Emri i ri, Dade përgëzon ndryshimet në Maqedoni

January 11, 2019 20:30

Emri i ri, Dade përgëzon ndryshimet në Maqedoni

Ish-ministrja e Jashtme dhe ish-deputetja, Arta Dade ka përshëndetur ndryshimet e fundit në Maqedoninë fqinje, e cila mbrëmjen e së premtes ka zyrtarizuar me 81 vota pro emrin e ri “Maqedonia e Veriut”.

Dade ka përgëzuar qeverinë maqedonase për përpjekjen e palëkundur në rrugën e integrimit.

“Urime e përgëzime Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shqiptarët atje meritojnë vlerësime të veçanta për përgjegjshmërinë e treguar dhe fokusin drejt finalizimit të proceseve integruese në NATO e BE të vendit të tyre.

Kryeministri Zaev me vendosmëri e seriozitet si edhe bindje të palëkundur për integrimin e plotë të vendit të tij në NATO e BE arriti të sigurojë maxhorancën e duhur përmes vështiresish e pengesash nga faktorë të brendshëm e të jashtëm .

Arta Dade”

l.h/ dita

 

January 11, 2019 20:30
Komento

4 Komente

  1. agron January 11, 20:37

    Me i sakte do te ishte emri: “Shqiperia Lindore”…

    Reply to this comment
  2. edrin January 11, 22:44

    Ish-ministrja e Jashtme dhe ish-deputetja, Arta Dade ,Zonja Arta Dade!
    I zdhuki Edvin karagjozi socialistet e vërtetë sepse nuk ishin si ata që i qurraviten nga mbrapa.
    Zgjohuni,ngrihuni dhe zhdukini drogaxhinjtë Zonja Dade për popullin tuaj qe e doni dhe ju do.

    Reply to this comment
  3. Dh. M.Xhoga (Guri Naimit D) January 12, 01:07

    Aritiet tuaja na bejne krenar ..
    zonja nderuar; Arta Dade!
    ( Si nje urimi per Vitin e Ri 2019)

    Pershendetie zonja sa shoqia jone eshkelqyer,deri ne ato funksione te rendesishme shteterore, Zonja Arta Dade.Sot me kete urim sa pergezim per emrin e ri te Shtetit te Maqedonise Veriore,shoqeruar me kete foto, me kenaqe mua;ish koleg Mesues,,tej oqeanit,sa festuar 83 vjetorin,mes nxenesve dhe ketu,qe mesojne gjuhen amtare ,”Trinitrine” jete.Me Shoqaten”Pasues Veterane”ju pershendesim. Nga Ju,nga ruaj konsiderata,qe ne nisia Juaj si mesuese, sa Drjtoreshe shkolle arritur ato nivele te larta drejtuese,qe na nderon, ne ish mesuesit sa koleget tuaj ne shkollen e Gjuheve te Huaja “Asim Vokshi”sa Drejtore gjimnazeve”Tirane..
    .Mbrodhesite ju shoqerofshin.
    Suksese ne kete Vit te Ri sa nisur.

    Me konsiderate:
    Mesuesi 83 vjecar “Pasues Veterani”

    Toronto11-01-2019 Dhimiter Xhoga( Guri Naimit D).

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*