EMRI/ I sekuestruan 670 mijë euro pasuri, kush është bosi nga Lezha

September 14, 2017 18:09

EMRI/ I sekuestruan 670 mijë euro pasuri, kush është bosi nga Lezha

Vilson Haxhiu është pronari i pasurive me vlerë 670 mijë euro të cilat policia e shtetit deklaroi se janë sekuestruar ditën e sotme në Kurbin, shkruan “Panorama”.

Policia e Lezhes

Mësohet se  pas një hetimi të ka nisur në Mars 2017, është bërë sekuestrimi i pasurive të shtetasit Vilson Haxhiu, i cili rezulton se ka precedentë penalë jashtë Shqipërisë.

Hetimi i nisur 6 muaj më parë është finalizuar së fundi me identifikimin e pronave në emër të të dyshuarit.

Në një deklaratë ditën e sotme Policia e Lezhës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, deklaruan se kanë sekuestruar vila, njësi tregtare dhe automjete.

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuritë dhe automjetet e mëposhtme:

a) 2 njësi tregtare ( ambiente biznesi bar kafe & parukeri)

b) 2 godina banimi ( 1 vilë 3 katëshe & 1 apartament 80 m2)

c) 1 sipërfaqe toke rreth 15 000 m2

d) 5 automjete luksoze ( me vlera monetare të konsiderueshme )

Vlera e pasurive të sekuestruara është rreth 670 000 Euro.

Policia deklaroi se ndaj këtij shtetasi ka dyshime nga partnerët, se është i  përfshirë në aktivitet kriminal për shfrytëzim prostitucioni në Milano – Itali dhe për trafik të narkotikëve në Francë dhe Belgjikë.

September 14, 2017 18:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*