhe për të nisur rreth një orë më vonë. Në fillim të seancës, deputetet e VMRO-së kërkuan që të votohej në mënyrë të fshehtë.

Në Kuvend votuan pro 80 deputetë, sa 2/3-tat e nevojshme për ndryshime kushtetuese. Mes votuesve, Alsat Maqedonia raporton se kanë votuar edhe Vladanka Aviroviç dhe Sashe Vasilevski.

Ndryshe nga sa ishte paralajmëruar, deputetët e opozitës morën pjesë, edhe pse kishin theksuar më herët se seanca konsiderohej e përfunduar.

l.h/ dita

October 19, 2018 22:44
Komento

5 Komente

  1. deputeti October 19, 23:17

    Edhe deputete e Groevskit votuan per te ardhmen e Maqedonise europiane e deputet thu-thuq tane jane kthyer ne babale. Do ta merrni rreston e pare ne qershor , pastaj gjeni vend e futuni me gjithe partine tuaj babalokratike.

    Reply to this comment
  2. Flutura October 19, 23:27

    Bravo Zev.

    Reply to this comment
  3. Martini October 20, 05:47

    Fajin e kane ata shqiptare qe votojne akoma perPollon Salen Lulin Moniken Salianjin Ballen etj.Pi cfaj kemi ne qe jo normale.Me kujtohet Konica.

    Reply to this comment
  4. Kaçi i zi October 20, 09:04

    Keta jane politikanet plehra te PD dhe ata qe u shkojne pas. Per hir te pushtetit djegin integrimin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*